April 2nd, 2023
Përpos traumës dhe dhimbjes së përjetuar, dy vajzat (12 dhe 15 vjeçe) nga Shkupi të cilat humbën dhe u gjetën në afat prej tre ditëve si dhe familjarët e tyre po përballen me shpifje dhe ofendime nga më të ndryshme të nxitura kryesisht nga mediat-online.
„Mollëkuqja” vë në pah se me gjetjen e vajzave, të shtunën e 1 Prillit mediat e Maqedonisë së Veriut u vunë përballë raportimit për një rast tejet të ndjeshëm, në të cilin përfshiheshin fëmijë – dhe nuk ia dolën!
Në mënyrë që të evitohet nxitja e urrejtjes, shpifjet, paragjykimet si dhe rrezikshmëria nga stigmatizimi, ftojmë mediat që kur të raportojnë për raste në të cilat përfshihen fëmijë, ta bëjnë atë në mënyrë vigjilente, duke zgjedhur fjalët e duhura si dhe me ndjeshmëri të posaçme.
Në këtë rast, asnjë „LIKE” nuk mund të jetë më e rëndësishme se mirëqënia e dy vajzave dhe është obligim i mediave që të mbrojnë sferën private të tyre dhe jo të traumatizohen edhe më tej, së bashku me familjarët dhe rrethin e tyre të afërm pasi që nevoja juaj për sensacionalizëm, atyre mund të ju kushtojë shumë.
Rikujtojmë disa nga rregullat e United Nations dhe UNICEF gjatë raportimit për fëmijë në këto situata:
Balancimi i nevojës se publikut për informacion, kundër dëmtimit ose shqetësimit të mundshëm.
Mos stigmatizoni më tej asnjë fëmijë; shmangni kategorizimet ose përshkrimet që e ekspozojnë një fëmijë ndaj hakmarrjeve negative – përfshirë dëmtime shtesë fizike ose psikologjike, ose abuzime gjatë gjithë jetës, diskriminim ose refuzim nga komunitetet e tyre lokale.
Ndjeshmëri të shtuar kur kanë të bëjnë me fëmijë ose adoleshentë, të mbijetuar të dhunës me bazë gjinore, seksuale, grupe të tjera të prekshme.
Të merren parasysh implikimet afatgjata dhe qëndrueshmërisë së artikullit të publikuar.
Përpos kësaj, konsiderojmë se publikimi i fotografisë ku shihen dy vajzat e mitura në veturën e policisë pas gjetjes së tyre ishte tërësisht i panevojshëm dhe duhej parandaluar nga ana e autoriteteve kompetente në vend.
Në fund, “Mollëkuqja” ndjek me vëmendje raportimet për këtë rast si dhe komentet fyese, denigruese dhe ofenduese si dhe të njëjtat, i kemi raportuar në të gjitha institucionet kompetente për këtë si dhe organizatat tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
TË NDRYSHME
"Të zëshëm dhe krenarë", nesër në Shkup marshohet për të drejtat e komuniteti...
23/06/2023
Mollëkuqja: Vajzat t'i raportojnë mesazhet ngacmuese që pranojnë në rrjete so...
Fisnik Xhelili
26/10/2021
Mollëkuqja i ekspozoi “në shesh” mesazhet ngacmuese që vajzat pranojnë në int...
Fisnik Xhelili
02/10/2021
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia