Fotoreporterja Arbnora Memeti e ftuar në emisionin “Llafe Grash” ndau eksperiencën e saj me komentet negative në rrjete sociale, duke theksuar se pa marrë parasysh për çka ajo flet publikisht, dikush ka diçka ofenduese për të thënë.
“Ti pavarësisht për çka del edhe flet, në fund të ditës merr komente prej një x personi që as nuk njihesh por as nuk të ka ndjekur se çka ke bërë në jetë, me çka merresh, dhe e merr një të sharë. Unë për vete nuk prekem, nuk hy t’i lexoj komentet, por familjarët e mi, ndoshta prej qejfit që ti ke dalë dhe ja paraqitur diku…i lexojnë sepse ndjehen krenar edhe nëse të shohin në një televizion shumë pak të ndjekur ose emision shumë të ndjekur. Ata ndjehen krenarë për paraqitjen”, shprehet Arbnora.
Ajo ka folur edhe për zgjedhjen e profesionit të fotoreporteres dhe sfidat në terren, duke mos lënë anash punën në media dhe vlerësimin e punës së saj nga vetë gazetarët dhe punonjësit mediatik.