April 19th, 2022
Kuvendi nuk ka miratuar ende propozim/ndryshimet ligjore në Kodin penal të cilat do të kontribuonin për rritjen e sigurisë së grave dhe vajzave, edhe pse të njëjtat janë dorëzuar që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Edhe pse të gjitha partitë politike deklarohen në vazhdimësi kundër dhunës ndaj grave, nuk e kanë parë të arsyeshme që ta marrin me urgjencë rritjen e sigurisë sa i përket kësaj çështje. Këto propozim ndryshime në Kodin Penal, përfshijnë edhe edhe veprën e re penale “Përndjekje”, e cila parasheh dënime për sigurinë dhe privatësinë e tjetrit, fizikisht ose në internet.
Neni 144-a në Kodit Penal:
“Ai i cili vazhdimisht në mënyrë të paautorizuar ndjekë, përsekuton apo ndërhyn në jetën personale të një tjetri, ose krijon ose kërkon të krijojë kontakte të padëshiruar me lëvizjen në hapësirën ku ai person gjendet, me keqpërdorim duke përdorur të dhënat personale, duke përdorur mjetet për informim publik apo mjete të tjera të komunikimit, ose në mënyrë tjetër psiqikish abuzon, ngacmon apo frikëson me atë do të shkaktojë ndjenjë të pasigurisë, ankth ose frikë për sigurinë e tij apo sigurinë e ndonjë personi të afërt të tij, do të dënohet me dënim me para, apo me burg deri në tre vite. Nëse vepra nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet kundër një personi me të cilin kryesi është ose ishte në një marrëdhënie intime ose ndaj një fëmije, do të dënohet me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet”.
Propozim ndryshimet që përfshijnë këtë vepër penale ndodhen ende në lexim të parë në Kuvend
Propozim ndryshimi i Kodit Penal ende nuk është shqyrtuar nga komisionet amë konfirmuan nga Kuvendi për "Mollëkuqja"
Nisma për përfshirje e një vepre të tillë penale erdhi pas rastit famëkeq “Javna soba” në të cilin vajza, kryesisht të mitura, ishin përndjekur, shantazhuar dhe u ishin publikuar të dhëna personale dhe fotografi intime, në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Pjesa më e madhe e këtyre fotografive dhe të dhënave të viktimave shpërndaheshin nga persona me të cilët më herët viktimat kishin pasur lidhje intime. Prokuroria nisi hetim për rastin në fjalë, i cili muajin e kaluar mori epilog gjyqësor. Gjykata penale në Shkup dënoi nga katër vite burg krijuesin e grupit Darko Kostovski dhe administratorin Mihail Panelvski.
Ata ngarkohen me akuzën për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për fëmijë. Në periudhën nga 19.12.2019 deri në 28.01.2020, krijuesit e grupit kanë qenë të obliguar të kujdesen për përmbajtjen e përmbajtjeve tekstuale dhe audio – vizuele që shpërndahen nga anëtarët e grupit “Javna soba”. Por, sipas gjykatës, ata me paramendim kanë lejuar që në grup të viheshin në dispozicion përmbajtje ku tregohen akte seksuale me fëmijë.
Në qoftë se Kuvendi do të kishte miratuar më herët propozim ndryshimet e Kodit Penal, do të mund të kishte ndikim që të akuzuarit të merrnin dënime më të ashpra.
Ndërkohë, Kodi Penal parasheh dënime më të ashpra edhe sa i përket pornografisë për fëmijë, sipas veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje e pornografisë për fëmijë”
Neni 193 – a Kodi Penal
“Ai që prodhon pornogradi për fëmijë me qëllim të shpërndarje së saj apo ta transmetojë apo ta ofrojë apo në mënyrë e bën të disponueshme pornografinë për fëmijë, do të dënohet me burg më së paku 5 vite. Ai që furnizon pornografi për fëmijë për vete apo për tjetër apo posedon pornografi për fëmijë, do të dënohet me burg prej pesë deri në tetë vite. Nëse vepra është kryer përmes sistemit kompjuterik apo ndonjë mjeti tjetër të komunikimit massive autori do të dënohet me burg prej më së paku tetë vite”.
Mollëkuqja kërkon që definimi i shqetësimit seksual të jetë në përputhje me atë të Konventës së Stambollit
Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” vlerëson se, përndjekja nëse sanksionohet si vepër penale mund të parandalojë vepra më të rënda. “Mollëkuqja” bashkë me organizatat tjera joqeveritare kanë propozuar që definimi i shqetësimit seksual të jetë siç është në Konventën e Stambollit edhe atë: “Ngacmimi seksual – çdo formë e sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale apo fizike mbi baza seksuale, me qëllim apo pasojë lëndim i dinjitetit të personit, posaçërisht kur krijon ambient frikësimi, të pakëndshëm, degradues, përçmues apo lënduese, është lëndë për sanksion penal”.
Ndryshe, deri tani Gjykata Penale në Shkup ka dhënë dy aktgjykime për rastin “Dhoma publike”, me krijuesit e grupit, gjegjësisht themeluesin Darko Kostovski dhe administratorin e grupit telegram Mihail Panevski kurse 2 javë më herët Prokuroria Themelore Publike në Veles ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore të Velesit kundër personit të moshës 22 vjeçare për vepër penale “Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve” nga neni 193-a paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal, gjegjësisht, për rastin "Dhoma Publike".
Teuta Buçi është gazetare e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Aktualisht punon si gazetare në televizionin Klan Macedonia. Teuta ka punuar paraprakisht edhe në disa media të tjera. Ajo ka marrë pjesë në trajnime dhe projekte të ndryshme gazetarie. Temat në të cilat Teuta raporton janë kryesisht të karakterit politik.
TË NDRYSHME
Euphoria: Jeta e njeriut nuk është dy minuta por një video dy minutshe mund t...
Besa Tusha
20/06/2022
“Rasti i padenoncuar, nuk ekziston si rast”, Video-intervistë me zëdhënësin e...
Ardit Ramadani
02/06/2022
“Mollëkuqja” me ekspozitë në tre qytete: Policia të marrë seriozisht raportim...
Fisnik Xhelili
26/06/2022
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia