11.05.24-corinne-cumming---ebu-16871.jpg

Eurovizionin për herë të parë e fiton një person jobinar, Nemo bëri thirrje për më shumë të drejta

N'THELB

May 13th, 2024

Nemo me këngën “The Code” i sollën Zvicrës fitoren e Eurovizion 2024. Me këtë fitore, Nemo bëhet personi i parë non-binary (jobinar) që fiton këtë garë muzikore.

Nemo nuk identifikohet me asnjë gjini dhe përdor përemrin "ata/ato", pas fitores bëri thirrje për më shumë pranim dhe të drejta për njerëzit non-binary, duke përfshirë mundësinë e zgjedhjes së një opsioni të tretë kur regjistrohet gjinia.

Komuniteti jobinarë në Zvicër konsiderojnë se fitorja e Nemo është një gjë pozitive pasi tashmë edhe më shumë do të flitet për këta persona dhe rrjedhimisht do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme në lidhje me personat jobinarë.

Sandro Nieder, drejtori i Rrjetit të Transgjinorëve në Zvicër u shpreh i lumtur për këtë fitore.

"Fakti që personat jobinarë po bëhen sa më të dukshëm për publikun është diçka që e vlerësojmë shumë ne si komunitet" tha Niederer.

Fitorja e Nemos është parë edhe shumë simbolike.

Në këngën The Code, Nemo përshkruan udhëtimin e një personi jobinar me temën e gjinisë në shoqëri.

Eurovizioni si garë shihet si shumë miqësor ndaj komunitetit LGBT+.

Këtë vit, si pjesëtarë të këtij komuniteti ishin edhe përfaqësuesit e Australisë, Belgjikës, Danimarkës, Irlandës, Lituanisë, Britanisë së Madhe dhe San Marinos.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia