black-&-white-aesthetic-modern-fashion-photo-collage-instagram-post-(1440--550-px)-(2).png

Agona Çupi në "Llafe Grash": Është thyer stereotipi, dirigjimi nuk është më profesion vetëm i burrave

N'THELB

February 7th, 2024

E ftuar në "Llafe Grash", dirigjentja Agona Çupi ka folur për profesionin e saj si dirigjente, duke theksuar që i njëjti vazhdon të dominohet nga burrat, por që sipas asaj, stereotipi vetëm se është thyer.

"Tani është thyer stereotipi që dirigjimi është profesion i burrave, me shumë konferenca, me shumë përpjekje, me shumë filma. Është bërë aktuale tema, dhe përderisa tema aktualizohet gjysmën e luftës e ka të humbur problematika që shfaqet", thekson Çupi.

Ajo ka folur edhe për momentin kur ka vendosur për t'u bërë nënë dhe gatishmërinë e një gruaje për të lindur dhe rritur fëmijë.

"Vjen një moment që thua unë dua, dhe ky është momenti kur duhet. Me fëmijën vijnë shumë sakrifica, shumë momente të vështira, shumë sfida. Dhe nuk e di nëse pastaj nëna ka durimin t'i kalojë, ose fuqinë t'i kalojë, nëse nuk është plotësisht vendimi i saj momenti se kur dëshiron të bëhet nënë", thekson Çupi.

Ajo ka folur edhe për balansin mes profesionit dhe jetës personale, si dhe ndihmën për të cilën një grua ka nevojë kur vendos të bëhet nënë.

Rita Behadini

Rita Behadini

Rita Behadini është moderatore, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave. Ajo ka kryer studimet për "Biznes dhe Ekonomi" në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjatë studimeve Rita themeloi klubin studentor feminist, nga ku dhe lindi pasioni i saj për të avokuar për të drejtat e grave. Gjatë po asaj kohe ajo u punësua si gazetare në Portalb, për të vazhduar më pas për katër vite karrierën e saj në televizionin Alsat të Maqedonisë. Puna e saj si gazetare është e orientuar në të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Aktivizmin e saj Rita e vazhdoi duke themeluar Qendrën për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja", ku aktualisht ushtron detyrën e presidentes.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia