pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-05-17t165945.949.png

Asnjë fjalë nga politikanët e Maqedonisë për ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

CEO

May 17th, 2024

Asnjë fjalë për ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë nga ana e liderëve të partive politike parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Asgjë në lidhje me këtë nuk gjetëm as në profilin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Vetëm kryetarja e Partisë Liberale Demokratike, Monika Zajkova në profilin e saj në “Fejsbuk” ka shkruar se do të luftojë për të drejta të barabarta për të gjithë, “kemi shumë punë për të bërë në këtë drejtim.” Shkruan Zajkova.

Vendi sapo përfundoi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Të gjithë liderët e partive politike parlamentare janë shprehur se janë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Mollëkuqja” ju rikujton politikanëve të vendit se BE-ja qëndron fuqishëm kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. BE-ja gjithashtu luan rol të rëndësishëm për promovimin e të drejtave LGBTQ+.

Bashkimi Evropian gjithashtu lufton homofobinë, bifobinë dhe transfobinë përmes instrumentave të ndryshme ligjore, financiare dhe politike. BE-ja ka përgjegjësi për t’i mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që identifikohen si pjesë e komunitetit LGBTQ+.

Për shembull, Karta e të Drejtave Themelore të BE-së ndalon në mënyrë eksplicite diskriminimin e bazuar në orientimin seksual. Përveç kësaj, BE-ja ka prezantuar disa politika dhe legjislacione për të trajtuar homofobinë dhe për të promovuar barazinë për të gjithë.

Kësisoj, “Mollëkuqja” konstaton se përmendja dhe shfrytëzimi i Bashkimit Evropian nga ana e partive politike gjatë ciklit zgjedhor ka qenë vetëm për pikë politike. Përkatësisht, partitë s’e kanë me gjithë mend kur flasin për anëtarësimin në BE.

“Mollëkuqja” është e shqetësuar për faktin që në sallat e pushtetit tema për komunitetin LGBTQ+ injorohet dhe trajtohet si çështje e mbyllur ndërkohë që pjesëtarë të këtij komuniteti në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përballen me diskriminim në të gjitha sferat e jetës.

Ne në “Mollëkuqja” sot reflektojmë mbi rezistencën e përbashkët dhe kërkojmë liri për personat që nuk kanë mundësi të lirohen nga presioni familjar dhe shoqëror, liri për të qenë ata që janë dhe për të jetuar, ashtu siç ata kanë zgjedhur të jetojnë.

Homofobia i referohet frikës, mospëlqimit ose urrejtjes irracionale ndaj individëve LGBTQ+. Të gjithë na takon të punojmë që kjo frikë dhe mospëlqim të jetë sa më pak prezente në shoqërinë tonë. Andaj, ne ju bëjmë thirrje politikanëve dhe politikbërësve që t’i bashkëngjiten luftës tonë për barazi të plotë.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia