pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-05-15t161549.709.png

Mbi fenomenin 'grooming'

MARRE

May 15th, 2024

Termi “grooming” dita, ditës është më i lexuar dhe në i shpërfaqur në rrjetet sociale si dhe në titujt e lajmeve duke përshkruar incidente mbi aktin e manipulimit të masës më vulnerabile, zakonisht vajza dhe djem të rinj, apo të moshës së mitur nga individë dukshëm më në moshë.

Edhe pse si term filloi të qarkullojë rrjetet relativisht vonë, në 2010-tat e hershme, si proces kriminalistik, është i njohur që në vitet e 80ta, duke u shfrytëzuar sidomos për të përshkruar situatat që kishin të bënin me përdhunimin e të miturve, në dokumentet e FBI si dhe i dëgjuar në gjygjet e shteteve të ndryshme të SHBA-së.

Po, ç’është “grooming” në thelb?

Është një formë komunikimi manipuluese me tendencën e përgënjeshtrimit të një individi jo-matur ose juvenil, apo me më pak përvojë, me qëllim të keqpërdorimit të besimit të tyre, dhe në të shumtën e rasteve ka natyrë seksuale.

Të rriturit në Ballkan, në 2000-tat e hershme, e dinë çfarë do të thotë të jesh i nënshtruar ndaj komunikimeve virtuale, në forma të ndryshme përmes platformave të shumta të ofruara dhe të ishe viktimë e një interaksioni të kësaj natyre predatore, dhe kuptohet që ky lloj i keqpërdorimit nuk mbaroi vetëm në atë periudhë.

Shtresa më e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme, sidomos vajzat dhe djemtë adoleshentë edhe sot munden të jenë viktima të rastit, për tu manipuluar qoftë përmes premtimeve të rrejshme, lajkave të pamenduara apo dhe shantazhimeve me biseda apo dhe foto dhe video nudo të cilat munden të jenë dhe me përfundime fatale për viktimën.

Prandaj, është me rëndësi vitale të kuptohet që kjo lloj metode, është e aplikuar nga individë sociopatik me tendenca kontrolli, të cilët shfrytëzojnë njohuritë dhe përvojën e tyre jetësore për të futur në kurth vajza dhe djem të mitur, me qëllimin e përvetësimit të tyre, përmes frikës apo gënjeshtrave.

Por, si fenomen i tillë nuk ekziston vetëm në ekranet virtuale, dhe ne shpesh mundemi të jemi dëshmitar të tru – shplarjeve të ndryshme, që ju bëhen moshave minore nga individë më të moshuar, duke ju bindur tekave të tyre dhe në proces e sipër duke humbur identitetin individual.

Kjo metodë pasive e abuzimit është tejët e heshtur

Prandaj dhe shumë vështirë e dallueshme, mirëpo vetëdijësimi ndaj të njejtës, sidomos për individët të cilët akoma janë duke formuar sensin e vetëvetës, mundet të shpëtoj edhe jetën.

Është me rëndësi vitale që të rinjtë, viktima të “grooming”, të kuptojnë pozitën e tyre, dhe sidomos të fillojnë të parashtrojnë pyetje mbi atë se ku ata përfundojnë dhe “predatori” i tyre fillon në sens të identitetit, dhe mbi të gjitha në qoftë se ndjehen të kërcënuar në një formë apo tjetrën të jenë të hapur dhe komunikativ mbi atë që ju ndodh, sepse faji dhe turpi nuk është i juaji, por i predatorit.

Prandaj qëndroni të informuar, dhe dijeni se çdoherë ekziston zgjidhje, dhe se çfar do me të cilën përballeni në jetë, çdoherë do ekziston dikush që ka kaluar rrugën e ngjajshme, dikush më i ditur se ju për momentin, dhe se çdoherë ka vesh që do ju ndëgjon!

Rrezearta Elezi

Rrezearta Elezi

Rrezearta Elezi ka kryer studimet për shkencat mjekësore në Universitetin e Tetovës. Ajo është mjeke, specijalizante e Endokrinologjisë, asistente e patologjisë pranë Fakultetit Shkencor të mjekësise si dhe lexuese avide, filmofile dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Aktualisht ushtron profesionin e mjekësisë pranë klinikës së Tetovës.


donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia