September 2nd, 2022
Përmes marshimit nga sheshi i qytetit e deri te Gjykata, në Tetovë u protestua kundër dhunës ndaj vajzave, grave dhe fëmijëve. Deri te kjo erdhi pas dhunimit seksual të njëmbëdhjetë vjeçares nga pesë burra në Kosovë, shkruan Mollëkuqja.
Shoqëria civile përmes këtij marshi kërkoi që dhunuesit dhe pedofilët të dënohen me dënimet e merituara.
“5 burra, 7 orë, çika 11 vjet”, dëgjoheshin protestuesit duke brohoritur.
Mesazhi është që sot në Tetovë të bashkë-ndjejmë dhimbjen me të gjitha viktimat e dhunës, cilës do dhunë, sidomos të fëmijëve dhe të miturve. Në Gjykata merren vendime të cilat nuk merren ashtu si duhet të dënohen dhunuesit për veprat e tyre. Edhe këtu në Tetovë ka dhunë
Nebahate Ziberi-Imeri, një ndër organizatoret
Sipas profesoreshës së juridikut, Arta Selmani- Bakiu vetëdija ende është shumë e ulët për rastet e tilla, deri sa të ndodhin raste të tilla.
Burgu nuk është gjithmonë zgjidhje, trajtimi i përdhunuesve dhe dhunuesve duhet të jetë më tepër psikologjik. Vajzat tona duhet të jenë të lira dhe të sigurta kudo që janë
Arta Selmani Bakiu
Për rastin e njëjtë para dy ditëve, u protestua Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.
Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona në një park të Prishtinës. Pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës së mitur janë në paraburgim prej një muaji, prej të cilëve tre janë të mitur.
Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht ka 294 pedofilë të regjistruar, për vepra penale për abuzim seksual të të miturve dhe pedofili. Ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), numri i përgjithshëm i krimeve kundër lirisë seksuale dhe moralit seksual për vitin 2019, 2020 dhe 2021 është 95. Për tre-mujorin e parë të këtij viti është 2.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Miriam 'Midge' Maisel: Nëse komedia ushqehet nga shtypja, vetëm gratë duhet t...
Besa Tusha
14/05/2024
Virgjëria si konstrukt shoqëror: Turp për burrat, krenari për gratë
Fisnik Xhelili
01/03/2024
“Amnesty International” për Maqedoninë e Veriut: Ka dhunë ndaj grave, homofob...
Ardit Ramadani
05/04/2022
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia