Spekulimet se pushimi i lindjes për nënat shkurtohet nga nëntë në pesë muaj me propozim-ligjin e ri për marrëdhënie pune i cili është ende në versionin draft, u hodhën poshtë nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
Ministrja sqaroi se pushimi i lindjes për nënat mbetet i njëjtë, pra nëntë muaj, ndërsa me këtë propozim ligj të ri, parashihet mundësia që edhe baballarët të shfrytëzojë pushim prindëror prej katër muajsh.
Ajo që doli në rrjetet sociale për pushimin e lindjes nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë për spekulim përkatësisht paraqitje jo e plotë e ndryshmeve në tekstin e ri të ligjit për marrëdhënie pune, sepse nuk shkurtohen ato nëntë muaj aktual për nënën, por përkundrazi shtohet mundësia që babai të shfrytëzojë të drejtën për pushim prindëror për lindjen e fëmijës.
Jovana Trençevska
Ministrja sqaroi se, me ndryshimet parashihet ndarje e pushimit të amësisë, atësisë dhe prindëror.
Pushimi për atësi është në kohëzgjatje prej 15 ditësh dhe shfrytëzohet menjëherë pas lindjes së fëmijës, nëse është një fëmijë, ndërsa për binjakë, trinjakë dhe më shumë fëmijë të lindur, në kohëzgjatje prej 20 ditësh. Pushimi i amësisë është pesë muaj, ndërsa ai prindëror nga katër muaj për çdonjërin prej prindërve individualisht.
Jovana Trençevska
Vendosja këtyre pushimeve, përpos sigurimit të mbrojtjes, ka për qëllim edhe barazinë e rolit të nënës dhe babait, përkatësisht burrit dhe gruas gjatë periudhës së e rritjes të fëmijëve.
Përndryshe, Trençevska ka nënvizuar se pret që deri në mesin e shkurtit të përfundojë debati publik rreth propozim ligjit, ndërsa më pas ai të hyj në procedurë qeveritare dhe pastaj edhe në atë parlamentare.