March 14th, 2024
Hulumtimi mbi atë se çfarë e bën orgazmën femërore të ndryshme nga orgazma mashkullore.
Artikulli është përkthyer vetëm për 'Mollëkuqja' nga Vesa Sherifi
Artikulli origjinal: Clue
Gjërat kryesore që duhet të dini për orgazmat femërore:
Ka shumë lloje të orgazmës femërore
Stimulimi i klitorisit është ndoshta mënyra më e lehtë për shumicën e njerëzve për të përjetuar një orgazmë
Jo të gjitha orgazmat janë të njëjta dhe mund të përjetohen ndryshe çdo herë në varësi të mënyrës se si ndihet mendja dhe trupi ynë në atë kohë.
Orgazmat janë të vështira për t'u studiuar. Ngjashëm me studimin e humorit ose dhimbjes, orgazmat e grave duhet të interpretohen jo vetëm nëpërmjet mekanizmave biologjikë, por edhe përmes tendencave psikologjike, sociologjike dhe historike.
Historikisht, në vendet perëndimore, orgazmat femërore janë vëzhguar shumë. Orgazmat ndonjëherë shiheshin si të pashëndetshme ose të gabuara. Dhe orgazmat që arrihen përmes stimulimit që nuk është marrëdhënie vaginale heteroseksuale janë konsideruar të papranueshme nga studiuesit dhe mjekët.
Pikëpamja se disa orgazma ishin superiore ndaj të tjerave është mbështetur nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Sigmund Freud popullarizoi idenë se gratë e pjekura përjetojnë orgazmë vaginale, ndërsa gratë e papjekura shijojn stimulimin e klitorit.
Rëndësia e orgazmës vaginale u rrënjos aq shumë në shëndetin e shekullit të 20-të, saqë pamundësia për të arritur orgazmën përmes seksit penetrues heteroseksual u bë pjesë e një gjendjeje të diagnostikueshme në DSM III (d.m.th. libri diagnostik i psikologjisë dhe psikiatrisë).
Megjithëse shumica e profesionistëve të kujdesit shëndetësor nuk e konsiderojnë më si problem pamundësinë e seksit penetrues për të nxitur orgazmën (përveç nëse pacientët e tyre janë të shqetësuar nga kjo), shumë njerëz mendojnë se orgazma është një indikator për seks të lumtur, kuptimplotë ose përmbushës. Disa njerëz mendojnë gjithashtu se orgazmat duhet të rezervohen për seksin, në krahasim me përjetimin e orgazmës gjatë masturbimit. Orgazma është e mrekullueshme, por ndjenja e presionit për të pasur një orgazmë, ose një lloj të caktuar orgazme në një kohë të caktuar, mund ta bëjë seksin stresues dhe të pakëndshëm.
Aspektet historike dhe sociale të orgazmës mund të errësojnë kërkimet pasi studiuesit mund të paragjykojnë përgjigjet e të anketuarve duke bërë pyetje që nënkuptojnë se ekziston një lloj orgazme.
Në lidhje me këtë, ka një mosmarrëveshje midis disa studiuesve të seksit për mënyrën e klasifikimit të orgazmave . Për shembull, nëse stimulimi i një pjese jo gjenitale të trupit shkakton eksitimin e organeve gjenitale dhe personi përjeton orgazmë, a e ka shkaktuar orgazmën stimulimi i organeve jo gjenitale apo ka qenë zgjimi i organeve gjenitale që ka shkaktuar orgazmën?
Edhe nëse një studiues do të bënte një studim duke përdorur mjete që masin zgjimin sensual, kjo nuk i shmang të gjitha problemet.
Njerëzit me organe gjenitale femërore janë treguar të përjetojnë nxitje seksuale në organet e tyre gjenitale, por nuk e raportojnë nxitjen tek studiuesit, duke sugjeruar se nxitja sensuale trupore është tregues i pamjaftueshëm i interesit ose kënaqësisë seksuale.
Problemet e ndërlikuara të studiuesve janë në lidhje me vështirësin për ti bindur njerëzit të marrin pjesë për studime rreth seksit dhe orgazmës. Regjistrimi i pjesëmarrësve në një studim është gjithmonë i ndërlikuar, por kur dikush studion një temë që mund të konsiderohet tabu ose private, mund të jetë e vështirë të siguroheni qe mostra juaj të jetë përfaqësuese i të gjithë njerëzve në të gjitha kulturat (kjo quhet edhe vlefshmëri e jashtme). Gjithashtu mund të jetë e vështirë për pjesëmarrësit të kujtojnë me saktësi ose të dinë se ku dhe si u stimuluan për të përjetuar më pas orgazmë.
Duke pasur parasysh numrin e madhë të komenteve sociale dhe mediatike mbi orgazmën, është e rëndësishme të kuptojmë se si funksionojnë trupat tonë dhe trupat e partnerëve tonë në mënyrë që të mund të ndihmojmë në uljen e stigmës dhe stresit gjatë seksit. Në këtë proces, ne mund të mësojmë një ose dy gjëra se si ta bëjmë seksin më të këndshëm.
Cilat janë llojet e ndryshme të orgazmave femërore?
Lloje të ndryshme kundrejt stimujve të ndryshëm
Ka shumë artikuj të pop-science (d.m.th. artikuj të pabotuar revista hulumtuese) që pretendojnë se ekzistojnë diku nga katër deri në 15 lloje të ndryshme orgazmash. Siç u përmend më parë, ka shumë debate se si të klasifikohen orgazmat femërore. Megjithatë, ka pak prova për të mbështetur idenë se stimuj të ndryshëm në mënyrë të besueshme (d.m.th. në mënyrë të përsëritur, në kushte eksperimentale) shkaktojnë lloje të ndryshme orgazmash femërore ose intensitet të ndryshëm orgazmash. Shumica e njerëzve raportojnë se "disa orgazma janë më të mira se të tjerat", por kjo nuk duket domosdoshmërisht e lidhur me stimujt që shkaktojnë atë orgazmë.
Stimulimi i klitorit
Klitorisi përmban një tufë mbaresash nervore dhe ndodhet në pjesën e përparme të vulvës së femrës dhe nën kapuçin klitoral (d.m.th. pjesa trekëndore e organeve gjenitale femërore që lidhet me buzët). Klitorisi, i ngjashëm me penisin, do të fryhet, zmadhohet dhe bëhet më i ndjeshëm kur një person stimulohet më shumë seksualisht.
Stimulimi i klitorisit është ndoshta mënyra më e lehtë për shumicën e njerëzve për të përjetuar një orgazmë.
Në një studim të vitit 2017 me mbi 1000 gra nga SHBA, rreth 7 nga 10 persona që kishin bërë seks heteroseksual thanë se kishin nevojë për stimulim të klitorit për të arritur orgazëm gjatë seksit ose se stimulimi i klitorit përmirësonte orgazmat edhe nëse nuk ishin indikator për orgazëm).
Mënyra e preferuar për stimulim të klitorit ndryshonte midis grave në studim, megjithëse shumë gra raportuan se shijojn stimulim dhe stimulim të drejtpërdrejtë klitorial që përfshinte prekjen në rrathë ose lëvizjen "lart-poshtë".
Thënë kjo, kishte një larmi të gjerë në përgjigjet në lidhje me mënyrën se si dhe në cilat mënyra një personi i pëlqente të stimulohej klitorisi i saj, madje disa njerëz thanë se nuk u pëlqente fare kontakti i drejtpërdrejtë.
Stimulimi vaginal
Një orgazmë e stimuluar nga vagina është një orgazmë që ndodh përmes stimulimit të qëllimshëm vetëm të vaginës. Edhe pse klitorisi ose pjesë të tjera të trupit mund të preken aksidentalisht gjatë procesit, për të pasur një "orgazmë vaginale" nuk do të kishte stimulim të qëllimshëm të pjesëve të tjera të trupit.
Në të njëjtin studim të përshkruar më sipër, më pak se 1 në 5 gra raportuan se ishin në gjendje të përjetonin orgazëm përmes stimulimit vaginal pa stimulim klitorial.
Aftësia për të përjetuar orgazëm vetëm nga seksi vaginal mund të lidhet me pikën G, edhe pse kjo është për debat. Pika G nuk kuptohet mirë. Pika G mund të jetë strukturë në vete, por gjithashtu është argumentuar se pika G është në të vërtetë një klitoris i tërhequr ose i zmadhuar ose është një grup mbaresash nervore të lidhura me klitorisin.
Gjithashtu argumentohet se pika G nuk ekziston fare. Pavarësisht, nuk ka prova që sugjerojnë se një orgazmë vetëm nga penetrimi është disi superiore ndaj formave të tjera të orgazmës; në fakt, stimulimi i qëllimshëm i klitorit mund ta bëjë orgazmën më të mirë se orgazma vetëm me penetrim.
Stimulimi i pjesëve të tjera të trupit
Ka më pak kërkime për orgazmat e shkaktuara nga stimulimi i pjesëve të trupit që nuk janë organet gjenitale. Për shkak se shumë nga këto studime janë të shkurta dhe nuk janë të gjitha të kohëve të fundit, përqindjet e njerëzve që raportojnë këto lloje orgazmash mund të mos jenë përfaqësuese të shkallës që do të gjenim në një anketë të madhe përfaqësuese. Thënë kjo, këto studime sugjerojnë se njerëzit nuk kanë nevojë domosdoshmërisht të stimulojnë drejtpërdrejt klitorisin ose vaginën e tyre për të përjetuar një orgazëm.
Disa studime kanë gjetur se njerëzit mund të përjetojnë orgazmë përmes stimulimit të gojës, thithkave, gjinjve, anusit dhe lëkurës që rrethon një plagë.
Hulumtimet me pjesëmarrës që kanë lëndime të rënda në palcën kurrizore dhe me pjesëmarrës që kanë kriza epileptike sugjerojnë se kan përjetojn orgazma që mund të shkaktohen pa përfshirje të drejtpërdrejtë të organeve gjenitale.
Orgazma jashtë seksit
Eksitimi i organeve gjenitale dhe madje edhe vetë orgazma nuk janë domosdoshmërisht vetëm përvoja që ndodhin gjatë seksit.
Orgazma e shkaktuar nga ushtrimet fizike
Ushtrimi, veçanërisht stërvitja me peshë, kardio dhe ushtrimet e përqendruara në bark, mund të nxisin orgazma (nganjëherë të quajtura koregazma në pop-shkencë) dhe stimulime të tjera pozitive gjenitale. Kjo ka kuptim biologjik, pasi si ushtrimet ashtu edhe seksi mund të stimulojnë muskujt rreth organeve gjenitale dhe mund të çojnë në rritjen e rrjedhjes së gjakut në zonën e trupit. Ushtrimi gjithashtu mund të ndikojë në disponimin tonë nëpërmjet endorfinës dhe neurotransmetuesve të tjerë, të ngjashëm me seksin dhe orgazmën.
Orgazma gjatë gjumit
Shumë njerëz përjetojnë stimulim seksual ose orgazëm gjatë gjumit. Është e vështirë të thuhet se çfarë dhe si ndodh saktësisht kjo. Për shkak se raportimi nga ëndrrat mund të jetë jo i besueshëm, është e vështirë të thuhet nëse të gjitha stimulimet dhe orgazmat gjatë gjumit shkaktohen nga ëndrrat seksuale. Në mënyrë të ngjashme, asnjë hulumtim nuk ka shikuar aktualisht nëse njerëzit po stimulonin në mënyrë të pandërgjegjshme trupin e tyre gjatë gjumit ose po stimuloheshin nga shtrati ose objekte të tjera, kështu që ne nuk jemi aktualisht në gjendje të themi nëse orgazmat gjatë gjumit ndodhin krejtësisht të pandihmuara nga stimulimi.
Orgazma më të mira
Qëllimi i shumë artikujve me temën e orgazmës është të ndihmojë njerëzit të shijojnë orgazmën e tyre ose të fitojnë përvoja të reja. Megjithëse ka pak prova që sugjerojnë se orgazma nga ndonjë lloj stimulimi i veçantë është më i mirë se një tjetër, ka disa sugjerime në literaturë mbi faktorët që rrisin ose ndryshojnë përvojën tonë. Në literaturën e botuar, njerëzit raportuan se orgazma dhe zgjimi seksual u rritën nga:
"Investim në kohë për të rritur stimulimin gradualisht"
Ndryshimi i intensitetit të prekjes, duke përfshirë ndalimin dhe rifillimin - kjo teknikë mund të ndihmojë në një orgazmë të vonuar dhe më të këndshme duke qenë me një partner me të cilin jeni në lidhje ose që e njihni trupin e tyre
Prekja ose stimulimi i thithkave, gjinjve ose anusit, përfshirja në pozicione të reja, lloje seksi ose qasje e re.
Një jetë seksuale e lumtur
Edhe pse portretizimi i orgazmës në media, pritshmëritë e partnerëve për orgazmat tona dhe interesi ynë për të përjetuar orgazmën mund të na bëjnë të ndihemi sikur duhet të kemi orgazmë sa herë që bëjmë seks, një jetë e lumtur seksuale nuk do të thotë domosdoshmërisht duke pasur një orgazmë marramendëse gjatë çdo përvoje seksuale. Shumë njerëz raportojnë se jo të gjitha orgazmat janë të njëjta, gjë që ka kuptim - mendja dhe trupi ynë ndryshojnë nga dita në ditë (për shkak të humorit, shëndetit, niveleve të stresit, etj.), dhe kështu është joreale të presim ndonjë lloj stimulim për të nxjerrë të njëjtën përvojë çdo herë. Orgazma është vetëm një nga shumë elementët e rëndësishëm për kënaqësinë seksuale.
*Shënim: Ky artikull përdor termin femër dhe mashkull për t'iu referuar anatomisë seksuale të gjinisë cis. Një person me organe gjenitale tërësisht ose pjesërisht femërore mund të jetë ose jo femër sipas gjinisë së tyre, dhe një person me organe gjenitale tërësisht ose pjesërisht mashkullore mund të jetë ose jo mashkull si gjini. Ka edhe njerëz me një përzierje të organeve gjenitale mashkullore dhe femërore, por fatkeqësisht nuk janë bërë shumë kërkime me këtë popullatë. Unë jam duke përdorur termat mashkull dhe femër për të përshkruar organet seksuale, sepse ka pak marrëveshje për termat e tjerë për t'u përdorur.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia