pink-minimalist-gynecologist-logo-(20).png

Gratë të padukshme në mbrojtje, 90% e ushtarëve janë burra, "Mollëkuqja" bisedoi me ministrinë dhe ekspertë

PASOJA

October 6th, 2023

Pak gra janë të përfaqësuara në mbrojtjen e Maqedonisë së Veriut, “të fortët” e patriarkatit, përkatësisht burrat kanë zaptuar thuajse çdo pozitë në këtë fushë. Gratë nga ana tjetër janë të përbëjnë vetëm 10 përqind të të gjithë stafit të ushtrisë, duhet theksuar se edhe pse me hapa shumë të ngadaltë, përfaqësimi i grave në mbrojtjen e Maqedonisë së Veriut megjithatë ka përjetuar progres.

Organizata “UN Women North Macedonia” ka publikuar gjetje shqetësuese në lidhje me përfaqësimin gjinor në pozicione të ndryshme të ushtrisë, edhe atë 83 përqind e oficerëve janë burra ndërsa vetëm 6 përqind gra, dobët qëndron edhe pjesëmarrja e grave në personelin civil të ushtrisë, përkatësisht me 34 përqind.

Duke marrë parasysh pozicionet e ndryshme në ushtri, gratë përbëjnë vetëm 17 përqind të oficerëve dhe vetëm 6 përqind të ushtarëve profesionistë. Megjithatë, këto shifra përfaqësojnë një rritje prej 1.5 përqind në punësimin ushtarak të grave në krahasim me vitin 2020”, thuhet në Profilin e barazisë gjinore të RMV-së nga UN Women.

Mollëkuqja.mk përgatiti edhe vizualizim për këtë:

foto-(13)-1696021547.png

Shumë punë, nga shumë subjekte të ndryshme nevojitet për të arritur numrin e pjesëmarrjes së grave në shërbimet ushtarake, vlerëson profesoresha në fakultetin e drejtësisë, Blerta Ahmedi. Ajo thotë se përkundër harmonizimit të legjislacionit kombëtar me politikat e NATO-s, vendi ende çalon në përfaqësimin adekuat gjinor.

Për të rritur numrin e pjesëmarrjes së grave në shërbimet ushtarake duhet punuar me këmbëngulje dhe në plan afatgjatë për të arritur rezultate pozitive në drejtim të motivimit të vajzave për orientimin e tyre në këtë drejtim të karrierës. Për këtë duhet bashkëveprim i subjekteve të ndryshëm, përveç angazhimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zbatimin të politikave të respektimit të barazisë gjinore në të gjitha strukturat e Ushtrisë dhe motivimit të grave për avancim në këtë profesion. Këtu do të potencoja edhe rolin e organizatave civile”, tha Blerta Ahmedi.

Një grua udhëheq me ministrinë e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Sllavjanka Petrovska. Nga kjo ministri theksuan se vazhdimisht po punohet në këtë drejtim.

Duhet theksuar se numri i grave të punësuara në Ministrinë e Mbrojtjes aktualisht është 48 për ind ndërsa 52 përqind janë burra, në vitin 2013 vetëm 35.5 përqind e të punësuarve në këtë ministri ishin gra.

Megjithatë numri i grave në Ushtri është i vogël dhe lë për të dëshiruar.

Sa i përket numrit total të grave në ushtri, në vitin 2019 ishte 9.5%, ndërsa sot kjo përqindje është rritur në 11%. Një ndryshim i madh vërehet edhe në numrin e oficerëve gra – nga 15,55% në vitin 2020, sot përqindja është rritur në 18,91%. Kujtojmë se avancimi në gradën e oficerëve është gradual, por i vazhdueshëm. Nëse në vitin 2012 në Ushtri punonte vetëm një grua me gradën kolonel, sot në Ushtri janë 7 kolonele gra”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga kjo ministri premtojnë se numri i grave oficere do të rritet vazhdimisht, fakt i cili sipas tyre shihet edhe nga numri i kadeteve vajza në Akademinë Ushtarake.

Nëse në vitin 2013,nga gjithsej 34 të diplomuar, ishin 27 djem dhe 7 vajza, në vitin 2022 nga gjithsej 22 kadetë, 13 ishin djem dhe 9 vajza”, thanë nga Ministria e Mbrojtjes.

Në ministri dhe Ushtri është ngritur një strukturë prej 36 këshilltarësh për t'u kujdesur për aspektin gjinor të operacioneve të mbrojtjes (buxhetimi gjinor, futja e aspektit gjinor në dokumentet strategjike dhe aktet ligjore dhe nënligjore, etj).

Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes mund të vihen si shembull pozitiv në miratimin e masave dhe politikave që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe integrimin gjinor.

Profili i barazisë gjinore të RMV-së nga UN Women.

Dikasteri i Mbrojtjes mes tjerash thekson se në konkurset e regjistrimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake dhe në shpalljet e rekrutimit të ushtarëve profesionistë, ekziston një paragraf i veçantë që inkurajon vajzat dhe gratë të bashkohen në ushtri dhe kjo sipas tyre po jep rezultat.

Ministria është përgjegjëse edhe për zbatimin e Planit të Dytë Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të OKB-së, “Gratë, Paqja dhe Siguria”, e cila ka disa synime strategjike për të cilat ne punojmë në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme”, theksuan nga Ministria.

Në profilin barazisë gjinore të RMV-së nga "UN Women" gjithashtu theksohet se “është thelbësore të miratohen masa të synuara, duke përfshirë masa të veçanta të përkohshme, si sistemi i barazisë gjinore, për rekrutimin dhe emërimin e përshpejtuar të grave në postet vendimmarrëse ushtri” .

Përndryshe, gratë janë të nënpërfaqësuara edhe në legjislativekzekutiv, poste tjera të vendimmarrjes publike si dhe fusha të tjera gratë janë të nënpërfaqësuara, dhe e njëjta paraqet trend negativ për sa i takon arritjes së barazisë midis burrave dhe grave. Fusha e mbrojtjes ndër vite ka shënuar përparim megjithatë ende mbetet shumë punë për tu bërë. Ndryshe nga këto, Gjyqësori dhe Prokuroria janë fushat të cila paraqesin trend pozitiv në Maqedoninë e Veriut për sa i përket përfaqësimit të grave në pozitat vendimmarrëse. 

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia