Historike, për herë të parë dy arbitre shqiptare do të drejtojnë një ndeshje të Champions League

Për herë të parë në histori, një arbitre shqiptare do të drejtojë një ndeshje të UEFA “Women’s Champions League”.

Emanuela Rusta do të gjykojë takimin SL Benfica W – Barcelona W, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Women’s Champions League, ndërsa një nga ndihmëset e saj do të jetë po një shqiptare, Edjena Kapxhiu në rolin e asistentes së parë.

Kjo ndeshje do të luhet në Portugali të mërkurën (31 janar) me fillim nga ora 21:00.

Si Rusta dhe po ashtu edhe Kapxhiu janë të pajisura me stemën e FIFA-s.

Rusta qershorin e vitit 2023 madje u bë arbitrja e parë grua e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, kështu duke u ngjitur në kategorinë e parë.

Emanuela dhe Edjena deri më tani kanë drejtuar vetëm sfidat kualifikuese, ndërkaq në ndeshjen e së mërkurës ata do të drejtojnë ndeshje grupi në Ligën e Kampionëve të grave.

Të tjera