Për herë të parë në histori, një arbitre shqiptare do të drejtojë një ndeshje të UEFA “Women’s Champions League”.
Emanuela Rusta do të gjykojë takimin SL Benfica W – Barcelona W, e vlefshme për raundin e gjashtë të UEFA Women’s Champions League, ndërsa një nga ndihmëset e saj do të jetë po një shqiptare, Edjena Kapxhiu në rolin e asistentes së parë.
Kjo ndeshje do të luhet në Portugali të mërkurën (31 janar) me fillim nga ora 21:00.
Si Rusta dhe po ashtu edhe Kapxhiu janë të pajisura me stemën e FIFA-s.
Rusta qershorin e vitit 2023 madje u bë arbitrja e parë grua e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, kështu duke u ngjitur në kategorinë e parë.
Emanuela dhe Edjena deri më tani kanë drejtuar vetëm sfidat kualifikuese, ndërkaq në ndeshjen e së mërkurës ata do të drejtojnë ndeshje grupi në Ligën e Kampionëve të grave.