December 3rd, 2021
Përhapja e serialeve turke anekënd botës në dekadën e fundit ka mundësuar një rritje të madhe të simpatisë për këtë shtet. Përkundër pëlqyeshmërisë botërore të këtyre serialeve, në Turqi ky sektor përkon me pagesa të ulta dhe orare të stërgjatura. Në anën tjetër cenzurimi shtetëror paraqet një tjetër brengë. Me dënimet që bënë cenzurimi shtetëror RTÜRK: aq sa i nevojshëm ndonjëherë duket qesharak. Hapja e platformave digjitale, kohëzgjatja 45 minutëshe e epizodave në serialet e këtyre platformave si dhe guximi për të rrezikuar kundrejtë cenzurës shtetërore meriton duartrokitje. Kështu, seriali 7yüz i platformës digjitale Blu TV nuk frikohet të luftojë për ndyshim e sidomos me episodën e katërt të quajtur Barazia nuk heziton të pyes popullin e tij religjioz mbi normat e moralit dhe barazisë.
Në epizodën e quajtur Barazia, aktorët Ekin Koç(Kaan) dhe Pınar Göktaş(Dilek) ndajnë rolet kryesore. Kaan dhe Dileku janë një çift i lumtur në prag të martesës por gjithçka merr tatpjetën kur Dilekut i përhapet në faqet pornografike një video e vjetër intime me ish të dashurin. E bukura dhe njëkohësisht guximi për ta shfaqur karakterin e Dilekut si një grua e dashuruar e cila e ka ditur se po xhirohet dhe ka lejuar këtë veprim me marrëveshje reciproke se do të ngelte private, i tregon edhe njëherë shikuesit se shpërndarja e fotografive ose videove private të dikujt tjetër pa leje është krim dhe thekson se xhirimi i tyre në dijeni të palëve përkatëse nuk është turp.
Episoda që nis me studentët të cilët shpërndajnë mes veti videon intime të profesoreshës së tyre, vazhdon rrëfimin në mënyrë interesante. Përderisa publiku pret që i shoqi ta fajësoj Dilekun dhe të ndahet nga ajo, ai është mbështetësi më i madh i saj në këtë rast. Kështu epizoda përveç shtypjes së madhe psiqike që i bëhet Dilekut në shoqëri vazhdon duke e treguar këtë edhe nga këndvështrimi i të shoqit. Një nga skenat që më pastër e shpreh këtë është skena kur i shoqi nis të grindet me dikë sepse mendon se ky i fundit e ka shikuar të shoqen e tij çuditshëm. Dileku e shpjegon këtë situatë shumë mirë duke i thënë Kaanit se është ajo dhe ai që mendon se të gjithë sytë janë mbi të. E ndjerë në faj dhe e pafuqishme Dileku gjerisa merret me procesin e fshirjes së këtyre videove kërkon nga i shoqi që mos t’a shikojë videon. Padyshim që ne ndjejmë katarsis në momentin kur i shoqi, i cili është i vetëdijshëm për shoqërinë ku jeton, incizon vetveten duke masturbuar dhe e shpërndanë këtë në rrjetet sociale. Kjo skenë e cila i ngjanë ritmit të Flautit Magjik të Mozartit fut shikuesin në mendime: Pse për burrin (që nuk e kishte shpërndarë vet videon por) që ishte pjesëmarrës në aktin intim i të cilës videoja u shpërnda, nuk u fol, dhe videoja nuk paraqiti ndonjë pengesë, pse gruaja u ndje e fajësuar dhe e përjashtuar nga puna dhe shoqëria për videon të cilën mendonte se vite më parë ishte fshirë dhe pse i shoqi i Dilekut u detyrua të hedh një video pornografike për të barazuar vetveten me të shoqen... shumë pse të cilat takohen vetëm në një përgjigje “normat e shoqërisë”, por që me anë të regjisorit Tunç Şahin luftohen. Një luftë kjo që rebelohet kundër sistemit patriarkal.
Me stilin e storieve si seriali Black Mirror, me epizodë që i ngjanë filmit Dogville dhe me detaje të vogla të cilat arrijnë të na lënë të kuptojmë se sektori i serialeve turke do dhe po mundohet të bëjë ndryshim. Gjithashtu, në një shtet ku shumica e vrasjeve të grave bëhen nga ish të dashurit, të dashurit, burrat ose ndonjë tjetër familjar i tyre, mbështetja e që Kaani i jep Dilekut në këtë rast dhe lufta që Dileku në fund fiton është shpresëdhënëse.
Besa Tusha aktualisht është studente e vitit të fundit në universitetin e Arteve të Bukura "Mimar Sinan" në Stamboll. Ajo ka punuar si asistente e regjisë në disa filma studentor atje. Përveç kësaj ka qenë pjesë e stafit në Festivalin e Filmave të Shkurtë dhe Dokumentar "DokuFest" në Prizren. Besa ka qenë edhe pjesë e jurisë në edicionin e tretë të Festivalit të Filmave të Shkurtë "KFYD" në Turqi.
TË NDRYSHME
Euphoria: Jeta e njeriut nuk është dy minuta por një video dy minutshe mund t...
Besa Tusha
20/06/2022
RMV: Rruga në të cilën kalojnë gratë e përfshira në politikë është rrugë me p...
Vjollca Aliti
03/01/2022
RMV-ja „parajsë" për ngacmuesit në internet, viktimat në vend të policisë i d...
Ardit Ramadani
07/07/2022
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia