Gratë i paguajnë më rëndë pasojat e luftërave

“Gratë dhe vajzat paguajnë çmimin më të rëndë në të gjitha krizat dhe konfliktet”, kështu thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) duke iu referuar luftës e cila po zhvillohet në Ukrainë nga sulmet e Rusisë.

Drejtoresha ekzekutive e OKB-së për Njësinë e Grave, Sima Bahous gjatë sesionit të 66-të të Komisionit të OKB-së për statusin e grave, u shpreh se gratë dhe vajzat paguajnë çmimin më të rëndë në të gjitha krizat dhe konfliktet nga Mianmari deri në Afganistan dhe nga Saheli deri në Haiti.

Krizave dhe konflikteve në fjalë u është shtuar tashmë edhe lufta e tmerrshme në Ukrainë. Lufta dëmton çdo ditë e më shumë jetën, shpresën dhe të ardhmen e grave dhe vajzave ukrainase.

Sima Bahous

Duke u bazuar në gjendjen e luftës në Ukrainë, ajo theksoi se po kërcënohet siguria ushqimore dhe qasja në shërbimet bazë, që sipas saj kjo do të prek më rëndë gratë dhe vajzat.

Tema kryesore e këtij takimi për këtë vit është forcimi i grave në përballimin me ndryshimet klimatike, që sipas Bahous edhe këtu gratë paguajnë çmimin më të rëndë.

Se gratë janë më të prekura nga situatat e lartpërmendura aprovoi edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Geuterres.

Kur burimet natyrore rrezikohen, janë gratë që e vuajnë më shumë këtë. Burimi i ushqimit, të ardhurat dhe burimi i jetesës i fermerëve gra janë prekur në mënyrë disproporcionale nga krizat mjedisore dhe kushtet e ashpra të motit

Antonio Geuterres.

Sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut të paktën 636 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Në mesin e të vdekurve janë gjashtë vajza, dhjetë djem dhe tridhjetë fëmijë të tjerë, gjinia e të cilëve nuk dihet.

Të tjera