Erjona dhe Defina u shpallën kampione në volejboll, ekipi i tyre fitoi tre ndeshjet finale

Erjona Jonuzi nga Tetova dhe Defina Rexhallari nga Shkupi janë shpallur kampione të Ligës së Parë të volejbollit për vajza në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Rabotniçkit.

Ekipi ku luajnë Jonuzi dhe Rexhallari triumfoi në tre ndeshjet finale kundër ekipit të Strumicës.

Erjona si lojtare në Rabotniçk titullin e kampiones e shijon për të pestën herë. Ndërkaq në total gjithsej tetë herë ka shijuar titullin e kampiones në Ligën e Parë të RMV-së.

Ekipi i vajzave të Rabotniçkit githsej ka fituar shtatëmbëdhjetë herë kampionatin e Ligës së Parë.

Mollëkuqja paraprakisht ka intervistuar Erjonën, ku ajo na foli rreth rrugëtimit të saj në volejboll, sfidat, sukseset e shumëçka.

Të tjera