January 8th, 2024
Jetojmë në një botë në të cilën ka shumë rëndësi mënyra se si i interpretojmë kufijtë e tjetrit dhe se si të njejtat mundohemi ti thejmë. Në një botë ku jepet mundësia për të dëgjuar perspektiva dhe përjetime të ndryshme varësisht nga pikëpamja dhe situata, dëgjojmë për të ashtu quajturin “consent” apo miratim.
Miratim është tregues i rëndësishëm i kufijve të tjetrit, qoftë ajo të trupit, të hapsirës personale apo të kufijve emocional. Miratim është kur në formë empatike dhe me aftësinë tonë më të mirë njerëzore të vendosim vetën në këpucët e tjetrit në atë formë që të kuptojmë se çfarë po kërkon tjetri prej neve dhe se si mundemi në formë më të ndershme t’i respektojmë kufijtë e tjetrit.
Miratimi është forma më e lartë e respektit, e mirëkuptimit dhe një formë komunikimi e cila domosdo duhet normalizuar.
Fillimisht është shumë e rrëndësishme që secili njeri të ketë një udhërëfyes mbi kufijtë e tij, do të thotë ajo që atij personi ja cenon lirinë personale dhe i përkthehet në dhunë. Tani, nuk ekzison definicion plotësisht i saktë mbi atë se ç’është miratimi, duke qenë se të gjithë jemi unik për nga perjetimet personale, e kaluara, historitë tona të veçanta, prandaj komunikimi me tjetrin është tejet hap i rëndësishëm në çfarë do lloj raporti. Mirëpo, në përgjithësi është çdo herë e rrugës që të nisemi me idenë se tjetri nuk është prona jonë. Prandaj dërgimi i fotove nudo në rrjetet sociale, apo çfarë do lloj veprimi të cilin e kemi nënkuptuar, apo e kërkojmë me dhunë dhe me forcë, është një formë e cenimit të lirisë dhe sigurisht që titullohet si abuzim emocional, me raste edhe fizik.
Ekziston një kuptim i përgjithshëm se njerëzit e afërm, qoftë partnerët apo fëmijtë tanë, janë pjesë e jona apo jemi të mishëruar në ta, që në kutpimin romantik, sigurisht se tingëllon bukur, mirëpo realiteti është se çdo njeri absolutisht është individ në vetvete, dhe se respektimi i kufijve në fjalë duke e konsideruar tjetrin si entitet në vete minimizon keqkuptimet, shton respektin mes dy personave, dhe në shumë raste eviton dhunën.
Të dashur lexues, mësoni kufijte e juaj, dhe në formë të drejtë dhe të fuqishme kërkoni që ato t’ju respektohen, mos pranoni asgjë më pak e në raste kur ndodhë e kundërta, kur dikush me forcë apo në formë të padëshirueshme kërkon diçka nga ju, ndiheni të lirë që rastet e tilla t’i denonconi, turpëroni sidomos në formë publike, që ky fenomen të ç’rrënjoset sepse nuk ka hapësirë në një shoqëri më të mirë.
Nga ana tjetër, mësoni që të komunikoni me njerëzit e afërm, që t’i njihni kufijtë e tjetrit, për t’mos ja cenuar lirinë e trupit, apo hapsirën personale.
Rrezearta Elezi ka kryer studimet për shkencat mjekësore në Universitetin e Tetovës. Ajo është mjeke, specijalizante e Endokrinologjisë, asistente e patologjisë pranë Fakultetit Shkencor të mjekësise si dhe lexuese avide, filmofile dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Aktualisht ushtron profesionin e mjekësisë pranë klinikës së Tetovës.
TË NDRYSHME
Në Maqedoni ka profesorë që ngacmojnë seksualisht studentet, ato s'i denoncoj...
Fisnik Xhelili
28/06/2024
RMV, ligji për ndryshimin e gjinisë të martën në kuvend, „Mollëkuqja" ju bën ...
Ardit Ramadani
17/03/2022
'Mollëkuqja' ishte në marshin për të drejtat e transgjinorëve në Shkup, Miliq...
Fatos Grubi
29/03/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia