October 28th, 2024
Mollëkuqja këtë tetor u bë urë lidhëse ndërmjet grave dhe burrave të intresuar për kancerin e gjirit dhe onkologes Vjollca Skenderi Neziri. Pyetje nga më të ndryshme arritën në adresën e 'Mollëkuqja' ndërkaq ne kësaj rradhe përzgjodhëm tetë prej tyre.
Përgjigjet e mjekes mund t'i ndiqni përmes video-intervistës duke klikuar KËTU. Me shkrim, lexojeni intervistën më poshtë.
Mosha nëntëmbëdhjetë vjeçare nuk është ndonjë moshë shumë e hershme që të fillojë me kontrolle të gjirit, ne zakonisht e rekomandojmë vetëkontrollin e gjirit të bëhet menjëherë pas menstruacioneve në drejtim të akrepave të orës para pasqyrës. Në qoftë se zonja në fjalë në familje ka ndonjë të prekur nga kanceri i gjirit mund lirisht të fillojë të bëjë ehon e parë në këtë moshë, në qoftë se nuk ka anëtarë të sëmurë nga kanceri i gjirit, në qoftë se nuk ka pasur as ndonjë fibraadernomë as ndonjë ndryshim tjetër në gji, nuk ka pranuar terapi hormonale, atëherë ehon e parë të gjirit mund ta lërë ta bëjë diku në moshën 25 vjeçare.
U bë shumë bujë e madhe rreth deodorantëve se mund të jenë kancerogjene, mirëpo shkencërisht nuk është e vërtetuar se deodorantët ndikojnë në paraqitjen e kancerit të gjirit. Sidoqoftë gjithmonë rekomandojmë kur përdoren deodorantët të jenë të verifikuara me qëllim që të mbrohet edhe vetë lëkura e vetë vajzës-gruas që e përdor atë. Lidhja e deodorantëve me kancerin e gjirit shkencërisht nuk është vërtetuar.
Nuk ka një mekanizëm që qindpërqind do ta parandalonte paraqitjen e kancerit të gjirit. Prandaj ne themi se askush nuk është i kursyer që në një fazë të caktuar të jetës të preket nga kanceri i gjirit. Përsëri rekomandojmë, si vajza që është ushqyer shëndetshëm dhe ka çuar në një farë mënyrë jetë të shëndetshme, të gjithë ta praktikojmë këtë mënyrë të të jetuarit. Mirëpo të gjithë kemi rrezikun potencial që të prekemi nga kjo sëmundje, andaj edhe kontrollet e hershme janë shumë të rëndësishme.
Të mitur, kur bisedojmë për të mitur me siguri mendon nën moshën 16 vjeçe. Shkenca ka treguar se kanceri i gjirit nuk i prek vajzat e mitura ose duhet të ketë ndonjë çrregullim të madh gjenetik që të paraqitet. Por nuk është karakteristikë e moshës së mitur kanceri i gjirit, mund të preken vajzat mbi moshën 18 vjeçare, por edhe këto duhet të kenë ndonjë predispozitë familjare, ndonjë mutacion gjenetik. Përndryshe trajtimi i kancerit të gjirit nuk ndikon sipas moshës por ndikon sipas stadit në të cilin gjendet, sipas receptorëve hormonal, sipas receptorëve biologjikë dhe kështu me radhë.
Kanceri i gjirit është sëmundje që trashëgohet prandaj ne themi që vajzat ose gratë të cilat në familjen e tyre një anëtare grua e kanë pasur me kancer të gjirit, kontrollet duhet t’i fillojnë shumë më herët, është mosha 25 vjeçare. Me që shkenca ka vërtetuar se 70 përqind e grave që nuk kanë pasur anamnezë familjare pozitive janë sëmurë nga kanceri i gjirit, kjo do të thotë se nuk është patjetër ata që kanë anëtarë me kancer të gjirit të sëmuren nga kanceri i gjirit, por për ta ditur sigurt këtë duhet të bëhen testime gjenetike për të parë se a ka apo nuk ka mutacione.
Ne vetëkontrollin kur e rekomandojmë qëllimin e kemi që vajzat ta mësojnë konsistencën e gjirit të tyre, me qëllim që edhe këto “ndryshimet e mira” kur t’i palpojnë t’i shohin se nuk i kanë pasur më parë dhe pastaj të shkojnë dhe t’i diagnostikojnë të njëjtat. Ç’është dallimi? Dallimi në mes gungave të mira kushtimisht dhe kancerit të gjirit nuk është shumë i dukshëm, të njëjtat mund të diagnostikohen përmes mjeteve diagnostikuese si që është eho e gjirit, mamografia ose rezonanca magnetike. Prandaj gjithmonë kur në gji palpohet diçka që nuk është palpuar më herët është mirë të konsultohet mjeku.
Gjithmonë sipas shkencës, obeziteti ose mbipesha është e lidhur me rrezikun e shtuar për tu paraqitur kanceri i gjirit dhe kjo si pasojë e asaj se në indin dhjamor tajohet një pjesë shtesë e hormonit të estrogjenit, prandaj vajzat që kanë mbipeshë janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit, dhe në qoftë se nuk mund ta rregullojnë mbipeshën për arsye të ndryshme mjekësore ose jomjekësore të njëjtat duhet në rregull t’i bëjnë kontrollet rutinore edhe skriningun.
Pacient mashkull me kancer në gji e kam pasur një, për fat të mirë është, gjithçka është në rregull, kanceri i gjirit është i rrallë te gjinia mashkullore. Statistikat tregojnë se 1 në 1 mijë është dallimi mes djemve dhe vajzave, është i rrallë si paraqitje, por mund të paraqitet edhe te meshkujt. Trajtimi nuk dallon, protokollet janë të njëjta të trajtimit.
Përgatiti: Ekipi i Mollëkuqja.
Tags:
kanceri i gjiritPërmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia