{"id":10355,"date":"2023-04-19T11:44:53","date_gmt":"2023-04-19T11:44:53","guid":{"rendered":"https:\/\/mollekuqja.mk\/?p=10355"},"modified":"2025-02-27T11:45:52","modified_gmt":"2025-02-27T11:45:52","slug":"sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/","title":{"rendered":"Sindromi &#8220;Andrew Tate&#8221;, si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut?"},"content":{"rendered":"<p>Vitet e fundit, q\u00eb me ardhjen e\u00a0<strong>Donald Trumpit<\/strong>\u00a0n\u00eb pushtet n\u00eb ShBA, prezenca mediale e figurave t\u00eb z\u00ebshme t\u00eb ideologjive t\u00eb djathta ka marr\u00eb nj\u00eb hov t\u00eb madh. Nd\u00ebr mend mund t\u00eb na vijn\u00eb personazhe si\u00a0<a href=\"https:\/\/en.wikipedia.org\/wiki\/Jordan_Peterson\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Jordan Peterson<\/a>,\u00a0<a href=\"https:\/\/en.wikipedia.org\/wiki\/Ben_Shapiro\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Ben Shapiro,<\/a>\u00a0vet\u00eb Donald Trump, e s\u00eb fundmi, nj\u00eb personazh si\u00a0<a href=\"https:\/\/en.wikipedia.org\/wiki\/Andrew_Tate\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Andrew Tate<\/a>. Gjer para disa muajve mund t\u00eb thuhet madje q\u00eb ishte pothuajse e pamundur q\u00eb mos t\u00eb shihje nj\u00eb\u00a0<em>reel\u00a0<\/em>ose\u00a0<em>tiktok<\/em>\u00a0t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit me \u00e7do hapje t\u00eb rrjeteve sociale, e rrjedhimisht prej prezenc\u00ebs s\u00eb tij \u201ct\u00eb pashmangshme\u201d edhe shp\u00ebrndarja dhe p\u00ebrhapja e ideve t\u00eb tij, himnizimi i figur\u00ebs s\u00eb tij, ishte edhe kjo e pashmangshme. Mir\u00ebpo, ku jan\u00eb p\u00ebrhapur k\u00ebto ide? Statistika t\u00eb shumta tregojn\u00eb q\u00eb 25% e p\u00ebrdoruesve t\u00eb aplikacionit TikTok jan\u00eb nga mosha 10-19 vje\u00e7, nd\u00ebrsa rreth 10% t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb Instagramit jan\u00eb mes mosh\u00ebs 13-17 vje\u00e7. K\u00ebto jan\u00eb rrjetet sociale ku figura e Andrew Tate-it \u00ebsht\u00eb m\u00eb pranishme, dhe k\u00ebto rrjete sociale arrijn\u00eb numra rekord p\u00ebr nga p\u00ebrdorimi: n\u00eb Instagram, rreth 17.6 milion or\u00eb t\u00eb\u00a0<em>reelsave<\/em>\u00a0shihen p\u00ebrdit\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb TikTok njer\u00ebzit bot\u00ebrisht shpenzojn\u00eb rreth 200 milion or\u00eb p\u00ebrdit\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb shifra marramend\u00ebse e nj\u00ebkoh\u00ebsisht, e tregojn\u00eb qart\u00eb cenueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb rinjve, posa\u00e7\u00ebrisht edhe moshave t\u00eb mitura, p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtij ndikimi. Un\u00eb jap m\u00ebsim n\u00eb paralele nga klasa e 5-t\u00eb gjer n\u00eb t\u00eb 9-t\u00ebn dhe nuk ekzagjeroj aspak kur them q\u00eb n\u00eb \u00e7donj\u00ebr\u00ebn prej klasave, shpeshher\u00eb jan\u00eb hapur tema dhe diskutime p\u00ebr figur\u00ebn e Andrew Tate-it: her\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cArsimtar, Andrew Tate-i i mban duart n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb\u00a0<em>dhe ma kan\u00eb treguar m\u00ebnyr\u00ebn si i mban ai duart<\/em>\u201d ose shum\u00eb her\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cArsimtar, Andrew Tate-i thot\u00eb\u00a0<em>k\u00ebshtu<\/em>, ose\u00a0<em>ashtu<\/em>.\u201d<\/p>\n<h5><strong>Por \u00e7far\u00eb thot\u00eb Andrew Tate-i?<\/strong><\/h5>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull nuk do t\u00eb hy n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb krejt ideve dhe q\u00ebndrimeve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ai pasi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta dhe prekin tema q\u00eb nga faj\u00ebsimi i personave me fatkeq\u00ebsi ekonomike, faj\u00ebsimi i personave me s\u00ebmundje psikologjike, p\u00ebrligjja e krimeve e shum\u00eb t\u00eb tjera. Por meq\u00eb\u00a0<em>Moll\u00ebkuqja<\/em>\u00a0trajton kryesisht \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sfer\u00ebs gjinore, do t\u00eb p\u00ebrqendrohem pak te disa fjal\u00eb q\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb raport me femrat:<\/p>\n<p>\u201c<em>Mendoj q\u00eb grat\u00eb i p\u00ebrkasin burrave<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>\u201c<em>Burrat mund t\u00eb tradhtojn\u00eb, por grat\u00eb jo. Nuk \u00ebsht\u00eb seksiz\u00ebm \u2013 \u00ebsht\u00eb realiteti.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cSi u lejohet grave t\u00eb vozisin? As po dua t\u00eb b\u00ebhem seksist, por me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si u lejohet t\u00eb vozisin?\u201d<\/em><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht k\u00ebto shprehje jan\u00eb shum\u00eb seksiste dhe sigurisht nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet. \u00c7far\u00eb shpesh ndodh n\u00eb paraqitjet e Andrew Tate-it online \u00ebsht\u00eb nj\u00eb<strong>\u00a0objektivizim i past\u00ebr i figur\u00ebs s\u00eb gruas n\u00eb shoq\u00ebri<\/strong>\u00a0\u2013 ajo duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn sundimin e burrit, duhet \u201c<em>t\u2019i bindet burrit<\/em>\u201d sipas vet\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tij. Burri pra sipas tij, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb lufton, ai q\u00eb drejton bot\u00ebn, gruaja nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb bindet dhe ajo q\u00eb b\u00ebn \u00e7far\u00ebdo i thuhet nga burri. K\u00ebsi idesh p\u00ebrhapen n\u00eb rinin\u00eb e bot\u00ebs, k\u00ebsi idesh q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb mend\u00ebsit\u00eb dhe qasjet e raporteve nd\u00ebrgjinore e kjo \u00ebsht\u00eb sigurisht di\u00e7ka q\u00eb i p\u00ebrshtatet personaliteteve mashkullore q\u00eb ndihen t\u00eb rrezikuar nga prezenca e femrave n\u00eb bot\u00eb dhe nga trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me ta. Kjo qasje luan edhe me perceptimet q\u00eb shpesh p\u00ebrhapen nga dogmat abrahamike e q\u00eb e ushqejn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Djemt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rriten me nj\u00eb ide: q\u00eb femrat, gruaja n\u00eb t\u00eb ardhmen, \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb pasuri e tij me t\u00eb cil\u00ebn ai mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb, duke ia zhdukur k\u00ebshtu individualitetin dhe njer\u00ebzin\u00eb q\u00eb e ka t\u00eb drejt\u00eb \u00e7do qenie n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr kjo sjell edhe nj\u00eb tjet\u00ebr pasoj\u00eb: nxitje e nj\u00eb lufte mes gjinive dhe nj\u00eb urrejtjeje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg respektimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb tipareve t\u00eb \u00e7do njeriu. \u00cbsht\u00eb e ngjashme me situat\u00ebn q\u00eb krijohet me feminizmin radikal, thjesht nga ana tjet\u00ebr \u2013 nj\u00eb \u201cmaskuliz\u00ebm radikal,\u201d e si \u00e7do gj\u00eb radikale, as kjo nuk p\u00ebrfshin n\u00eb vete lirin\u00eb, pranimin dhe respektin, por p\u00ebrkundrazi nxit p\u00ebr\u00e7arje, dominim t\u00eb nj\u00eb pale ndaj tjetr\u00ebs dhe shtypje. Kjo \u00ebsht\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht e rrezikshme kur vendoset n\u00eb kontekstin e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve, t\u00eb cil\u00ebt ende nuk kan\u00eb krijuar raporte t\u00eb sh\u00ebndetshme me konceptet nd\u00ebrgjinore, me konceptin e liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta. F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb si sfungjer q\u00eb thith gjith\u00e7ka p\u00ebrreth, e kur sfungjeri thith llum, vet\u00ebm llum do t\u00eb nxjerr\u00eb.<\/p>\n<p>Nxjerrja e k\u00ebtij llumi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb q\u00eb me siguri do t\u00eb ndihet n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb, jo ve\u00e7 tonat, por edhe ato bot\u00ebrore. Radikalizimi i meshkujve q\u00eb t\u00eb ri, detyrimisht q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb edhe qasje radikale edhe n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb pjekur, do t\u00eb sjell dhun\u00eb, sulme dhe objektivizim, akte q\u00eb edhe p\u00ebrpara k\u00ebsaj p\u00ebrhapjeje t\u00eb maskulizmit radikal, kan\u00eb qen\u00eb fort t\u00eb pranishme.\u00a0<strong>Pranimi dhe p\u00ebrhapja e k\u00ebtyre ideve ve\u00e7 mund t\u00eb shtyj\u00eb n\u00eb akte m\u00eb t\u00eb shumta e m\u00eb t\u00eb dhunshme, n\u00eb nj\u00eb dhun\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur e m\u00eb t\u00eb pranuar<\/strong>. E nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb sjell\u00eb edhe nj\u00eb kund\u00ebrreagim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, sigurisht edhe k\u00ebto t\u00eb formave radikale. Nj\u00eblloj, m\u00eb rastis shpesh q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj vajza t\u00eb klasave fillore q\u00eb t\u00eb debatojn\u00eb fort dhe agresivisht me k\u00ebto ide me nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb punoj, e \u00e7far\u00eb pra mund t\u00eb nxjerrin n\u00eb pjekuri k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb kur t\u00eb rriten? Q\u00eb meshkujt jan\u00eb armiqt\u00eb, nuk na e duan t\u00eb mir\u00ebn dhe duan t\u00eb na shtypin. \u00c7do radikaliz\u00ebm pra lind nj\u00eb radikaliz\u00ebm tjet\u00ebr, e sado mund t\u2019i p\u00eblqej\u00eb dikujt nj\u00eb form\u00eb e till\u00eb radikale (se mund t\u2019i p\u00ebrshtatet me d\u00ebshirat p\u00ebr pushtet, p\u00ebrfitim, apo shfaj\u00ebsim t\u00eb vetes) duhet t\u00eb pyesim a i p\u00eblqen e nj\u00ebjta pal\u00ebs tjet\u00ebr, e kjo pal\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb gjysma tjet\u00ebr e krejt popullsis\u00eb s\u00eb bot\u00ebs! K\u00ebt\u00eb artikull mund ta lexojn\u00eb edhe persona q\u00eb mendojn\u00eb se kjo qenka nj\u00eb nxitje e feminizmit radikal nga ana ime, ose q\u00eb dua ta humbas \u201cfuqin\u00eb mashkullore\u201d me k\u00ebto fjal\u00eb. Jo. Ajo q\u00eb un\u00eb dua t\u00eb nxis \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frym\u00eb m\u00eb pranuese, nj\u00eb frym\u00eb ku secili e ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron dhe beson, por pa i penguar njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb, pa e marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb sjellje, parime dhe besime t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb mendojn\u00eb dhe t\u00eb besojn\u00eb ndryshme, e p\u00ebrderisa fryma e Andrew Tate-it \u00ebsht\u00eb e till\u00eb \u2013 nj\u00eb frym\u00eb q\u00eb nxit vendimmarrje p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzish pa i marr\u00eb ata n\u00eb pyetje, sigurisht q\u00eb do ta mohoj dhe do ta luftoj k\u00ebt\u00eb frym\u00eb. Pyeteni veten, a do t\u00eb kishit dashur q\u00eb dikush t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si visheni? N\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb hani? N\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb besoni dhe mendoni? N\u00eb d\u00ebshirat dhe \u00ebndrrat q\u00eb i keni? N\u00ebse thua \u201cjo,\u201d le t\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt s\u2019do ta donin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ane ama, un\u00eb do t\u00eb argumentoj edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me maskulizmin dhe figur\u00ebn e\u00a0<strong>Andrew Tate-it<\/strong>. Si nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb paraqitet si mashkull i suksessh\u00ebm, i pasur, i pushtetsh\u00ebm dhe i fuqish\u00ebm, shum\u00eb meshkuj e marrin at\u00eb si nj\u00eb figur\u00eb shembullore p\u00ebr t\u2019u ndjekur, p\u00ebr \u201ct\u2019u b\u00ebr\u00eb si ai.\u201d N\u00eb sip\u00ebrfaqe kjo mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u201can\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d: nxitjen e meshkujve q\u00eb t\u2019i ndjekin synimet e tyre p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb till\u00eb \u2013 t\u00eb pasur, t\u00eb fuqish\u00ebm e t\u00eb pushtetsh\u00ebm, por fillimisht, duke e bashkuar me retorik\u00ebn anti-liberale kjo b\u00ebhet e rrezikshme p\u00ebr nj\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb hapur dhe kolektive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, e s\u00eb dyti, besoj fort se mund t\u00eb nxis\u00eb paraqitjen e nj\u00eb sindrome\u00a0<em>Raskolnikov\u00a0<\/em>te shum\u00eb meshkuj. Mund ta rikujtojm\u00eb figur\u00ebn e Raskolnikovit si ai q\u00eb mendonte se bota padrejt\u00ebsisht i kishte dh\u00ebn\u00eb sukses t\u00eb tjer\u00ebve, e jo atij q\u00eb i kishte\u00a0<em>t\u00ebr\u00eb ato veti pozitive<\/em>, e rrjedhimisht kryen akte t\u00eb dhunshme p\u00ebr ta arritur at\u00eb sukses q\u00eb ka qen\u00eb i pakapsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Mir\u00ebpo n\u00eb fund, Raskolnikovi e kupton q\u00eb ato akte nuk jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb akte t\u00eb tij, nuk jan\u00eb akte q\u00eb ai mund t\u2019i pranoj\u00eb dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb aq pashpirt si\u00e7 mendonte n\u00eb fillim t\u00eb romanit \u2013 pra Raskolnikovi e kupton q\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb natyra e tij. Di\u00e7ka e ngjashme mund t\u2019i ndodh\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb: duke menduar se kan\u00eb \u00e7do tipar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm e t\u00eb pasur si Andrew Tate-i, por duke d\u00ebshtuar nga rrethana t\u00eb llojllojshme, mund t\u00eb paraqitet nj\u00eb faj\u00ebsim i fuqish\u00ebm i bot\u00ebs, i shoq\u00ebris\u00eb, i\u00a0<em>matriksit<\/em>, si\u00e7 e thot\u00eb Andrew Tate. Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb \u00e7on n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, n\u00eb urrejtje ndaj \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb i duket se e ka penguar at\u00eb person t\u00eb arrij\u00eb sukseset, urrejtje ndaj grupeve t\u00eb posa\u00e7me (femrave posa\u00e7\u00ebrisht), urrejtje ndaj bot\u00ebs (matriksit). Un\u00eb besoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje aspak e sh\u00ebndetshme ndaj bot\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb dhe vetes. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb qasje q\u00eb krijon dhun\u00eb (ndaj vetes e t\u00eb tjer\u00ebve \u2013 psikologjike e ndoshta fizike) n\u00eb rast d\u00ebshtimi, a krijon arroganc\u00eb dhe totalitariz\u00ebm n\u00eb rast suksesi. \u00cbsht\u00eb e pash\u00ebndetshme p\u00ebr djemt\u00eb e ri q\u00eb t\u00eb rriten me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb t\u00eb barazimit t\u00eb suksesit kapitalist me vler\u00ebn njer\u00ebzore. Nuk t\u00eb b\u00ebn paraja njeri, a d\u00ebshtimi ekonomik, politik a shoq\u00ebror, nuk t\u00eb b\u00ebn m\u00eb pak njeri.<\/p>\n<h5><strong>E \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb at\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/h5>\n<p>Fillimisht duhet ta pyesim veten n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb donim q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb till\u00eb. T\u2019i rikujtojm\u00eb maksim\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb njohur si\u00a0<strong><em>The Golden Rule<\/em>\u00a0(Rregulli i Art\u00eb):\u00a0<em>mos ia b\u00ebj tjetrit at\u00eb q\u00eb s\u2019do t\u00eb doje t\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb ty.<\/em>\u00a0<\/strong>N\u00ebse nuk do t\u00eb doje q\u00eb ty t\u00eb t\u2019i ndalojn\u00eb m\u00ebnyrat se si jeton, p\u00ebrse do t\u00eb doje q\u00eb t\u2019i ndalohen t\u00eb tjer\u00ebve? E s\u00eb dyti, duhet t\u00eb largohemi nga tendencat q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjigjet e thjeshta p\u00ebr dilemat q\u00eb mund t\u2019i kemi vet\u00eb. Andrew Tate, nj\u00ebjt\u00eb si shum\u00eb figura t\u00eb tjera publike t\u00eb k\u00ebsaj natyre, na duken disa her\u00eb si shp\u00ebtimtar\u00eb, si ata q\u00eb kan\u00eb zgjidhje p\u00ebr \u00e7do problem tonin ose t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, por sigurisht q\u00eb kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Duhet ta marrim nis\u00ebm q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjemi vet\u00eb pyetjeve tona, t\u00eb arsyetojm\u00eb, t\u00eb mendojm\u00eb, e t\u00eb arrijm\u00eb\u00a0<em>n\u00eb p\u00ebrgjigjet tona<\/em>, e jo thjesht t\u2019i marrim p\u00ebrgjigjet e gatshme t\u00eb disa individ\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Duhet pra, ta kthejm\u00eb llup\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes jo ve\u00e7 ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, por edhe ndaj vetes. Duke qen\u00eb pak m\u00eb kritik\u00eb ndaj vetes do m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb shohim sa e llojllojshme dhe e nd\u00ebrlikuar \u00ebsht\u00eb kjo bot\u00eb e mrekullueshme, dhe do m\u00ebsojm\u00eb ta gjykojm\u00eb m\u00eb pak e ta pranojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>KY SHKRIM \u00cbSHT\u00cb SHKRUAR EKSKLUZIVISHT P\u00cbR\u00a0<a href=\"\/mk\/www.mollekuqja.html\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">MOLLEKUQJA.MK<\/a>. T\u00cb DREJTAT E PUBLIKIMIT I KAN\u00cb VET\u00cbM\u00a0MOLLEKUQJA.MK DHE AUTORI, SIPAS MARR\u00cbVESHJES MES TYRE.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/h5>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vitet e fundit, q\u00eb me ardhjen e\u00a0Donald Trumpit\u00a0n\u00eb pushtet n\u00eb ShBA, prezenca mediale e figurave t\u00eb z\u00ebshme t\u00eb ideologjive t\u00eb djathta ka marr\u00eb nj\u00eb hov t\u00eb madh. Nd\u00ebr mend mund t\u00eb na vijn\u00eb personazhe si\u00a0Jordan Peterson,\u00a0Ben Shapiro,\u00a0vet\u00eb Donald Trump, e s\u00eb fundmi, nj\u00eb personazh si\u00a0Andrew Tate. Gjer para disa muajve mund t\u00eb thuhet madje q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":18,"featured_media":10356,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[36,135,156],"class_list":["post-10355","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pasoja","tag-barazia-gjinore","tag-kolumne","tag-rinia"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.7 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sindromi &quot;Andrew Tate&quot;, si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut? - Moll\u00ebkuqja<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sindromi &quot;Andrew Tate&quot;, si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut? - Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vitet e fundit, q\u00eb me ardhjen e\u00a0Donald Trumpit\u00a0n\u00eb pushtet n\u00eb ShBA, prezenca mediale e figurave t\u00eb z\u00ebshme t\u00eb ideologjive t\u00eb djathta ka marr\u00eb nj\u00eb hov t\u00eb madh. Nd\u00ebr mend mund t\u00eb na vijn\u00eb personazhe si\u00a0Jordan Peterson,\u00a0Ben Shapiro,\u00a0vet\u00eb Donald Trump, e s\u00eb fundmi, nj\u00eb personazh si\u00a0Andrew Tate. Gjer para disa muajve mund t\u00eb thuhet madje q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-04-19T11:44:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-02-27T11:45:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"532\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Ilir Saliu\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Ilir Saliu\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 \u043c\u0438\u043d\u0443\u0442\u0438\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Ilir Saliu\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/11806b20d3a1c9a8c33c1057326af8d2\"},\"headline\":\"Sindromi &#8220;Andrew Tate&#8221;, si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut?\",\"datePublished\":\"2023-04-19T11:44:53+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-27T11:45:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/\"},\"wordCount\":2037,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/02\\\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png\",\"keywords\":[\"barazia gjinore\",\"kolumn\u00eb\",\"rinia\"],\"articleSection\":[\"pasoja\"],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/\",\"name\":\"Sindromi \\\"Andrew Tate\\\", si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut? - Moll\u00ebkuqja\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/02\\\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png\",\"datePublished\":\"2023-04-19T11:44:53+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-27T11:45:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/02\\\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/02\\\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png\",\"width\":1440,\"height\":532},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sindromi &#8220;Andrew Tate&#8221;, si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"Moll\u00ebkuqja\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/11806b20d3a1c9a8c33c1057326af8d2\",\"name\":\"Ilir Saliu\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Ilir Saliu\"},\"description\":\"Ilir Saliu \u00ebsht\u00eb demonstrator n\u00eb katedr\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Let\u00ebrsis\u00eb pran\u00eb Universitetit \\\"Sh\u00ebn Cirili dhe Metodi\\\" e nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe profesor i gjuh\u00ebs shqipe dhe let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb nivelin e mes\u00ebm arsimor. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin universitet ndjek edhe studimet post-diplomike n\u00eb drejtimin: Let\u00ebrsi shqiptare dhe studime kulturologjike. Ka punuar si moderator dhe gazetar n\u00eb emisionin e m\u00ebngjesit \\\"Dit\u00eb e Re\\\" n\u00eb Televizionin \\\"Alsat\\\" dhe merr pjes\u00eb aktivisht n\u00eb organizime t\u00eb karakterit kulturor dhe shoq\u00ebror.\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/author\\\/ilir_saliu\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sindromi \"Andrew Tate\", si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut? - Moll\u00ebkuqja","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/","og_locale":"mk_MK","og_type":"article","og_title":"Sindromi \"Andrew Tate\", si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut? - Moll\u00ebkuqja","og_description":"Vitet e fundit, q\u00eb me ardhjen e\u00a0Donald Trumpit\u00a0n\u00eb pushtet n\u00eb ShBA, prezenca mediale e figurave t\u00eb z\u00ebshme t\u00eb ideologjive t\u00eb djathta ka marr\u00eb nj\u00eb hov t\u00eb madh. Nd\u00ebr mend mund t\u00eb na vijn\u00eb personazhe si\u00a0Jordan Peterson,\u00a0Ben Shapiro,\u00a0vet\u00eb Donald Trump, e s\u00eb fundmi, nj\u00eb personazh si\u00a0Andrew Tate. Gjer para disa muajve mund t\u00eb thuhet madje q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/","og_site_name":"Moll\u00ebkuqja","article_published_time":"2023-04-19T11:44:53+00:00","article_modified_time":"2025-02-27T11:45:52+00:00","og_image":[{"width":1440,"height":532,"url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png","type":"image\/png"}],"author":"Ilir Saliu","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Ilir Saliu","Est. reading time":"8 \u043c\u0438\u043d\u0443\u0442\u0438"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/"},"author":{"name":"Ilir Saliu","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/11806b20d3a1c9a8c33c1057326af8d2"},"headline":"Sindromi &#8220;Andrew Tate&#8221;, si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut?","datePublished":"2023-04-19T11:44:53+00:00","dateModified":"2025-02-27T11:45:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/"},"wordCount":2037,"publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png","keywords":["barazia gjinore","kolumn\u00eb","rinia"],"articleSection":["pasoja"],"inLanguage":"mk-MK"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/","name":"Sindromi \"Andrew Tate\", si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut? - Moll\u00ebkuqja","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png","datePublished":"2023-04-19T11:44:53+00:00","dateModified":"2025-02-27T11:45:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"mk-MK","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"mk-MK","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/#primaryimage","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/ded3a64d1e9acad7c8e2ec348703879b.png","width":1440,"height":532},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/sindromi-andrew-tate-si-mund-te-ndikoje-te-te-rinjte-ne-maqedonine-e-veriut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sindromi &#8220;Andrew Tate&#8221;, si mund t\u00eb ndikoj\u00eb te t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","name":"Moll\u00ebkuqja","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"mk-MK"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization","name":"Moll\u00ebkuqja","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"mk-MK","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","width":512,"height":512,"caption":"Moll\u00ebkuqja"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/11806b20d3a1c9a8c33c1057326af8d2","name":"Ilir Saliu","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"mk-MK","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","caption":"Ilir Saliu"},"description":"Ilir Saliu \u00ebsht\u00eb demonstrator n\u00eb katedr\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Let\u00ebrsis\u00eb pran\u00eb Universitetit \"Sh\u00ebn Cirili dhe Metodi\" e nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe profesor i gjuh\u00ebs shqipe dhe let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb nivelin e mes\u00ebm arsimor. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin universitet ndjek edhe studimet post-diplomike n\u00eb drejtimin: Let\u00ebrsi shqiptare dhe studime kulturologjike. Ka punuar si moderator dhe gazetar n\u00eb emisionin e m\u00ebngjesit \"Dit\u00eb e Re\" n\u00eb Televizionin \"Alsat\" dhe merr pjes\u00eb aktivisht n\u00eb organizime t\u00eb karakterit kulturor dhe shoq\u00ebror.","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/author\/ilir_saliu\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/users\/18"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10355"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10355\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10357,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10355\/revisions\/10357"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}