Untitled-design-8-1669914550.png

Produktet menstruale nuk do të tatimohen si produkte luksi, Qeveria e RMV-së ul tatimin nga 18% në 5%

FEMINISTING

December 1st, 2022

Në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-së u rishqyrtua dhe miratua koncepti për reforma të politikës tatimore, sipas të cilës produktet menstruale nuk do të tatimohen si produkte luksi me 18% por kjo përqindje zvogëlohet në 5%. 

 “Grupi i katërt ka të bëjë me ndryshimin e ligjeve dhe normave të taksave për personat me aftësi të kufizuara dhe përmirësimin e pozitës së grave. Norma e TVSH-së, për shembull, do të ulet për produktet e higjienës menstruale"

Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së

LEXO: Varfëria menstruale, gratë në RMV me „alternativa" në mungesë të produkteve menstruale

Më datë 28 maj të vitit 2022 në Shkup u protestua dhe u kërkua që produktet e higjinës menstruale të mos tatimohen si produkte luksi me 18%, ashtu si tatimohen edhe alkooli dhe cigaret, sepse këto produkte janë produkte bazë për gratë.

Me uljen e TVSH-së për produktet menstruale pritet ulje e çmimit të tyre. Ulja e çmimeve të produkteve menstruale do t'i bëjë ato të përballueshme dhe të aksesueshme për të gjithë ata që kanë nevojë për to, gjë që ka një rëndësi të madhe për ruajtjen e dinjitetit, shëndetit dhe higjienës së atyre që përdorin produkte menstruale. Produktet menstruale nuk janë produkte luksi, janë produkte të domosdoshme dhe në kuadrin e krizës me të cilën po përballemi, nuk duhet të lejojmë që personat me menstruacione të vënë në rrezik shëndetin e tyre duke zgjedhur mënyra të pasigurta për të menaxhuar higjienën menstruale

Period Skopje

Sipas Free Period, në bazë ditore në botë mbi 800 milion njerëz kanë menstruacione. Prej tyre 500 milion nuk kanë qasje në resurse adekuate për kujdes gjatë ditëve të menstruacioneve dhe nuk janë të informuar për t’u marrë me sfidat që vinë me ciklin menstrual.

LEXO: Kriza ekonomike ka thelluar varfërinë menstruale në RMV, përdorimi i mjeteve alternative ka pasoja shëndetësore

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini është moderatore, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Ajo ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi" në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjatë studimeve Rita themeloi klubin studentor feminist, nga ku dhe lindi pasioni i saj për të avokuar për të drejtat e grave. Gjatë po asaj kohe ajo u punësua si gazetare në Portalb, për të vazhduar më pas për katër vite karrierën e saj në televizionin Alsat të Maqedonisë. Puna e saj si gazetare është e orientuar në të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Aktivizmin e saj Rita e vazhdoi duke themeluar Qendrën për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja", ku aktualisht ushtron detyrën e presidentes.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia