Në Gostivar sot filloi shpërndarja e 100 kuponëve për mamografi dhe kontroll të gjirit falas

Njëqind kupon për mamografi dhe kontroll falas të gjirit do të shpërndahen nga komuna e Gostivarit. Ky aksion ka filluar nga sot ndërsa marrja e kuponit mund të bëhet çdo ditë pune nga ora 13:00 në hapësirat e kësaj komune.

“Përparësi kanë gratë dhe vajzat që kanë një diagnostifikim të mëhershëm me kancer të gjirit dhe i kanë të domosdoshme mamografitë, si dhe të gjitha ata që kanë nevojë për kontroll preventive.” njoftojnë nga komuna e Gostivarit.

‘Mollëkuqja’ përshëndet këtë iniciativë të komunës së Gostivarit dhe ju bën thirrje të gjitha komunave tjera në Maqedoninë e Veriut që ta bëjnë këtë.

Mjekët dhe ekspertët vazhdimisht kanë alarmuar për rëndësinë e kontrollit më të shpeshtë të gjirit, pasi zbulimi i hershëm i kancerit në gji, do të thotë që gjasat për shërim janë shumë të mëdha.

Rikujtjojmë që kanceri i gjirit është një nga sëmundjet me të cilën përballen afër 1,200 gra në vit në Maqedoninë e Veriut. Në raportin e Institutit për Shëndet Publik thuhet se shkaku më i shpeshtë i vdekjet nga sëmundjet malinje te gratë në Maqedoninë e Veriut në periudhën 2010-2022 është kanceri i gjirit. Përqindja e grave që kanë shpëtuar nga kjo sëmundje pasi e kanë zbuluar në fazë të hershme, është shumë e lartë.

Të tjera