January 13th, 2022
Një ndër ndjenjat më të mira që përjetojnë disa gra në jetën e tyre, padyshim që është edhe lindja e një fëmije. Megjithatë, ky proces shpesh herë shoqërohet edhe me shfaqjen e simptomeve psikopatologjike tek nënat e reja. Të dhënat tregojnë se 1 në 7 gra mund të përjetojnë depresion pas lindjes. Në lidhje me parandalimin, simptomet, trajtimn dhe gjithçka tjetër për depresionin pas lindjes (postpartum) „Mollëkuqja” bisedoi me psikologen klinike Fatime Ziberi.
Psikologia Fatime Ziberi konsideron se depresioni pas-lindjes tashmë mund të konsiderohet një fenomen global i cili sipas saj prek pjesën më të madhe të grave, ajo shtoi se nuk janë të pakëta rastet e grave të cilat e vuajnë këtë pa e diagnostikuar, rrjedhimisht, as pa e marrë trajtimiin e merituar.
“E dimë se gjatë shtatëzanisë apo pritjes së ëmbël te gratë kemi ndryshime dhe disbalansim hormonalë që ndikon edhe në humorin e tyre. Kemi një përzierje të emocioneve, gëzim, lumturi por dhe frikë, ankth në anën tjetër. Sot, fenomeni i depresionit postpartal apo i quajtur ndryshe “Baby Blue” paraqet një fenomen global që prek pothuajse përafërsisht 70- 80 % të grave. Studimet e fundit flasin se 1 në 7 gra mund të përjetojnë depresion pas lindjes një vit pas lindjes. Është një gjendje që merr shumë forma dhe mund të mbetet e padiagnostikuar për periudha të gjata kohore. Shumica e nënave të reja përjetojnë "baby blues" pas lindjes së fëmijës, të cilat zakonisht përfshijnë luhatje humori, të qara, ankth dhe vështirësi për të fjetur. Baby blues zakonisht fillon brenda dy deri në tre ditët e para pas lindjes dhe mund të zgjasë deri në dy javë”
Fatime Ziberi
Të gjitha gratë pa përjashtim mund të jenë “viktima” të këtij lloji të depresionit. Megjithatë, sipas Ziberit ektistojnë disa kategori të grave, të cilat i kanë shanset më të mëdha që të shfaqin simptome të depresionit pas lindjes.
“Këtë lloj depresioni mund ta përjetojnë pothujase të gjitha gratë, mirëpo ka disa kategori që janë më të predispozuara dhe këtu zakonisht përfshihen gratë që kanë pasur histori depresioni para shtatëzanisë, ose gjatë shtatëzanisë. Gjithashtu mund të themi se edhe mosha në kohën e shtatzënisë është një faktor i rëndësishëm kështu, sa më të reja të jenë, aq më të larta janë shanset për depresion pas lindjes. Pastaj janë dhe kategoritë tjera si gratë që kanë ambivalenca për shtatzëninë. Numri i fëmijëve është një indikator i rëndësishëm dhe i bën garët që kanë më shumë fëmjë të jenë më të predizpozuara të vuajnë nga depresion në një shtatëzani të mëvonshme. Kategori tjetër mund të numërojmë ata që kanë histori familjare të çrregullimeve të humorit, ngjarje jashtëzakonisht stresuese, si një humbje pune ose një krizë shëndetësore, që kanë një fëmijë me nevoja të veçanta ose probleme shëndetësore, ata që kanë binjakë ose trenjakë, që kanë një histori depresioni ose çrregullimi disforik premenstrual (PMDD), mbështetje e kufizuar sociale, nënat e vetme dhe gratë që kanë konflikte martesore”
Fatime Ziberi
Në lidhje me parandalimin e depresionit pas lindjes, psikologia Fatime Ziberi thotë se “Është pak e vështirë të themi sepse në të shumtën e rasteve simptomat i kemi në formë ta ndryshme si thamë më lartë por ne sugjerojm që të paktën kategoritë që I përmendëm të ndiqen për të pasur mundësi të detektohen në kohë ndryshimet e humorit për të mos kaluar më tej dhe në depresion apo dhe në raste më të rrënda në psikozë pas lindjes”.
“Është një pyetje e duhur sepse vlerësojm se në të shumtën e rasteve mundë të ketë dhe keqintrepime të gjendjeve, pasiqë të kenë luhajte humori, stress dhe ankth është reagim normal të themi por, nëse këto gjendje vazhdohen për një kohë më të gjatë zakonisht 2 javë dhe me intezitet të rritur atëher më flasim për depresion ku kemi dhe reagime më të theksuara depresive. Zakonisht simptomat për këtë lloj depresioni janë të zakonshmet si psh: probleme me gjumin, ndryshimet e oreksit, lodhje e rëndë, libido e ulët, ndryshime të shpeshta të humorit” tha psikologia Fatime Ziberi
Sipas Ziberit, simptomat të cilat e karakterizojnë depresionin pas-lindjes janë:
Mos interesimi për fëmijën ose ndjenja sikur nuk jeni të lidhur me të
Të qarë gjatë gjithë kohës, shpesh pa arsye
Humor të keq
Zemërim i fortë dhe nervozizëm
Humbja e kënaqësisë
Ndjenjat e pavlefshmërisë, mungesës së shpresës dhe pafuqisë
Mendimet e vdekjes ose vetëvrasjes
Mendimet për të lënduar dikë tjetër
Probleme me përqendrimin ose marrjen e vendimeve
“Sa i përket trajtimit varet nga niveli i depresionit ku fillimisht është e nevojshme që të bëhet diagnostifikimi dhe pastaj varesisht nga kjo vijon dhe trajtimi. Nëse flasim për depresion të lehtë atëher përkrahja psikologjike, këshillimi dhe psikoterapia pa dyshim se janë trajtimi më adekuat. Por në raste se flitet për depresion madhor atëher zakonisht kemi edhe trajtim farmaceutikë nën rekomandim të mjekut për ate se cilët medikamente mund të konsumoj nëna gjidhënëse por njëkohësisht dhe psikoterapi. Dhe në rastet më të rrënda gratë që kanë psikozë pas lindjes kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe pothuajse gjithmonë kanë nevojë për mjekim. Ndonjëherë gratë dërgohen në spital sepse janë në rrezik për të lënduar veten ose dikë tjetër përfhsirë këtu dhe fëmijën e tyre” tha Ziberi.
“Nëse gratë refuzojn të trajtojnë depresionin apo dhe të flasin për këtë, duke u munduar ti fshehin apo heshtin, do të kenë pasoja më serioze të shëndetit mental. Si e përmendëm më lartë si rastë më tipik e kemi psikozën pas lindjes që është një sëmundje shumë serioze mendore që mund të prekë nënat e reja. Kjo sëmundje mund të ndodhë shpejt, shpesh brenda 3 muajve të parë pas lindjes. Gratë mund të humbasin kontaktin me realitetin, duke pasur halucinacione dëgjimore (duke dëgjuar gjëra që nuk po ndodhin në të vërtetë, si një person që flet) dhe deluzione (duke besuar fuqimisht në gjëra që janë qartësisht irracionale). Halucinacionet vizuale (duke parë gjëra që nuk janë aty) janë më pak të zakonshme. Simptoma të tjera përfshijnë pagjumësinë (të paaftë për të fjetur), ndjenjën e shqetësuar dhe të zemëruar, ritmin, shqetësimin dhe ndjenjat dhe sjelljet e çuditshme”
Fatime Ziberi
Ndryshe, marrë parasysh pasojat e lartëpërmendura të cilat vijnë nga heshtja apo mos-trajtimi i depresionit pas lindjes, Ziberi shtoi se mos trajtimi mund të sjellë vetëm përkeqësim të gjendjes dhe shfaqjen e simptomeve edhe më të rënda. Ajo shtoi se është e rëndësishme që ndihma të kërkohet sa më herët.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia