December 28th, 2023
Në Tetovë tashmë do të funksionojë shkolla e gjidhënies për të gjitha shtatzënat që do të kryejnë procesin e lindjes së fëmijës në këtë spital klinik. Autoritetet e këtij spitali në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë rregulluar një hapësirë të veçantë me pajisje dhe staf adekuat mjekësor dhe e njëjta gjendet në Repoartin për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Spitalin Klinik të Tetovës.
“Këtu lehonat do të edukohen nga personi për procesin e gjidhënies, do të kenë në shërbim psikolog si dhe do të marrin këshilla për procesin e lindjes, paslindjes dhe çdo informacion që ata kanë nevojë” shkruan mjekja Luljeta Mulaki në rrjetet-sociale.
Tashmë të gjitha gratë të cilat janë në pritje të lindjes do të mund t’i drejtohen kësaj shkolle dhe të informohen rreth procesit të lindjes por jo vetëm. Gratë në këtë qendër do të marrin edhe ndihmën e nevojshme psikologjike për të kaluar sa më lehtë periudhën e para dhe pas lindjes.
LEXO EDHE KËTË: "Pse?", "Çka?" dhe "Si?" të e depresionit pas-lindjes, flet psikologia Fatime Ziberi
Dyert e kësaj shkolle do të jenë të hapura edhe për gratë lehona, të cilat do të mund të marrin udhëzime dhe këshilla rreth gjidhënies në mënyrë që t’ju lehtësohet sa më shumë ky proces.
Era Gjakova është PhD kandidate në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore. Aktualisht punon si prezantuese e edicionit informativ si dhe moderatore e emisionit të mëngjesit "Ditë e Re" në TV Alsat M. Ajo është aktive në shoqërinë civile në fushën etë drejtave të njeriut, barazisë gjinore, dhunës në familje, krimeve seksuale dhe medias.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia