Formalisht, përkatësisht në aspektin ligjor Maqedonia e Veriut ka përparuar në drejtim të zbutjes së diskriminimit gjinor përmes ndryshimit të ligjeve të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë diskriminonin njërën gjini, sidomos gratë. Gazetari i Mollëkuqja.mk ka analizuar ndryshimet kryesore të legjislacionit të RMV-së në politikën e barazisë gjinore që nga pavarësia e vendit e këtej.
1991
- Aderimi në Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe nënshkrimi i Protokollit Fakultativ i cili hyri në fuqi në vitin 2003.
1995
- Nënshkrimi i Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim, të miratuar në Konferencën e Katërt Botërore për Gratë në Pekin.
1997
- Miratohet Vendimi për themelimin e Njësisë për Avancimin e Barazisë Gjinore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
1999
- Miratohet Planii parë Kombëtar i Veprimit për Barazinë Gjinore.
2001
- Është futur kuota gjinore, e cila imponon që 30% e kandidatëve në listat zgjedhore në nivel kombëtar dhe vendor të jenë nga gjinia e nënpërfaqësuar.
2003
- Krijohet Klubi i Deputeteve – grup joformal dhe ndërpartiak i deputeteve nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2005
- Miratohet Ligji për marrëdhënie pune, me dispozita për mbrojtjen nga diskriminimi dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.
2006
- Miratohet Ligji për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.
- Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave është themeluar në Kuvendine Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Kuota gjinore për zgjedhje është zgjeruar dhe imponon që çdo person i tretë në listat e kandidatëve duhet të jetë nga gjiniae nënpërfaqësuar.
2007
- Njësia për Avancimin e Barazisë Gjinore pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (1997) është riorganizuar dhe ngritur në Sektori për Mundësi të Barabarta, duke avancuar statusin e tij dhe duke i dhënë përgjegjësi të përgjithshme për avancimin e statusit të grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
- Emërohen koordinatorë për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave në të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal.
- Miratohet Planii dytë Kombëtar i Veprimit për Barazinë Gjinore për periudhën 2007-2012.
2010
- Miratohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
- Miratohet Strategjia për Mëmësi të Sigurt për vitet 2010-2015, me PKV për zbatimin e saj.
2011
- Miratohet Strategjia për Shëndetin Seksual dhe Reproduktiv për vitet 2011-2020, me PKV për zbatimin e saj.
2012
- Miratohet Strategjia për Buxhetin e Përgjegjshëm Gjinor (2012-2017) .
- Miratohet PKV-ja e parë për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (2013-2015).
- Ligji për pagën minimale miratohet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut – nuk u referohet në mënyrë eksplicite grave, por mbulon vendet e punës me pagë të ulët në të cilat dominojnë gratë.
2013
- Miratohet Strategjia e parë për Barazinë Gjinore për vitet 2013-2020.
- Miratohet Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë (Ligji për abortin) – duke kufizuar aksesin e grave në abort.
2014
- Miratohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.
- Koncepti i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor (BPGJ) i prezantuar dhe aplikuar për herë të parë në institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.
2015
- Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor me të cilat rritet kuota gjinore nga 30% në 40% të përfaqësimit të gjinisë së nënpërfaqësuar për kandidatët në listat zgjedhore.
- Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune – me të cilat imponohet pagë e barabartë për gratë dhe burrat dhe trajtim të barabartë në lidhje me punësimin, orarin e punës, kushtet e punës, skemat profesionale për sigurim social dhe mungesën nga puna.
2017
- Miratohet Ligji për ratifikimin e Konventës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) (nënshkruar në vitin 2011 dhe hyri në fuqi në vitin 2018).
- Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagën minimale – duke barazuar pagën minimale me mesataren kombëtare për punëtorët në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe veshjeve, ku shumica e të punësuarve janë gra.
2018
- Miratohet Plani i tretë Kombëtar i Veprimit për Barazinë Gjinore për vitet 2018- 2020.
- Miratohet PKV 2018-2023 për zbatimin e Konventës së Stambollit – që mbulon harmonizimin e legjislacionit kombëtar me dispozitat e Konventës, si dhe përmbushjen e detyrimeve për parandalimin e DHBGJ-së, sigurimin e mbrojtjes efektive të viktimave dhe ndjekjen penale dhe ndëshkimin e autorëve.
- Ndryshimet e Metodologjisë për planifikimin strategjik dhe përgatitjen e Programit Vjetor të Punës së Qeverisë – kanë kontribuar në vendosjen e mekanizmit për përfshirjen e perspektivës gjinore në planet strategjike dhe programet vjetore dhe ndjekjen e zbatimit të tyre.
- Miratohet Strategjia për Zhvillimin e Sipërmarrësisë së Grave 2019-2023 – që synon zhvillimin e ekosistemittë sipërmarrësisë për avancimin e vazhdueshëm të sipërmarrësisë së grave, përmes përfshirjes së të gjitha palëve të prekura relevante, rritjes së numrit të ndërmarrjeve star-ap në pronësi të grave, rritjes së numrit të punonjësve në kompanitë e themeluara nga gratë dhe rritjes së numrit të grave të punësuara në ndërmarrjet.
- Miratohen ndryshimet në Ligjin për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm – me qëllim të kufizimittë përmbajtjeve diskriminuese dhe stereotipike të teksteve shkollore dhe sigurimit të cilësisë së tyre.
- Miratohen ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor –me të cilat futet dispozita kundër diskriminimit.
2019
- Miratohet Ligji i ri për ndërprerjen e shtatzënisë (Ligji për abortin) –me të cilin shfuqizohen dispozitat për periudhën e detyrueshme për këshillim dhe barrierat tjera administrative për ushtrimin e së drejtës për abort.
- Miratohet Ligjii ri për mbrojtjen sociale – reformimi i të gjithë sistemit të mbrojtjes sociale për përmbushje më efektive të nevojave të qytetarëve, ku vend veçanërisht të rëndësishëm zënë gratë dhe vajzat nga kategoritë e cenueshme.
2020
- Miratohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi – me të cilin njihet identiteti gjinor dhe orientimi seksual si bazë për diskriminim dhe futet konceptii diskriminimit ndërsektorial.
- Miratohet Planii dytë Kombëtar i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-së (2020 – 2025).
2021
- Miratohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje – në përputhje me kërkesat e Konventës së Stambollit.
2022
- Miratohet Strategjia e re për Barazinë Gjinore për vitet 2022-2027 – duke përfshirë qëllimet e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara qartë, rezultatet e pritura dhe treguesit për ndjekje dhe vlerësim.
- Raporti i parë i Maqedonisë së Veriut iparashtrohet GREVIO – organi ekspert i Këshillit të Evropës për zbatimin e Konventës së Stambollit.
- Miratohet Ligji për buxhete, i cili për herë të parë rregullon parimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe detyrimin për të përfshirë treguesit gjinorë dhe deklaratën buxhetore gjinore në nivel qendror dhe lokal.
- Miratohet Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me të cilin ulet shkalla për qarkullimin e produkteve menstruale.
Që vendi nuk po bën mjaftueshëm në drejtim të barazisë gjinore, kjo mund të shihet në artikujt që Mollëkuqja i publikon vazhdimisht rreth problematikave gjinore në vend, por edhe nga raportet ndërkombëtare për vendin, konkretisht në raportet e fundit të Departamenti Amerikan i Shtetit dhe të Komisionit Evropian.