Foto ilustrim (fotoja në prapavi: Jupiterimages në Canva)
Foto ilustrim (fotoja në prapavi: Jupiterimages në Canva)

Kujdestaria e përbashkët e fëmijëve pas divorcit mbetet sfiduese në Maqedoninë e Veriut 

Maqedonia e Veriut nuk ofron mundësi ligjore për kujdestari të përbashkët të fëmijëve te çiftet e divorcuara. 

Kërkesa për prezantimin e kujdestarisë së përbashkët në Maqedoninë e Veriut daton që para një dekade, kur në vitin 2015 baballarët e divorcuar iu bashkuan një nisme qytetare. 

Megjithatë ende nuk ka ndonjë përfundim konkret në këtë drejtim. 

Pavarësisht kësaj, disa çiftet e divorcuara e aplikojnë atë dhe ndajnë përgjegjësitë për fëmijët, edhe pse se gjykatat në shumicën e rasteve ia japin nënave kujdestarinë e fëmijëve. 

Kujdestaria e përbashkët pritet të jetë risi, aktualisht procesi i ndryshimit të Ligjit për Familjen në kontekst të Kodit Civil është ende në shqyrtim.

Nga ana tjetër mosmarrëveshjet midis prindërve pas divorcit shpesh bëhen pengesë që fëmijët t’i ushtrojnë të drejtat e tyre për të takuar prindin tjetër. Te Avokati i Popullit janë regjistruar shumë ankesa.

Në Maqedoninë e Veriut të dhënat tregojnë se kohëve të fundit gjithnjë e më shumë martesa po përfundojnë në divorc ndërsa gjithnjë e më pak krijohen të reja.

Të tjera