Çka mendojnë politikanet në RMV për goditjet ‘’nën brez’’ të grave në politikë

Çdo vit, nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, bota feston 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, një fushatë që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mobilizojë veprimet për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Kur vajzat nuk kishin guximin të dilnin nga shtëpia pa një shoqërues mashkull, në lindje ishte një grua që udhëhiqte një shtet islamik, muzë dhe frymëzim për krejt gratë e botës e dhunuar në të gjitha format e mundshme nga një botë e egër burrash, derisa pas disa tentativave e vranë. Quhej Benazir Buto. Një grua tjetër me rëndësi e akuzuar pse bënte pazarin vet dhe vishte gjërat e para 18 viteve, ishte kancelarja Angela Merkel që e dinte qartë se nuk e kishte për obligim të impresiononte të tjerët me veshjen e saj.’’ Iron Lady’’ ose emri tjetër i Margaret Thacher mendohet të ketë ardhur nga një sëmundje e quajtur hemakromatozë një çrregullim metabolik kur hekuri është prezent në sasi më të larta në organizëm. Kështu e tallnin politikanët rusë, pasi në një intervistë e pyetën: Çka ju kujtohet nga fëmijëria? Ajo u përgjigj: ‘’asgjë’’. Diku kishin kuptuar se ajo kishte qenë pre e  bullizmit nga shokët duke ngjitur magnetet e frigoriferëve në të për të provuar nëse rrinë. Sidoqoftë, ajo nënshkruhej vet ‘’Zonja e Hekurt’’, sepse e dinte mirë se nëse jeta të jep limon mund ta kthesh në limonadë. E kryeministren e Finlandës e kujtoni kur e gozhduan vetëm pse kënaqej në jetën e saj private. Ta përmendim dhe Hillarin që jeta iu kthye në ferr shkaku i politikës. Krejt këto shembuj flasin për një gjë: gratë edhe në politikë nuk janë të barabarta, ashtu si edhe në çdo sferë të jetës.

Më pak të barabarta i gjejmë në vendin tonë, ku vazhdojnë të jenë kuotë, numër, pavarësisht që po dëshmojnë pjekuri të lartë politike. Në skenën politike shqiptare në RMV pamja është e frikshme.  Burra të etur për pushtet dhe që mundin kundërshtarin politik pamëshirshëm, ndërsa gratë nga ana tjetër përveç mundjes së kundërshtarit që shpesh ia dalin me sukses, munden në luftimin e stereotipave gjinorë. Fare lehtë, kur kundërshtari vjen nga bota femërore dhe kur s’e mund dot politikisht, orkestrohet një fushatë burrash në rrjetet sociale ku do godasin ‘’nën brez’’ gratë në pozita kyçe. Qëllimi? Dihet. Të ketë sa më pak gra që guxojnë të përfshihen në politikë. Të tremben kur përmendet politika sikur nisen në një fushë qitjeje ku nuk ka rregulla loje dhe ku së pari do të goditen në moral ose do të bullizohen duke u përgojuar për gjëra krejtësisht anësore. Gra të suksesshme shpesh nënvlerësohen ose akuzohen se kanë arritur diçka përmes favoreve personale dhe jo përmes meritave edhe pse viteve të fundit situate ka ndryshuar sëris

5-1733574437.png

h ngelet një kauzë para nesh që gratë të respektohen jo sepse mund të ishin motrat e nënat tona, po se janë njerëz, po aq sa burrat janë. Kësaj kauze të Mollëkuqes, i bashkëngjiten dhe gratë të cilat e kanë ndjerë në lëkurë presionin psikologjik dhe terrorin që sjellë goditja morale ose ‘’nën brez’’.

‘’Derisa politik bërja në vendin tonë bëhet me sulme mbi personalitetin bile edhe duke përdorur lajme të rreme, e jo me argumente mbi çështje të caktuara, atëherë çdo person që merret me politikë është lehtë i lëndueshëm. Sigurisht se ende më brutale janë sulmet ndaj grave në politikë. Mendoj se kjo është kështu për shumë shkaqe. E para vjen si pasojë e mentalitetit se, punët janë të ndara mes burrit e gruas dhe se gratë nuk mund të dinë aq sa burrat. E dyta, nga që fjalët denigruese kundër grave janë në maje të gjuhës përballë një analize të punës së saj në politikë. Dhe e treta, marketingu që bëhet edhe aty ku nuk është vendi me bukurinë dhe trupin e gruas lë përshtypjen se gratë atë më së miri dinë.’’

Bujare Abazi, nënkryetare në Aleancën për Shqiptarët (krahu i Taravarit)

 

2-1733574405.png

‘’Në një shoqëri si e jona, ku dominon një rend familjar më i mbyllur dhe patriarkal, gruaja shpesh shihet përmes prizmit të stereotipave që e vendosin atë në rend të dytë, duke e përkufizuar atë vetëm në role të caktuara brenda familjes dhe duke u munduar ta anashkalojnë nga jeta dhe aktivizmi publik. Kjo mendësi është burimi kryesor i sulmeve ndaj grave, veçanërisht kur ato guxojnë të dalin jashtë këtyre kornizave dhe të jenë të pavarura e aktive në shoqëri. Kur një grua angazhohet në politikë, ajo jo vetëm që sfidon normat ekzistuese, por bëhet edhe një simbol ndryshimi që për disa është e vështirë për ta pranuar. Në vend që të debatojnë mbi idetë apo punën e saj, shpesh i drejtohen sulmeve që cenojnë moralin, jetën private, apo pamjen e saj fizike. Këto janë mjetet më të liga njëkohësisht dhe më të lehta për të ulur figurën e saj në një shoqëri ku ndjenja e “nderit”,”moralit” dhe roli i tyre tradicional mbeten pika tejet të ndjeshme. Në një mjedis të tillë, një grua e pavarur dhe aktive shihet si kërcënim për sistemin tradicional, prandaj sulmohet për të rikthyer “ekuilibrin” e rendit patriarkal. Kjo është mendësi e ulët dhe e dëmshme, jo vetëm për gratë, por për gjithë shoqërinë, sepse kufizon potencialin e gjysmës së popullsisë dhe e pengon zhvillimin në të gjitha sferat që janë jetike për shoqërinë. Si grua dhe si gra në politikë, ne kemi përgjegjësinë jo vetëm të rezistojmë, por edhe të tregojmë me shembullin tonë se pavarësia, profesionalizmi dhe aktivizmi janë vlera, jo kërcënime. Ne duhet të nxisim një debat publik që fokusohet te meritat, jo paragjykimet, dhe të mbështesim një ndryshim kulturor që fuqizon barazinë gjinore. Bashkë, mund të thyejmë këto barriera dhe të krijojmë një mjedis ku çdo grua ndjehet e respektuar dhe e vlerësuar për kontributin e saj.’’

Kaltrina Zekolli Shaqiri – zv/ ministër në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nga radhët e Lidhjes Demokratike

 

4-1733574507.png

‘’Duke atakuar karakteristikat si, pamjen, jetën private, moralin, ndaj mendimin se tentohet të dërgohen dy mesazhe:

1. Të krijohet përshtypja se, gruaja është në politikë si rezultat i pamjes, moralit– zakonisht në konotacion negativ apo jetës private që i atakohet e jo si rezultat i vlerave, bindjeve dhe pasionit për politikë dhe

2. Të zhvendoset vëmendja dhe fokusi nga artikulimi, dija, përkushtimi, arritjet dhe të orientohet kah cilësitë e sipërpërmendura.

Konsideroj se shoqëria jonë për ta konsideruar një grua të suksesshme në politikë ka zhvilluar standard më të lartë, më vështirë të arritshëm se sa për burrat.’’

Arta Bilalli Zendeli – Sekretare për mundësi të barabarta në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim

 

1-1733574460.png

‘’Rrjetet sociale, hapësirat për të komentuar në portale janë mundësi që gjithkush të thotë një fjalë, si t’i vijë për mbarë, ndaj një personi publik a një politikani. Shpesh këto fjalë janë tepër vulgare, të shkruara me një mezigjuhë, plot gabime gramatikore, ose tërësisht gabim, që shprehin nivelin kulturor të shkruesit, por që megjithatë përjetohen keq nga personi që është viktimë e sulmeve verbale. Një grua që merret me politikë, përfshirë edhe veten time, e ka shumë më të shpeshtë këtë situatë. Ndaj grave zbrazet një breshëri fjalësh të turpshme, akuza amoraliteti dhe pa fund ofendime.

Ndonëse vijnë nga njerëz që s’i njeh, por lehtësisht e përfytyron nivelin që kanë, megjithatë të ndrydhin dhe të bëjnë të ndjehesh keq, madje mendoj se këto sulme bëhen shkak i drojës së shumë grave që të mos dëshirojnë të merren me veprimtari publike, me politikë a diç të ngjashme. Madje, veç kësaj, mund të them që para çdo porte a ambicieje për të marrë ndonjë pozicion a detyrë, shfaqet një burrë i madh që e zë kuadrantin dhe s’lejon kalim të lehtë përtej. Kjo është sfidë e përhershme për një grua politikane në vendin tonë. Ajo duhet të jetë disafish më e përgatitur, më e zonja dhe më këmbëngulëse në aftësitë e veta që ta marrë atë që një burrë e merr më me lehtësi në shoqëritë maskuliste.’’

Dr. Vjollcë Berisha, kryetare e Asamblesë së Gruas dhe ish-zv/ministër nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Selës)

 

3-1733574533.png

Dhuna ndaj grave që merren me politikë është një dukuri negative shoqërore dhe është fenomen botëror si në shtetet dhe shoqëritë në zhvillim por është evident si fenomen edhe në shoqëritë dhe shtetet me demokraci më të zhvilluar, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën kibernetike që u bë edhe më evidente në kohën e pandemisë së COVID-19.

Shpesh herë ky lloj i dhunës nuk merret seriozisht dhe nuk trajtohet si lloj i dhunës por ka pasoja që ndikojnë në nivelin e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit, stresit dhe mund të  rezultojë me largimin e viktimës së dhunës nga politika por edhe pasoja të tjera më serioze. Ajo që është me rëndësi është që fokusi ynë të jetë në sensibilizimin dhe aktualizimin e kësaj forme të dhunës.

Kjo dukuri negative shoqërore duhet luftuar, por duhet luftuar së bashku, nuk mjafton vetëm aktivizim  dhe ngritja e zërit të grave sepse nuk është çështje vetëm e grave por edhe e burrave. Beteja duhet të zhvillohet  së bashku, kur them së bashku mendoj burra e gra në bashkëpunim me institucionet përkatëse si policia, prokuroria, gjykata, që rastet e dhunës mos i injorohen, mos i neglizhohen, mos i paragjykohen por çdo dhunues, qoftë fizik ose virtual  të merr dënimin e duhur dhe të sigurohet se vepra nuk do te përsëritet.

Melinda Rashidi – Kryetare e Forumit të Gruas nga radhët e Lëvizjes’’ Besa ’’

“Ky material është financuar plotësisht ose pjesërisht nga UK International Development dhe The Kvinna till Kvinna Foundation, të cilët jo domosdoshmërisht pajtohen me opinionet e shprehura këtu. Përgjegjës për përmbajtjen është vetëm autori.”

Të tjera