DSC00813.JPG

Mollëkuqja: Gazetarët duhet të kenë kujdes si raportojnë për problemet e diskriminimit gjinor

CEO

October 11th, 2021

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” realizoi punëtorinë “Më shumë informacion, për të mos pasur diskriminim gjinor” e cila u mbajt më datë 9 tetor në hapësirat e Mladihab në Shkup.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte trajnimi i gazetarëve për atë se si të raportojnë mbi temat e diskriminimit gjinor dhe qasjet më të cilat këto të njëjtat duhet të adresohen. Shumë shpesh, mungesa e edukimit mediatik për raportim të problemeve të diskriminimit gjinor vetëm se e ka vështirësuar gjendjen dhe ka thelluar problemet e pa barazisë gjinore. 

Në këtë punëtori morën pjesë gazetarë nga media kredibile të Maqedonisë së Veriut, të cilët u trajnuan nga gazetarja dhe redaktorja e Televizionit Nacional Alsat-M, Fatlume Dervishi.

Nëpërmjet ushtrimeve, shembujve bisedave dhe konkluzioneve, temat të cilat u diskutuan në këtë punëtori ishin:

·       Ku fillon diskriminimi gjinor dhe formimi I barrierave gjinore?

·       Diskriminimi gjinor në media;

·       Mediat përforcojnë stereotipat gjinore;

·       Gjinitë dhe reklamat;

·       Filmat, përcaktues të roleve shoqërore të burrave dhe grave;

·       Diskriminimi nëpërmjet raportimit;

·       Raportimi për dhunën në baza gjinore;

·       Raportimi për komunitetin LGBT;

·       Korniza ligjore;

·       Kodi etik;

·       Konventa e Stambollit.

Gjashtë nga pjesëmarrësit e punëtorisë do të kenë mundësinë të përfitojnë përkrahje materiale prej 100 dollarësh për të punuar një artikull mbi çështje të diskriminimit gjinor. Gjatë procesit të realizimit të artikullit gazetarët do të mentorohen nga trajnuesja e kësaj punëtorie, Fatlume Dervishi. 

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Youth Civic Engagement Award”, implementuar nga USAID në bashkëpunim me “Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë”.

DSC01015.JPG
DSC00912.JPG

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia