Një person M.K i moshës njëzet vjeçe duke përdorur dhunë fizike dhe psikike duke e kërcënuar, ka detyruar një të mitur në Kavadar të kryejë akte seksuale dhe të ofrojë shërbime seksuale për pesë persona të denoncuar, në këmbim të mjeteve financiare prej 1,000 deri në 2,000 denarë. Përkatësisht, për , V.D.(39), K.R.(24), V.B.(26) dhe A.D.(23) nga Kavadari dhe N.I (21) nga Negotina.
Më datë 14.01.2023, Njësia Kombëtare për Luftimin e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zhvilluar një rast për veprën penale “Trafikim me fëmijë”, të kryer nga pesë persona.
Në bazë të urdhëresave gjyqësore të lëshuara nga Gjykata Themelore Penale Shkup, më 14.01.2023, në zonën e Kavadarit, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet tjera të të paraqiturve, me çka pesë personave u privohet liria, dhe Njësia Kombëtare për Ndalimin e Kontrabandës dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore kundër tyre ka paraqitur kallëzim penal për veprën “trafikim me fëmijë” e parashikuar dhe e dënueshme në nenin 418 paragrafi 3 i Kodit Penal.