Erjona Jonuzi nga Tetova dhe Defina Rexhallari nga Shkupi janë shpallur kampione të Ligës së Parë të volejbollit për vajza në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Rabotniçkit.
Ekipi ku luajnë Jonuzi dhe Rexhallari triumfoi në tre ndeshjet finale kundër ekipit të Strumicës.
Erjona si lojtare në Rabotniçk titullin e kampiones e shijon për të pestën herë. Ndërkaq në total gjithsej tetë herë ka shijuar titullin e kampiones në Ligën e Parë të RMV-së.
Ekipi i vajzave të Rabotniçkit githsej ka fituar shtatëmbëdhjetë herë kampionatin e Ligës së Parë.
Mollëkuqja paraprakisht ka intervistuar Erjonën, ku ajo na foli rreth rrugëtimit të saj në volejboll, sfidat, sukseset e shumëçka.