Tunizia është shteti i parë në botën arabe që ka caktuar një grua për kryeministre. Presidenti i shtetit Kais Saied ka deklaruar publikisht që ky rol i është besuar Naja Bouden Romdhane.
Është hera e parë në historinë e Tunizisë që një grua të drejtojë një qeveri. Është nder për Tunizinë dhe të gjitha gratë tuniziane
Kais Saied, President i Tunizisë
Saied deklaroi se ky vendim nderon gratë e vendit të tij. Sipas tij, Tunizia “ka humbur shumë kohë”, andaj ai kërkoi nga kryeministrja e re 63 vjeçare që menjëherë të fillojë me formimin e kabinetit. Romdhane ka shërbyer në Ministrinë e Arsimit të Lartë një dekadë më parë, në vitin 2011.
Shtetet arabe shumë rrallë kanë gra në pozitat e larta politike. Qeveria e re duhet të marrë masa të shpejta për të kërkuar përkrahje financiare për buxhetin dhe borxhet, pasi marrja pothuajse e plotë e pushtetit nga presidenti në korrik i pezulloi bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, shkruan CNN.
Tunizia është përballur me rritje të numrit të rasteve me Covid-19, zemërim të publikut për mosfunksionimin politik dhe vështirësitë ekonomike. Qindra njerëz dolën rrugëve në kryeqytetit në fundjavën e kaluar për të protestuar kundër veprimit të presidentit për t’i dhënë kompetenca vetes