pink-minimalist-gynecologist-logo---2023-12-22t150606.278.png

Fjolla Ibraimi rrëfen për Mollëkuqja pak nga rrugëtimi i saj artistik: Vajzat të merren me art, muzika është jetë

DORA VETË

December 21st, 2023

Filloi karrierën duke marrë pjesë në garën për këndim ‘Gjeniu i Vogël’ për t’u ngjitur më pas në skenat më të mëdha të muzikës shqiptare. Sot, ajo është autore e disa këngëve dhe ndër artistet më të veçanta në vend. Fjolla Ibraimi për Mollëkuqja rrëfen pak nga rrugëtimi i saj artistik – ju bën thirrje vajzave dhe grave të merren sa më shumë me muzikë, vallëzim e gjithçka që ka të bëje me artin.

“Nuk doja të më respektojnë nga meritat e babit tim, por nga meritat e mia” I tha Ibraimi gazetarit të Mollëkuqja. Duke i rrëfyer se si për të ndër pjesët më të vështira gjatë karrierës ka qenë fshehja e identitetit të babait të saj.

Përpos kësaj, Ibraimi na tregoi se vështirësitë për të depërtuar në tregun e muzikës, si një shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë shumë më të mëdha krahasuar me koleget e saja në Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo për shkak të emisioneve të pakta dhe labelsave të rralla.

“Normalisht pala maqedonase është më e afirmuar se ne shqiptarët, prandaj dhe ne kërkojmë që të ekspozohemi më shumë në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi Fjolla.

Shoqëritë patriakale si kjo në Maqedoninë e Veriut nuk i gjykojnë shumë mirë vajzat që vendosin të merren me muzikë, por jo vetëm. Përkundër kësaj, Ibraimi potencoi se asnjë vështirësi nuk është më e rëndësishme se dashuria që ajo ka për skenën.

“Këndimi nuk është profesion i lehtë siç gjykojnë shumica. Por, mbi të gjitha dashuria ndaj punët që bën e konverton lodhjen në lumturi” tha ajo.

Fjolla është rritur me muzikë. Babai i saj, Besim Ibraimi është pjesë e grupit ‘Elita 5’ si dhe vëllaun instrumentist. Në këtë aspekt, për të s’ka qenë sfidë në vete ‘bindja’ e familjarëve që të merret me këtë profesion, siç e kanë shumë vajza të reja.

Aktualisht, ajo është nën menaxhimin e familjarëve të saj, të cilët merren me menaxherët e lokaleve ku ajo zakonisht performon.

“Këtë mund ta quaj si një hap prapa që ju është mbjellë vajzave për tu ballafaquar me djem të ndryshëm, ku normalisht unë si vajzë nuk dua të kem kontakt sepse mund të keqpërdoret nga ana e djemve”.

Për të gjithë vajzat dhe djemtë e rinj, Fjolla thotë se duhet të punojnë pa kursyer veten dhe të marrin shfrytëzojnë në të gjitha mundësitë që ju vijnë, “sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të kesh sukses”.

“Le të mësojnë më shumë instrumente, vallëzimin, artin dhe muzikën. Në fund të ditës të gjithë e dimë që muzika është jetë”, përfundoi Fjolla.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia