Në sistemin kombëtar shëndetësor “Termini im” do të futet rubrika “Shëndeti i grave”, ku do të futen të gjitha raportet nga ekzaminimet gjinekologjike, eko e gjirit si dhe mamografia.
Kjo u bë e ditur dje nga kryetari i Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë së Veriut, doktor Goran Dimitrov.
Me kërkesën tonë në dosjen elektronike të pacientes do t’i shtohet seksion i veçantë i quajtur “Shëndeti i gruas”, ku mjeku që e ekzaminon pacientin mund të shohë në një vend raportet nga ekzaminimet gjinekologjike, ekzaminimet e gjirit, eko dhe mamografi”
Goran Dimitrov
Mjekët dje me rastin e Javës kundër kancerit të qafës së mitrës thanë se sipas të dhënave të viteve të fundit nga 100 mijë gra në vit, 20-21 sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, që është përqindje e lartë.
Ndërgjegjësimi i publikut për vaksinim ndaj HPV-së te vajzat dhe gratë është më se i nevojshëm sipas mjekëve. Ndërsa profesoresha Aleksandra Grozdanovska theksoi se ka shumë dezinformata në lidhje me këto vaksina.
Burimi: SDK