Merita Abazi në “Llafe Grash”: Nuk kemi qenë shumë vajza në gjimnaz, kishte presione shoqërore

Merita Abazi e cila ka qenë mësimdhënëse për katërdhjetë vite në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup në emisionin “Llafe grash” tregon për vështirësitë e vajzave për t’u edukuar, në vitet e 70-ta kur ajo ka qenë nxënëse në gjimnaz.

“Unë babain e kam pas mësues. Ka qenë një ndër pishtarët e arsimit në Tetovë, dhe nuk kam pasur probleme me shkollimin. Vajzat i numëronim, me të vërtetë nuk kemi qenë shumë, mirëpo ato vajza që ishim të gjitha përfunduam shkollimin. Unë personalisht nuk kam pasur presion por të tjerët po. Në vitet e 70-ta, në një qytet të vogël, mentaliteti ishte i vështirë, por meqë unë nuk kisha probleme në familje ka qenë më e lehtë”, tregon ajo.

Abazi ka folur edhe për rolin e bashkëshortit të saj në familje dhe ndarjet e punëve të shtëpisë. Ajo pranon që meqë të dy kanë qenë të punësuar, ndarja e punëve të shtëpisë mes dy parterëve ka qenë e barabartë.

“Një herë ka lindur bashkëshorti im, dhe nuk mund të ketë ashtu tjetër. Ai shumë më ka ndihmuar, tepër. Kur vinin te unë më thonin: “ju të dy si kunata punoni”. Nuk më ka lënë asnjëherë të bëj një punë vetëm. Të dy ishim në punë, kur ktheheshim, njëri në kuzhinë, tjetri në banjo. Krejt punët i bënim bashkë. Më pas uleshim, pinim kafe, çaj, lexonim gazeta e mbushnim fjalëkryqe. Nuk ka pasur punë që bashkëshorti im nuk ka marrë në dorë: edhe gjilpërën e ka marrë, edhe perdet i ka varur. I shkonte çdo gjë. Ai ishte mjeshtër në shtëpi”, thekson ajo në “Llafe Grash”. 

Të tjera