February 22nd, 2024
Maqedonia e Veriut ka marrë 85 pikë nga gjithsej 100 në hulumtimin e Bankës Botërore në lidhje me të drejtat që shteti ua mundëson ose jo grave, edhe atë në disa fusha. Hulumtuesit kryesisht janë marrë me aspektin ligjor ndërsa në këtë drejtim Maqedonia ka dalë relativisht mirë.
Por duhet theksuar se nuk është hulumtuar se sa këto ligje implementohen në praktikë ndërsa ‘Mollëkuqja’ shpesh herë ka alarmuar për ngecje në praktikë të ligjeve që promovojnë barazi gjinore.
Gratë, Biznesi dhe Ligji ose ‘WBL2023’ titullohet publikimi të dhënat e të cilat po i analizojmë. Sipas të cilit, Maqedonia e Veriut ka nevojë për reforma në ligjet që prekin pagat e grave, ligjet që ndikojnë në punën pas lindjes dhe ligjet në lidhje me në masën e pensionimit për gratë.
Vendi ka dalë shumë keq në treguesin e këtij hulumtimi që mat ligjet që prekin pagat e grave, për të përmirësuar këtë, sipas autorëve të hulumtimit, vendi duhet ta bëje të detyrueshëm pagesën e barabartë për punë me të njëjtën vlerë, e cila do t’ju mundësonte grave të punojnë në punë industriale në të njëjtën mënyrë si burrat.
Hulumtuesit kanë përdorë gjithsej tetë indikatorë me 35 pyetje, vendi qëndron më keq në rregullimin ligjor të pagave ose marrëdhënies së punës të grave, rregullimit ligjor të pensionit dhe prindërimit.
Këto janë rezultatet, 100 pikë është maksimumi, "Mollëkuqja" ka vizualizuar të dhënat e të gjitha indikatorëve.
Mesatarja e gjithë këtyre bashkë është 85 pikë nga maksimumi i 100 pikëve. Rezultati i vendit konsiderohet të jetë më i lartë se mesatarja rajonale e hasur në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (84.4) ndërsa rezultati më i lartë i hasur në rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore i përket Qipros me 94.4 pikë.
Hulumtimi "Gratë, Biznesi dhe Ligji" i Bankës Botërore, për nevojat e "Mollekuqja" është përkthyer nga Vesa Sherifi. Ajo aktualisht është e angazhuar në Forumin për Ndryshime në Arsim ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e disa projekteve si aktiviste e shoqërisë civile.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia