pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-07-13t105739.568.png

Aplikacionet që përdoren për të evidentuar ciklin menstrual po i vënë gratë në rrezik

N'THELB

July 13th, 2024

Një studim i ri ka zbuluar se aplikacionet që përdoren për të evidentuar ciklin dhe shëndetin menstrual, po i vënë gratë në rrezik duke i detyruar ato që të japin të dhëna shumë të ndjeshme, të cilat më pas po keqpërdoren.

Studimi shqyrtoi politikat e privatësisë dhe ndarjen e sigurisë në bazë të të dhënave në 20 prej aplikacioneve më të njohura të këtij lloji, të cilat zakonisht përdoren për të ndihmuar gratë të mbeten shtatzënë.

Ai gjeti një mori praktikash të dobëta të menaxhimit të të dhënave, duke përfshirë disa aplikacione që nuk kanë një funksion fshirjeje, madje edhe për informacione shumë personale si ciklet menstruale dhe abortet, shkruan BBC News.

“Ndërsa aplikacionet e shëndetit riprodhues janë jetike për menaxhimin e shëndetit të grave në mbarë botën, përfitimet e tyre aktualisht po minohen nga çështjet e privatësisë dhe sigurisë”, tha për BBC autorja kryesore e studimit, Dr Ruba Abu-Salma, nga King’s College në Londër.

“Keqadministrimi ose nxjerrja e të dhënave të shëndetit riprodhues mund të çojë në pasoja të tmerrshme, ku shantazhi, diskriminimi dhe dhuna janë ndër më të këqijat,” shtoi ajo.

Çështja e të dhënave të shëndetit riprodhues është veçanërisht e ndjeshme në SHBA pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar të drejtën kushtetuese për abort.

Disa ekspertë të privatësisë janë të shqetësuar se të dhënat nga aplikacionet e gjurmimit të menstruacioneve mund të përdoren për të ndjekur penalisht këdo që kërkon të ndërpresë shtatzëni.

Të dhënat e kërkuara nga aplikacionet tregojnë detaje të aktivitetit seksual, kontracepsionit dhe përcjelljen e fillimit dhe kryerjes së ciklit menstrual – me disa që kërkojnë informacione edhe për abortin.

Hulumtimi arrin në përfundimin se “në shumë raste” autoritetet ligjore dhe të sigurisë mund të kenë qasje në këto të dhëna dhe t’i ndjekin gratë penalisht.

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia