Gratë kryesojnë drejtësinë: Në RMV më shumë gra gjykatëse dhe prokurore se sa burra

Gjyqësori dhe Prokuroria janë fushat të cila paraqesin trend pozitiv në Maqedoninë e Veriut për sa i përket përfaqësimit të grave në pozitat vendimmarrëse. Këtë e tregojnë të dhënat nga Profili i barazisë gjinore të Maqedonisë së Veriut (PGJV), të kryer nga UN Women RMV.

Mollëkuqja.mk analizoi gjetjet për fushën e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Gratë përbëjnë 60.6 për qind të të gjithë gjyqtarëve profesionistë në detyrë (299 gra dhe 194 burra) në vitin 2022.

Gratë gjithashtu përbëjnë më shumë se gjysmën e gjyqtarëve profesionistë në gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë (gjykatat e apelit) ndërsa barazia gjinore ekziston edhe në Gjykatën Supreme.

“Për më tepër, gratë përfaqësojnë 47.1 përqind të kryetarëve të gjykatave së bashku (16 gra dhe 18 burra) dhe 62.7 përqind të të gjithë stafit jo-gjykatës që punojnë në gjykatat në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në Profilin e Barazisë Gjinore të RMV-së.

1-1695244532.png

Gratë janë gjithashtu të përfaqësuara mirë prokurorinë publike, duke përbërë 55.1 për qind të të gjithë prokurorëve (103 gra dhe 84 burra në vitin 2022).

“Gratë janë pak më pak se gjysma e drejtuesve të të gjitha njësive të prokurorisë (10 gra dhe 13 burra), por përfaqësimi i tyre zvogëlohet me rritjen e nivelit të gjykatës. Brenda shërbimit të prokurorisë publike, gratë përbëjnë 72.2 përqind të të gjithë stafit joprokuror”, thuhet në Profilin e Barazisë Gjinore të RMV-së.

2-1695244544.png

Ky përfaqësim është ndër të rrallët ku gratë dominojnë në vendimmarrje, pasi për shembull në legjislativekzekutiv, poste tjera të vendimmarrjes publike si dhe fusha të tjera gratë janë të nënpërfaqësuara, dhe e njëjta paraqet trend negativ për sa i takon arritjes së barazisë midis burrave dhe grave.

Në Maqedoninë e Veriut Ligji për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat parasheh që ofrimi i mundësive të barabarta duhet të realizohet përmes masave të përgjithshme dhe masave të veçanta. Kështu, ligji përcakton detyrimin e institucioneve publike për t’u dhënë përparësi personave me kualifikim të barabartë që i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar (diskriminim pozitiv), derisa të arrihet përfaqësimi i barabartë në të gjitha organet dhe në të gjitha nivelet në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, pushtetin vendor, institucionet dhe shërbimet.  Por, kjo jo gjithmonë reflektohet në praktikë.

Analiza e UN Women tregon se planeve kombëtare të veprimit për barazinë gjinore, dhunën ndaj grave, paqen dhe sigurinë u mungon buxheti adekuat i ndarë për zbatimin e tyre të plotë për të arritur ndikim konkret në jetën dhe mirëqenien e grave, si dhe monitorimin dhe vlerësimin e duhur të zbatimit të tyre të pafavorizuara, monitoruesve etnikë, romëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve, duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve në udhëheqje, fushata dhe ndërtimi i zonave elektorale.

Analiza e kryer për Profilin tregon se pavarësisht përpjekjeve të shumta pozitive, zbatimi i akteve normative, politikave, strategjive dhe angazhimeve është ende i paplotë dhe se ka hapësirë të konsiderueshme për përmirësim përpara se të arrihet barazia thelbësore për gratë dhe vajzat

thuhet në Profilin e Barazisë Gjinore të RMV-së.

Mes tjerash theksohet se nevojiten përpjekje shtesë përtej eliminimit të barrierave strukturore dhe praktikave diskriminuese ndaj grave dhe vajzave, me një fokus të qartë në marrjen e masave afirmative për të siguruar që gratë të ushtrojnë plotësisht liritë e tyre themelore dhe të drejtat e njeriut.

Ndryshe, ky profil paraqet dokument analitik dhe operacional që ofron vlerësimin e sfidave kryesore për barazinë gjinore në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut dhe eksploron mundësitë ekzistuese për të adresuar boshllëqet e identifikuara në të gjitha fushat tematike të analizuara në raport.

Të tjera