„Besarica”, gratë në rajonet shqipfolëse e humbin identitetin pas martesës, pse dhe si ndodh kjo?

Shumë gra humbin totalisht identitetin e tyre pas martesës, përveç ndërrimit të mbiemrit, ata nuk thirren as në emrin e tyre. Për shembull, në disa rajone shqipfolëse, por kryesisht në rajonin e Pollogut, nëse burri quhet Besar, bashkëshortja e tij automatikisht do të thirret “Besarica”, gjë që lë të nënkuptojë se ajo nuk është subjekt në vete, por dikush që i përket totalisht bashkëshortit të saj, pra, është pronë e tij. Nëse burri quhet Nehat, bashkëshortja “Nehatica”, Ibrahim, bashkëshortja “Ibrahimica”.

Rrënjët e kësaj tradite gjenden tek patriarkati. Ndonëse si fenomen është reduktuar nëpër gjenerata, ajo është ende e pranishme, sidomos në moshat më të vjetra. Aktivistët me të cilët bisedoi Mollëkuqja u shprehën shumë kritik në lidhje me këtë.

288209738_5073299612787592_9073859329701033101_n.jpeg

Aktivistja dhe gazetarja Dijana Toska thotë se kjo është vetëm një prej mënyrave që çon në humbjen totale të identitetit të gruas. Sipas saj, që në ditën e martesës kur babai i vajzës ia zgjatë dorën babait të djalit e jep pëqlimin me fjalët tradicionale “robi yt e gjaku im”.

“Andaj, që në ditën e parë të jetës së saj si grua e dikujt, vajza shqiptare zhvishet nga personaliteti i saj, emri e mbiemri i saj duke u robëruar si qenie njerëzore pa guxuar që të kërkojë të drejtat e saja elementare për një jetë të dinjitetshme.”

dr.jpeg

Sociologia Drita Memeti konsideron se në rastet kur vajzës i ndërrohet emri, vendoset në pikëpyetje i tërë identiteti i saj. Sipas saj, identeti përcaktohet me atë se kush je, çfarë të bën unike, kush janë vlerat e tua dhe se rrjedhimisht, shtimi i prapashtesës “ica” në emrin e bashkëshrtit e bën gruan që si e tillë të njihet në gjithë rrethin shoqëror, gjë që sipas saj është diskriminuese.

“Mbështetur në traditën shqiptare vajzës (tanimë nuses) nuk i është drejtuar askush me emrin e saj por në emër të bashkëshortit. Në të kaluarën janë të njohura edhe situatat kur edhe nëse dy motra janë martuar në të njëjtën familje, te shtëpia e bashkëshortit njëra tjetrës kanë qenë të obliguara që mos i drejtohen në emër por t’i drejtohen nëpërmjet emrit të bashkëshortit.”

Megjithatë, folëset tona theksojnë se në ditët e sotme ky fenomen është zvogëluar.

“Nuk dua të besoj se te gjeneratat e reja kjo traditë mund të përcillet ose të përkrahet. Ka ndryshime pozitive si trajtohej gruaja shqiptare në të kaluarën dhe si trajtohet sot në familje e shoqëri, ka ndryshuar sistemi dhe mentaliteti patriarkal, robëreshat çdo ditë e më shumë po shndërrohen në luanesha dhe ky revolucion i bënë nderë jo vetëm gruas por gjithë kombit. Arsimimi, punësimi, pavarësia materiale gruas shqiptare i kanë dhënë fuqinë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e saja elementare”, tha Dijana Toska.

“E rëndësishme është që ka progres, gjeneratat e reja kanë bërë hapa të rëndësishme drejt ndryshimit të kësaj situate duke filluar kështu nga mënyra se si bashkëshorti i drejtohet bashkëshortes së tij për të vazhduar më pastaj te rrethi familjar të cilët marrin për bazë mënyrën se si bashkëshorti trajton bashkëshorten dhe në këto rrethana nuk llogaritet e ndaluar ose e turpshme që nuses ti drejtohen me emrin e saj dhe jo me prapashtesa”, tha Drita Memeti.

Përskaj këtij fenomeni, diskutim i hapur është edhe ndryshimi i mbiemrit të grave pas martesës. Në Maqedoninë e Veriut, më së shpeshti gruaja e merr mbiemrin e burrit ose mbiemrit të vet ia shton mbiemrin e burrit.

Të tjera