pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-06-28t142409.863.png

Një 36 vjeçar nga Tetova dyshohet të kishte përdhunuar vajzën e tij minorene

N'THELB

June 28th, 2024

Një tridhjetegjashtë vjeçar nga Tetova dyshohet të kishte përdhunuar të bijën e tij minorene. Rastin e ka denoncuar ish-gruaja e të dyshuarit, nëna e vajzës minorene e cila në polici kishte thënë se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e saj ku jeton me vajzën e mitur.

Pak orë pas denoncimit, në mesnatë, policia e Tetovës kishte arrestuar të dyshuarin si dhe në lidhje me këtë rast e ka informuar prokurorinë publike. Nga organi i ndjekjes nuk deshën të japin më shumë informacione, than se po punojnë për zbardhjen e rastit.

Shteti s’i qaset seriozisht çështjes së pedofilisë

Mollëkuqja ndër vite ka informuar në lidhje me situatën alarmante me pedofilinë në Maqedoninë e Veriut. Sot që flasim, vendi s’ka politika konkrete për ta luftuar këtë fenomen ndërsa ligjet i ndryshojnë pa analiza paraprake.

Në Maqedoninë e V., nga viti 2014 deri në vitin 2023 është lejuar kastrimi kimik për pedofilët, që do të thotë trajtimi i tyre përmes injektimit apo barnave të cilat do të ulnin dëshirën për aktivitete seksuale.

Por përkundër që ligji e ka lejuar – kjo nuk është realizuar asnjëherë, tek asnjë person i dënuar për pedofili.

Që skandali të thellohet më shumë, rikujtojmë që ministria e Drejtësisë vendosi që të ulë dënimet me burg për personat që abuzojnë seksualisht me fëmijë nën moshën 14 vjeçe, edhe atë për 50 për qind.

Sa për ilustrim, nëse më herët këta persona janë dënuar deri në 12 vite burg, tashmë do të dënhen me të paktën 8 vjet burg.

Në Maqedoninë e Veriut ka zyrtarisht 319 pedofilë, emrat, mbiemrat, pseudonimet dhe të dhëna tjera për këta persona mund t’i gjejmë në www.registarnapedofili.mk. Numri i pedofilëve besohet të jetë shumë më i lartë, pasi jo të gjithë janë të evidentuar në këtë regjistër.

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia