elida-design-(1).png

Aktivistja për të drejtat e grave Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe

DORA VETË

October 6th, 2023

Narges Mohammadi, aktiviste e zëshme në luftën kundër shtypjes së grave në Iran është fituese e çmimit Nobel për Paqe për vitin 2023. Aktivizmi i saj i guximshëm ka ardhur me kosto të jashtëzakonshme personale. Gjithsej, regjimi e ka arrestuar 13 herë dhe e ka dënuar shumë vite burg, ku edhe aktualisht ndodhet.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t'i japë Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2023 Narges Mohammadit, për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë.

Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Narges Mohammadi u quajt “luftëtare e lirisë”, ndërkaq në këtë ditë u theksua edhe slogani i protestave paqësore kundër brutalitetit dhe shtypjes së grave nga autoritetet iraniane, “grua, jetë, liri” i cili erdhi pas vrasjes së Mahsa Jina Aminit nga policia iraniane në paraburgim shtatorin e vitit 2022.

design.png

Ky slogan shpreh përkushtimin dhe veprën e Narges Mohammadit.

GRUA - ajo lufton për gratë kundër diskriminimit dhe shtypjes sistematike. JETË - ajo mbështet luftën e grave për të drejtën për të jetuar jetë të plotë dhe dinjitoze. Kjo luftë në të gjithë Iranin është përballur me persekutim, burgim, torturë dhe madje edhe vdekje. LIRI - ajo lufton për lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pavarësisë, dhe kundër rregullave që kërkojnë që gratë të qëndrojnë jashtë shikimit dhe të mbulojnë trupin e tyre. Kërkesat për liri të shprehura nga demonstruesit vlejnë jo vetëm për gratë, por për të gjithë popullatën.

Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Narges Mohammadi që nga vitet e 1990 si studente dallohej si një aktiviste për barazi dhe të drejtat e grave. Ajo ka qenë shumë e zëshme për heqjen e dënimit me vdekje. Ajo aktualisht ndodhet në burg në Teheran. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar që edhe pas grilave ajo të vijojë luftën e saj. Nga burgu, ajo filloi të kundërshtonte përdorimin sistematik të regjimit të torturës dhe dhunës seksuale ndaj të burgosurve politikë, veçanërisht grave, që praktikohet në burgjet iraniane. Nga robëria, Mohammadi ka ndihmuar që vala e protestave të vitit të kaluar të mos kenë përfunduar.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia