pink-minimalist-gynecologist-logo-(22).png

Kontrolle pa pagesë në Shkup për gratë në menopauzë, prej 16 deri më 20 tetor, s'ka nevojë për termin as udhëzim

FEMINISTING

October 13th, 2023

Pesë ditë me radhë (16-20 tetor) gratë të cilat po përjetojnë shenjat e para të menopauzës si dhe gratë në menopauzë do të mund të kryejnë kontrolle dhe konsulta pa pagesë në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup. Mollëkuqja mëson se për këto kontrolle nuk është i nevojshëm caktimi i terminit paraprak e as udhëzimi nga mjeku amë.

Aksioni po ndërmerret për nder të 18 tetorit, që është dita botërore e menopauzës. Kontrollet dhe konsultat do të realizohen nga data 16 tetor deri më 20 tetor, nga ora 14 deri në 20, në ambulancën me numër 11. 

Daniel Milkovski, Aneta Suma, Dimitar Kalçovski, Natasha Ilieva dhe Iva Malahoa Gjoreska do të jenë mjekët që do t’i kryejnë këto kontrolle dhe konsulta, secili prej tyre do të jetë përgjegjës në ambulancën me numër 11, në data të ndryshme.

Mollëkuqja më herët ka shkruar për menopauzën dhe efektet që ka kjo periudhë për gratë diku mes moshës 45 dhe 55 vjepe.

Një përqindje e lartë e grave, deri në 65 për qind, thonë se janë të papërgatitura për menopauzë, një periudhë e natyrshme e plakjes që shoqërohet me rënie natyrale të hormoneve riprodhuese të një gruaje që fillon diku mes moshës 45 dhe 55 vjeçe. Ndaj, siç këshillojnë gjinekologët, ndjeshmëria dhe kujdesi individual është i nevojshëm për çdo grua që e kalon këtë fazë krejtësisht natyrale, por ndonjëherë edhe stresuese të jetës. Menopauza nganjëherë quhet "ndryshimi i jetës" dhe sinjalizon fundin e aftësisë së një gruaje për të pasur fëmijë.

Disa faktorë rreziku që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin kognitiv te gratë në menopauzë (periudha që i paraprin menopauzës), janë: obeziteti, presioni i lartë i gjakut i parregulluar, diabeti, pirja e duhanit, pasiviteti fizik, reduktimi i ndërveprimit social, pasiviteti kognitiv, ankthi dhe depresioni.

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia