July 6th, 2023
Paradoksale për shoqërinë në Maqedoninë e Veriut është se në të shumtën e rasteve nuk ju pengojnë veprimet apo kauzat e personave publik, por gjinia e tyre. Kështu, e intervistuara e Mollëkuqja.mk, Merita Maksuti thotë përkundër aktiviteteve dhe “luftës” për ajër të pastër dhe kauzave tjera në të mirë të shoqërisë, shpesh herë një pjesë të shoqërisë i ka penguar fakti që në krye të disa prej këtyre iniciativave, ka qëndruar një grua – pasi sipas kritikuesve, nuk i takon një gruaje të jetë e zëshme dhe të ju tregojë tjerëve se si duhet të veprojnë.
Merita Maksuti është ish-sportiste dhe aktualisht inxhiniere. Megjithatë, kësaj radhe jemi interesuar për pikëpamjen e saj në lidhje me vështirësitë që hasin gratë aktiviste në Maqedoninë e Veriut, kjo pasi mes tjerash, ajo njihet si aktiviste e zëshme mjedisore.
“Kam mbërritur unë që një grua të më tregojë se çfarë duhet të bëj”, është mënyra më cektë e diskriminimit që i është drejtuar asaj nga natyra profesionale drejtpërdrejt nga një mjeshtër. Maksuti beson se ky moment ishte shumë i dhimbshëm për zotëriun, por siç na sqaron ajo, falë zhvillimit dhe faktorit kohë, dolën shumë gra që ishin të përgatitura për të ju treguar se çfarë duhet të bëjnë.
Merita na tregon se të jesh aktiviste në përgjithësi kërkon pranimin e daljes nga zona e rehatisë dhe ballafaqimin me qëndrime të ndryshme, kryesisht kundërshtuese dhe jo aq të këndshme.
Diskriminimi nganjëherë është i akumuluar nga më shumë identitete që të gjithë neve i kemi, andaj është vështirë nganjëherë të dallosh se për cilin identitet ka qenë i destinuar. Sigurisht që diskriminimin e kam ndjerë në lëkurën time nga vetë fakti se jam grua, aktiviste, inxhiniere, ish sportiste, shqiptare etj. Shpesh herë ka qenë në bazë etnike e mbështjellë me një dozë diplomacie ndërsa seksiste me komplimente gjoja “naive” dhe me qëllim të mirë.
Merita Maksuti
Ajo kujton ndeshjet në terrenet sportive ku merrnin shumë “komplimente” të pahijshme nga publiku, siç thotë ajo “ të cilët në mungesë të guximit individual iu jepeshin fuqishëm komenteve në grupe”.
Është pa sens që gruaja në shoqëri të shihet si dekor apo një e keqe e domosdoshme. Ne jemi pjesë e pandashme e shoqërisë dhe ashtu edhe pjesë e barabartë e saj në çdo sferë të veprimit shoqëror dhe sigurisht që nuk pranojmë asgjë më pak se kaq.
Merita Maksuti
Maksuti përfundoi se gjërat kanë ndryshuar dukshëm, por jo edhe mjaftueshëm sipas saj. “Veçanërisht sepse ekziston një fenomen i autodiskriminimit brenda gjinisë duke mos e marrë parasysh trajektoren historike të pozicionimit të grave dhe statusit që kanë arritur me gjithë aktivizmin dhe luftën për të drejta të barabarta”.
Ndryshe, Mollëkuqja muajin e kaluar publikoi storjet e tre grave politikane dhe momentet e diskriminimit me të cilat ballafaqohen ato. Këtu mund të lexoni storjen e Artës, Besës dhe Vjollcës.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Ligji i cili mundëson pushim 12 mujor të lehonisë „flen" në parlament, as kët...
Ardit Ramadani
29/08/2022
Maqedonia e Veriut rënditet e 44-ta në botë për ofrimin e sigurisë, paqes dhe...
Ardit Ramadani
24/10/2023
"Nuk e dija në doja të martohesha apo jo, por kjo ishte diçka që të gjithë e ...
Besa Tusha
06/10/2021
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia