October 18th, 2022
Kontrolle falas për kancerin e gjirit, gjegjësisht mamografi, do të ketë në Maqedoninë e Veriut nga 1 nëntori. Kështu përmes një kumtese informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Në programin kombëtar të depistimit do të përfshihen gratë e moshës 45 deri në 69 vjeç, të cilat nuk kanë bërë mamografi në dy vitet e fundit, ndërsa gratë e moshës 40 deri në 44 vjeç, që kanë një anëtar të familjes me kancer gjiri dhe ose një faktor tjetër rreziku shtesë do të kenë mundësi që me vetë-iniciativë të paraqiten për skrining mamografi në një faqe të posaçme për atë qëllim
Ministria e Shëndetësisë
Mamografia skrining është falas për gratë në program, participimi mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Gratë prej vitesh reagojnë për mungesën e termineve për mamografi dhe nga Ministria thonë se kanë filluar ndryshime në mënyrën e udhëzimit dhe paraqitjes së termineve për mamografi, eko dhe biopsi, ku do të mundësohet që në radiolog të udhëzohen gratë me qëllim që të zvogëlohet koha dhe rruga nga kontrolli në trajtim.
Ndryshe, me rastin e 18 tetorit, Ditës botërore të Menopauzës, Klinika Universitare për gjinekologji dhe akusheri në Shkup organizoi javën e kontrolleve dhe konsultave falas për pacientet në menopauzë, në periudhën prej 17 deri më 21 tetor, nga ora 14 deri në orën 20:00
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
TË NDRYSHME
Sfidat etike të inteligjencës artificiale në kontekstin e dhunës me bazë gjinore
Martina Lozanoska Najdovska
05/02/2024
Çfarë i kontribuon përfaqësimit të dobët të grave në jetën politike?
Sefer Tahiri
19/10/2021
Për herë të parë regjistrohet epidemi e HIV-it në Maqedoninë e Veriut, tek nj...
Fisnik Xhelili
29/05/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia