Vetëm një e treta e institucioneve publike në Maqedoninë e Veriut kanë gra në pozitat e drejtoreshës, ushtrueses së detyrës të drejtorit apo zëvendësdrejtor, tregoi raport i ri i Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve.
Nga gjithsej 252 institucione që janë analizuar, dallimi më i madh gjinor ekziston në ndërmarrjet publike, ku 95% e drejtorëve janë burra, ndërsa gratë janë të vetmet më të përfaqësuara se burrat në pozitat e drejtorëve në institucionet e mbrojtjes sociale.
Në organet rregullatorë, nga 6 institucione që iu përgjigjën kërkesave për qasje të lirë në informacione të karakterit publik, të gjitha drejtohen nga burra dhe e njëjta situatë është në 5 qendrat korrektuese ndëshkuese që dërguan të dhëna.
Infografiku i mëposhtëm tregon pasqyrën reale se si është përfaqësimi gjinor në këto institucione.
Burimi: Radio Mof