pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-01-28t212228.833.png

Përmbyllet me sukses programi i 'Mollëkuqja' për gazetarë të rinj, Ramadani: Sfiduese, por ja vlejti

CEO

January 27th, 2024

‘Mollëkuqja’ ka përfunduar me sukses programin nëntë mujor mentorues për raportim gazetaresk të temave për çështje gjinore. Fatos Grubi, Era Gjakova dhe Almira Xhaferi fillimisht kanë kaluar me sukses trajnimin në lidhje me këtë, më pas nën mentorimin e vullnetarit të Korpusit të Paqes të angazhuar në Mollëkuqja, Dan Robrish, kanë shkruar disa artikuj të cilat janë publikuar në Mollëkuqja.mk.

Në trajnimin tre ditor ata janë njoftuar me mënyrën e të shkruarit, metodat e kërkimit dhe format e raportimit adekuat mbi tema gjinore. Theksojmë se ‘Mollëkuqja’ është portali i vetëm tematik në gjiuhën shqipe në Maqedoninë e V. i cili shkruan ekskluzivisht dhe vetëm për tema që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, edukimin seksual dhe ngjashëm.

Rrugëtimi i tashmë gazetarëve të lartëpërmendur u kurorëzua me eventin përfundimtar ku atyre iu ndanë edhe certifikata përkatëse nga drejtorja ekzekutive e QMB “Mollëkuqja”, Rita Behadini, kryeredaktori përgjegjës i portalit, Ardit Ramadani dhe mentori në këtë program, Dan Robrish.

“Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësi të punoj me këto njerëz. Ky program ishte i nevojshëm dhe uroj të kemi bë punë të mirë” tha mes tjerash Dan Robrish, gazetar nga ShBA-të angazhuar aktualisht në ‘Mollëkuqja’.

Ardit Ramadani është kryeredaktor përgjegjës në Mollekuqja.mk dhe gjithashtu i angazhuar në programin për gazetarë të rinj. Para pjesëmarrësve në këtë ngjarje foli për rëndësinë e këtij programi dhe sfidat me të cilat janë përballur përgjatë këtij rrugëtimi.

“Kur nisëm të funksionojmë si portal që shkruan vetëm për tema specifike, e kishim shumë të vështirë të gjejmë gazetarë që dinë të shkruajnë në lidhje me këto tema, të cilat thuajse asnjëherë nuk ishin trajtuar më herët nga mediet në vend, kur e pamë se s’ka ose vështirë gjenden, vendosëm t’i krijojmë ato, duke i trajnuar dhe mentoruar. Ishte sfiduese, por definitivisht i gjithë mundi ja vlejti në fund” tha Ramadani.

Ai shtoi se tashmë për Mollëkuqja.mk shkruajnë 10 gazetarë dhe 3 kolumnistë ndërsa lexueshmëria çdo ditë e më shumë rritet, duke shtuar përgjegjësinë e redaksisë për raportim sa më të saktë dhe profesional.

Drejtorja Ekzekutive e “Mollëkuqja”, Rita Behadini paralajmëroi vazhdimin e këtij programi, pasi sipas saj, ka rezultuar shumë i suksesshëm në drejtim të fillimisht trajnimit të gazetarëve për raportim në lidhje me këto tema, më pas vetëdijësimit të masës përmes artikujve.

“Ne mendojmë që së shpejti të hapim thirrjen për pjesëmarrës tjerë në këtë program. Ka qenë program sfidues por njëkohësisht shumë i rëndësishëm. Të punosh me Almirën, Fatosin dhe Erën ka qenë kënaqësi” tha Rita Behadini.

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Foto nga ngjarja

FOTO NGA NGJARJA

Pjesëmarrësit e këtij programi ndanë përshtypjet e tyre.

“Që e vogël e kam pasur ëndërr gazetarinë dhe këtë mund të them se arrita ta realizoj në këtë program. Si studente e mjekësisë kam shkruar artikuj të cilët lidhen më tepër me çështjet gjinore dhe shëndetësinë”, tha Almira Xhaferi.

Edhe pse tentojmë që të jemi shumë objektiv në shkrime, ai subjektiviteti jonë shfaqet në temat të cilat ne i përzgjedhim. Për mua si juriste një ndër temat që e kam punuar më me dëshirë ka qenë diskriminimi që u bëhet vajzave të mitura në burgje në krahasim me djemtë”, tha Era Gjakova.

Ky program për mua ka qenë përcjellja e zërit tim te populli për shumë tema dhe padrejtësi shoqërore për të cilat unë shpesh revoltohem brenda vetes, dhe në këtë rast pata mundësinë të ju jap zë”, tha Fatos Grubi.

Më poshtë mund të gjeni artikujt e publikuar nga vullnetarët nga ky program.

Artikujt nga Almira Xhaferi:

Artikujt nga Era Gjakova:

Artikujt nga Fatos Grubi:

Mollëkuqja së shpejti do të hapë thirrjen edhe për edicionin e dytë të programit “Through Ladybug’s Lens” ku të interesuarit do të mund të aplikojnë. Ndryshe me këtë ngjarje “Mollëkuqja” shënoi edhe hapjen e zyrave të saj në Shkup.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia