{"id":10707,"date":"2025-02-28T14:56:55","date_gmt":"2025-02-28T14:56:55","guid":{"rendered":"https:\/\/mollekuqja.mk\/?p=10707"},"modified":"2025-10-31T20:18:30","modified_gmt":"2025-10-31T20:18:30","slug":"grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/","title":{"rendered":"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna"},"content":{"rendered":"<p>Stereotipet gjinore jan\u00eb dekurajuese p\u00ebr avancim n\u00eb karrier\u00eb t\u00eb grave gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe pas pushimit t\u00eb lehonis\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb gjyq\u00ebsore. Rasti i prokurores Len\u00e7e Ristovska, e cila u diskriminua nga K\u00ebshilli i Prokuror\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe prind\u00ebrimit, hapi \u00e7\u00ebshtjen e nxeht\u00eb t\u00eb diskriminimit ndaj grave shtatz\u00ebna dhe n\u00ebnave n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Reagimi publik dhe denoncimi i K\u00ebshillit t\u00eb Prokuror\u00ebve Publik\u00eb nga Ristoska para Komisionit p\u00ebr Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit ishte nj\u00eb shembull pozitiv i kund\u00ebrshtimit t\u00eb diskriminimit ndaj grave n\u00eb vendin ton\u00eb. Aplikimi i saj p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lart\u00eb Publike \u00ebsht\u00eb refuzuar dy her\u00eb, nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs dhe her\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb pushimit t\u00eb lehonis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Vendimi i Komisionit Kund\u00ebr Diskriminimit se K\u00ebshilli i Prokuror\u00ebve Publik\u00eb ka kryer nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb diskriminimi u jep shpres\u00eb edhe grave t\u00eb tjera q\u00eb diskriminohen p\u00ebr shkak t\u00eb lindjes dhe prind\u00ebrimit dhe q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tyre p\u00ebr shkak se jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e nxorri n\u00eb pah edhe analiza e Qendr\u00ebs p\u00ebr Hulumtime dhe Analiza Ligjore mbi aspektet gjinore n\u00eb gjyq\u00ebsor. Grat\u00eb e intervistuara n\u00eb gjyq\u00ebsor e kan\u00eb p\u00ebrmendur shtatz\u00ebnin\u00eb dhe am\u00ebsin\u00eb si nj\u00eb nga aspektet gjinore q\u00eb ndikon te karriera n\u00eb gjyq\u00ebsor, duke potencuar se i gjith\u00eb sistemi nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatur mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur grat\u00eb gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe periudh\u00ebs pas pushimit t\u00eb lehonis\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr, stereotipet gjinore kontribuojn\u00eb n\u00eb munges\u00ebn e inkurajimit p\u00ebr avancim n\u00eb hierarkin\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>&#8220;Gjetjet e Analiz\u00ebs s\u00eb Aspekteve Gjinore n\u00eb Gjyq\u00ebsor treguan qart\u00eb se shtatz\u00ebnia dhe am\u00ebsia jan\u00eb penges\u00eb p\u00ebr avancim n\u00eb karrier\u00ebn gjyq\u00ebsore, gjegj\u00ebsisht ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb diskriminim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjinis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen kompleks dhe ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb disa faktor\u00ebve. Para s\u00eb gjithash, sipas mendimit tim, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb stereotipeve t\u00eb d\u00ebmshme gjinore q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri ndaj grave shtatz\u00ebna dhe n\u00ebnave. Ato ndonj\u00ebher\u00eb perceptohen si &#8220;t\u00eb paafta&#8221; p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb funksion t\u00eb caktuar n\u00ebn supozimin se obligimet familjare do ta pengojn\u00eb kryerjen e nj\u00eb funksioni t\u00eb caktuar dhe nuk inkurajohen t\u00eb avancojn\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tyre. Ne si shoq\u00ebri, para s\u00eb gjithash, duhet ta ndryshojm\u00eb narrativin, gjegj\u00ebsisht n\u00ebse presim q\u00eb grat\u00eb t\u00eb lindin, i gjith\u00eb sistemi duhet t\u00eb p\u00ebrshtatet me am\u00ebsin\u00eb dhe shtatz\u00ebnin\u00eb dhe se ato nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb karrier\u00eb, n\u00eb rastin konkret n\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<blockquote><p>&#8220;Gjyq\u00ebsori nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb son\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebto probleme pasqyrohen edhe atje&#8221;, thot\u00eb Tatjana Stoimenovska nga QHAL.<\/p><\/blockquote>\n<p>Nj\u00eb nga autoret e analiz\u00ebs, Neda \u00c7allovska Dimovska, thot\u00eb se ekzistojn\u00eb tre aspekte se si grat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb ekspozuara ndaj k\u00ebtij lloj diskriminimi, q\u00eb fillon me trajnimin fillestar n\u00eb Akademin\u00eb p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb Publik\u00eb, pastaj n\u00eb procesin e avancimit t\u00eb gjyqtareve dhe prokuroreve publike femra, por edhe n\u00eb avokatur\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb pjes\u00ebn e Akademis\u00eb p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb Publik\u00eb, problemi \u00ebsht\u00eb se nuk lejohet shfryt\u00ebzimi i pushimit mjek\u00ebsor, p\u00ebrkat\u00ebsisht pushimit t\u00eb lehonis\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se 60 dit\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb shtatz\u00ebna dhe kan\u00eb probleme gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb nuk mund ta shfryt\u00ebzojn\u00eb pushimin mjek\u00ebsor m\u00eb shum\u00eb se 60 dit\u00eb dhe duhet ta ndjekin trajnimin me pjes\u00ebmarrje fizike. Gjithashtu kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb grat\u00eb q\u00eb kan\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb dhe ndjekin trajnimin fillestar nuk mund ta shfryt\u00ebzojn\u00eb pushimin e lehonis\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 60 dit\u00eb, megjith\u00ebse sipas Ligjit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet e Pun\u00ebs ato kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr 9 muaj.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket avancimit \u00ebsht\u00eb evidente se ende ekzistojn\u00eb stereotipe gjinore q\u00eb lidhen me am\u00ebsin\u00eb, gjegj\u00ebsisht se n\u00ebnat jan\u00eb m\u00eb emotive, m\u00eb t\u00eb z\u00ebna me f\u00ebmij\u00ebt dhe nuk mund t&#8217;i p\u00ebrkushtohen plot\u00ebsisht pun\u00ebs, se u duhet t\u00eb mungojn\u00eb shpesh, dhe intervistuesit mendojn\u00eb se kjo ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte n\u00eb angazhimin e tyre, p\u00ebr shembull si kryetare t\u00eb gjykatave dhe drejtuese t\u00eb prokurorive publike. Ekziston gjithashtu edhe nj\u00eb penges\u00eb sistemike q\u00eb lidhet me avancimin e prokuroreve publike femra.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cVler\u00ebsimi b\u00ebhet \u00e7do gjasht\u00eb muaj, nd\u00ebrsa pushimi i lindjes zgjat t\u00eb pakt\u00ebn 9 muaj, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ato nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, prandaj nuk mund t\u00eb avancojn\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tyre\u201d, thot\u00eb \u00c7allovska Dimovska.<\/p><\/blockquote>\n<p>Ekspertja shton se diskriminimi mbi k\u00ebto baza nuk duhet t\u00eb justifikohet ose tolerohet nga shoq\u00ebria, pasi kufizon trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb burrave dhe grave n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebsimit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, grat\u00eb n\u00eb funksione duhet t\u00eb \u00e7lirohen nga normat q\u00eb i kufizojn\u00eb ato nga denoncimi i diskriminimit, e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me q\u00ebndrimin se &#8220;p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb turp t\u00eb denoncohet diskriminimi\u201d. Duhet ta kuptojm\u00eb se kjo mund t&#8217;i ndodh\u00eb \u00e7do gruaje shtatz\u00ebn\u00eb ose n\u00ebne, pavar\u00ebsisht nga pozicioni i saj i pun\u00ebs, sidomos n\u00ebse diskriminimi \u00ebsht\u00eb sistemik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me vler\u00ebsimin e prokuroreve femra q\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb pushimin e lindjes. Gjithashtu, k\u00ebto barriera sociale duhet t\u00eb thyhen pik\u00ebrisht nga grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb caktuar dhe kan\u00eb informacion n\u00eb lidhje me mekanizmat ligjore dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrdorur ato dhe p\u00ebr t&#8217;iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb qendrave t\u00eb caktuara t\u00eb pushtetit. &#8220;Duke zhvilluar procedura t\u00eb tilla, krijohet edhe praktika juridike p\u00ebr mbrojtje nga diskriminimi, por edhe grat\u00eb e tjera inkurajohen t\u00eb denoncojn\u00eb at\u00eb\u201d, shpjegon \u00c7allovska Dimovska.<\/p>\n<h4>Pritshm\u00ebrit\u00eb tradicionale dhe shoq\u00ebrore ndikojn\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e grave<\/h4>\n<p>Arta Mero, profesoresh\u00eb n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore, thot\u00eb se ideologjia e am\u00ebsis\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb karrierat dhe profesionet e grave.<\/p>\n<blockquote><p>&#8220;Dominon narrativi i njohur se nj\u00eb grua duhet t\u00eb b\u00ebhet grua dhe n\u00ebn\u00eb, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb justifikim p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb profesion me m\u00eb pak or\u00eb pune gjat\u00eb dit\u00ebs dhe nj\u00eb dinamik\u00eb m\u00eb t\u00eb relaksuar t\u00eb karrier\u00ebs. Kjo ndodh sepse ajo duhet ta p\u00ebrfundoj\u00eb dit\u00ebn e pun\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb me pun\u00ebt e tjera t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, t\u00eb kujdeset p\u00ebr familjen dhe f\u00ebmij\u00ebt. K\u00ebshtu, vajzat e kan\u00eb pranuar n\u00eb heshtje k\u00ebt\u00eb pozicion t\u00eb n\u00ebnshtruar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt grat\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb rolin tradicional gjinor dhe stereotipet q\u00eb imponojn\u00eb zgjedhjen e tyre t\u00eb profesionit, duke krijuar k\u00ebshtu rehati p\u00ebr burrat n\u00eb t\u00eb gjitha profesionet publike&#8221;, thot\u00eb profesoresha Mero.<\/p><\/blockquote>\n<p>Tatjana Stoimenovska shton se, edhe pse grat\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara se burrat n\u00eb num\u00ebr, ato p\u00ebrballen me sfida kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr avancimin n\u00eb pozicione drejtuese.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cP\u00ebr ilustrim, edhe pse 62% e gjyqtar\u00ebve jan\u00eb gra, kemi m\u00eb pak kryetare gjykatash femra sesa kryetar\u00eb meshkuj (nga 34 kryetar\u00eb gjykatash, 15 jan\u00eb gra dhe 19 jan\u00eb burra &#8211; q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ka nj\u00eb hendek gjinor). P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, v\u00ebm\u00eb re se ka p\u00ebrfaq\u00ebsim jo t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb grave nga komunitetet jo-shumic\u00eb, k\u00ebshtu p\u00ebr shembull nuk kemi asnj\u00eb gjyqtare rome, ose vet\u00ebm dy kryetare gjykatash femra shqiptare. N\u00eb pozicionet m\u00eb t\u00eb larta nuk ka shum\u00eb gra, k\u00ebshtu q\u00eb nuk ka pasur asnj\u00eb Dekane t\u00eb Fakultetit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb &#8220;Justiniani I&#8221;, asnj\u00eb grua nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si Prokurore Publike e Republik\u00ebs, e as kryetare e Dhom\u00ebs s\u00eb Avokat\u00ebve &#8211; q\u00eb nga themelimi i k\u00ebtyre institucioneve deri m\u00eb sot\u201d, shpjegon ajo.<\/p><\/blockquote>\n<p>Pavar\u00ebsisht faktit se ka duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb studente femra n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe gjithashtu se studentet femra i p\u00ebrfundojn\u00eb studimet universitare n\u00eb koh\u00eb, ato vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten prapa n\u00eb p\u00ebrfshirjen aktive n\u00eb profesionin juridik pas diplomimit, por edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve pasuniversitare. Profesoresha Mero thot\u00eb se, ndon\u00ebse vajzat arrijn\u00eb rezultate duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb mira krahasuar me djemt\u00eb, ato ndonj\u00ebher\u00eb heqin dor\u00eb plot\u00ebsisht nga karriera n\u00eb drejt\u00ebsi pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh q\u00eb grat\u00eb duhet ta ndjekin &#8220;or\u00ebn biologjike&#8221; dhe duhet ta p\u00ebrmbushin veten si n\u00ebna, madje edhe p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtave kualifikime si burrat, ndodh q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat profesione ato t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb ngadal\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballen me sfida m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se koleg\u00ebt e tyre. P\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionalisht cilindo nga profesionet juridike, nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb diplomohesh n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb, por duhet t\u00eb jap\u00ebsh edhe provimin e jurisprudenc\u00ebs, dhe ata q\u00eb duan t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e gjyqtarit ose prokurorit publik duhet t\u00eb regjistrohen dhe t\u2019i ndjekin studimet n\u00eb Akademin\u00eb p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb Publik\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto vite investimi pune dhe kohe bien ndesh me at\u00eb q\u00eb theksuam m\u00eb sip\u00ebr, detyrimin kryesor q\u00eb shoq\u00ebria dhe normat tradicionale ia imponojn\u00eb gruas &#8211; prioritet n\u00eb krijimin e familjes, jo n\u00eb avancimin e saj n\u00eb karrier\u00eb&#8221;, thekson Mero.<\/p>\n<h4>Edukimi, ndryshimi i ligjeve dhe thyerja e stereotipeve<\/h4>\n<p>Lidhur me ndryshimet e nevojshme n\u00eb dobi t\u00eb grave dhe avancimit t\u00eb tyre n\u00eb karrier\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor, sipas Stoimenovsk\u00ebs, duhet t\u00eb ndryshohen dispozitat ligjore p\u00ebr vler\u00ebsimin e prokuror\u00ebve publik\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cDuhet t\u00eb b\u00ebhen ndryshime edhe n\u00eb Rregulloret e Pun\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Prokuror\u00ebve Publik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb funksioni t\u00eb pezullohet p\u00ebr sa koh\u00eb zgjat pushimi i lehonis\u00eb ose pushimi m\u00eb i gjat\u00eb mjek\u00ebsor. Por \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe q\u00eb shteti t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb mjaftueshme (si p\u00ebr shembull vende t\u00eb mjaftueshme n\u00eb kopshte) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb grat\u00eb t\u00eb mund t&#8217;i p\u00ebrkushtohen karrier\u00ebs dhe am\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, pa humbur as nj\u00ebra ose tjetra. Si\u00e7 mund ta v\u00ebm\u00eb re, problemi \u00ebsht\u00eb shum\u00ebplan\u00ebsh dhe kompleks dhe k\u00ebrkon zgjidhje sistemike n\u00eb disa nivele, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe ndryshim t\u00eb q\u00ebndrimeve dhe perceptimeve rreth asaj se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb karriera dhe am\u00ebsia dhe se nj\u00ebra nuk e p\u00ebrjashton tjetr\u00ebn!\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p><\/blockquote>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Gjykata Kushtetuese pranoi unanimisht iniciativ\u00ebn e Prokurores Ristoska p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr ta shqyrtuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Rregullores p\u00ebr Pun\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Prokuror\u00ebve Publik\u00eb, e cila parasheh se edhe pse ata nuk punojn\u00eb me l\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr 4 vjet n\u00eb K\u00ebshill, stazhi i tyre konsiderohet i vler\u00ebsuar pozitivisht. Me at\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb pozitiv, nj\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Prokuror\u00ebve Publik\u00eb nga radh\u00ebt e prokuror\u00ebve, kur largohet nga atje mund t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr ngritje n\u00eb detyr\u00eb. Mir\u00ebpo, si Ristoska, ashtu edhe Gjykata Kushtetuese konsideron se kjo \u00ebsht\u00eb e gabuar dhe vendosi t\u00eb filloj\u00eb procedur\u00eb kund\u00ebr dispozitave t\u00eb kontestuara.<\/p>\n<p>Arsimi dhe edukimi p\u00ebr ndjeshm\u00ebri gjinore jan\u00eb gjithashtu shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb thyerjen e stereotipeve rreth grave dhe miteve rreth barazis\u00eb gjinore, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe dezinformatave t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb internet dhe nga l\u00ebvizjet antigjinore.<\/p>\n<blockquote><p>&#8220;Para s\u00eb gjithash, edukim se shoq\u00ebrit\u00eb demokratike dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohen pa p\u00ebrfshirjen dhe integrimin e plot\u00eb t\u00eb grave. T\u00eb punohet p\u00ebr eliminimin e stereotipeve, t\u00eb kuptohet se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb sht\u00ebpiake duhet t\u00eb ndahen, se shtatz\u00ebnia dhe am\u00ebsia nuk jan\u00eb penges\u00eb p\u00ebr karrier\u00ebn dhe se grat\u00eb nuk jan\u00eb &#8220;m\u00eb emotive&#8221; se burrat dhe jan\u00eb po aq t\u00eb forta dhe t\u00eb gatshme t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen n\u00eb pozicione pushteti&#8221;, shton Stoimenovska.<\/p><\/blockquote>\n<p>Profesoresha Mero nga p\u00ebrvoja e saj thot\u00eb se e ka p\u00ebrshkuar rrug\u00ebn jo shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb edhe grua edhe n\u00ebn\u00eb, por dhe juriste, profesoresh\u00eb dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n<p>&#8220;A \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb? &#8211; Jo. Por a \u00ebsht\u00eb e mundur? &#8211; Po. Vajzat e reja nuk duhet t\u00eb dekurajohen dhe t\u00eb b\u00ebhen viktim\u00eb e normave tradicionale duke hequr dor\u00eb nga \u00ebndrrat e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb bot\u00eb si gjyqtare, prokurore publike, notere apo avokate. Nga p\u00ebrvoja ime personale mund t&#8217;ju them se suksesi mund t\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb i ngadalt\u00eb, por i sigurt, balancimi i jet\u00ebs profesionale dhe asaj familjare nuk \u00ebsht\u00eb aq i leht\u00eb, por k\u00ebnaq\u00ebsia e mbylljes s\u00eb dit\u00ebs me ndjesin\u00eb se ke arritur t\u00eb b\u00ebsh ndonj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veten, familjen t\u00ebnde dhe shoq\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe dhe inkurajuese&#8221;, inkurajon profesoresha.<\/p>\n<h5><strong><em>\u201cKy material \u00ebsht\u00eb financuar plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht nga UK International Development dhe The Kvinna till Kvinna Foundation, t\u00eb cil\u00ebt jo domosdoshm\u00ebrisht pajtohen me opinionet e shprehura k\u00ebtu. <\/em><\/strong><strong><em>P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm autori.\u201d<\/em><\/strong><\/h5>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Stereotipet gjinore jan\u00eb dekurajuese p\u00ebr avancim n\u00eb karrier\u00eb t\u00eb grave gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe pas pushimit t\u00eb lehonis\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb gjyq\u00ebsore. Rasti i prokurores Len\u00e7e Ristovska, e cila u diskriminua nga K\u00ebshilli i Prokuror\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe prind\u00ebrimit, hapi \u00e7\u00ebshtjen e nxeht\u00eb t\u00eb diskriminimit ndaj grave shtatz\u00ebna dhe n\u00ebnave n\u00eb sistemin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":26,"featured_media":10708,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[344],"tags":[379,23],"class_list":["post-10707","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pertej-siperfaqes","tag-grate-ne-gjyqesor","tag-shtatezania"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.7 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna - Moll\u00ebkuqja<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna - Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Stereotipet gjinore jan\u00eb dekurajuese p\u00ebr avancim n\u00eb karrier\u00eb t\u00eb grave gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe pas pushimit t\u00eb lehonis\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb gjyq\u00ebsore. Rasti i prokurores Len\u00e7e Ristovska, e cila u diskriminua nga K\u00ebshilli i Prokuror\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe prind\u00ebrimit, hapi \u00e7\u00ebshtjen e nxeht\u00eb t\u00eb diskriminimit ndaj grave shtatz\u00ebna dhe n\u00ebnave n\u00eb sistemin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-28T14:56:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-10-31T20:18:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Female-Lawyer.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"940\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"788\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Marta Stevkovska\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Marta Stevkovska\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Marta Stevkovska\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/2074df6b23b085b57c0172f13aa963f5\"},\"headline\":\"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna\",\"datePublished\":\"2025-02-28T14:56:55+00:00\",\"dateModified\":\"2025-10-31T20:18:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/\"},\"wordCount\":2300,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/05\\\/Female-Lawyer.png\",\"keywords\":[\"grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor\",\"shtat\u00ebzania\"],\"articleSection\":[\"P\u00ebrtej sip\u00ebrfaqes\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/\",\"name\":\"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna - Moll\u00ebkuqja\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/05\\\/Female-Lawyer.png\",\"datePublished\":\"2025-02-28T14:56:55+00:00\",\"dateModified\":\"2025-10-31T20:18:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/05\\\/Female-Lawyer.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/05\\\/Female-Lawyer.png\",\"width\":940,\"height\":788},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"Moll\u00ebkuqja\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/2074df6b23b085b57c0172f13aa963f5\",\"name\":\"Marta Stevkovska\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/05\\\/cropped-Marta-photo-96x96.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/05\\\/cropped-Marta-photo-96x96.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/05\\\/cropped-Marta-photo-96x96.jpg\",\"caption\":\"Marta Stevkovska\"},\"description\":\"Marta Stevkovska \u00ebsht\u00eb gazetare, shkrimtare dhe feministe me mbi 12 vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune. Marta \u00ebsht\u00eb fuqimisht e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive projektet, fushatat, arritjet dhe q\u00ebllimet e Rrjetit Stella me fokus n\u00eb solidaritetin dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen. Ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e programit PINA p\u00ebr grat\u00eb gazetare, i vetmi program p\u00ebr gazetaret gra n\u00eb vend. Hulumtimi i saj gazetaresk fokusohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me grat\u00eb n\u00eb media, barazin\u00eb gjinore dhe dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore, si dhe mb\u00ebshtetjen e t\u00eb mbijetuarve dhe grupeve t\u00eb margjinalizuara dhe personave LGBTI+ n\u00eb shoq\u00ebri.\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/author\\\/marta_stevkovska\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna - Moll\u00ebkuqja","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna - Moll\u00ebkuqja","og_description":"Stereotipet gjinore jan\u00eb dekurajuese p\u00ebr avancim n\u00eb karrier\u00eb t\u00eb grave gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb dhe pas pushimit t\u00eb lehonis\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb gjyq\u00ebsore. Rasti i prokurores Len\u00e7e Ristovska, e cila u diskriminua nga K\u00ebshilli i Prokuror\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe prind\u00ebrimit, hapi \u00e7\u00ebshtjen e nxeht\u00eb t\u00eb diskriminimit ndaj grave shtatz\u00ebna dhe n\u00ebnave n\u00eb sistemin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/","og_site_name":"Moll\u00ebkuqja","article_published_time":"2025-02-28T14:56:55+00:00","article_modified_time":"2025-10-31T20:18:30+00:00","og_image":[{"width":940,"height":788,"url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Female-Lawyer.png","type":"image\/png"}],"author":"Marta Stevkovska","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Marta Stevkovska","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/"},"author":{"name":"Marta Stevkovska","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/2074df6b23b085b57c0172f13aa963f5"},"headline":"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna","datePublished":"2025-02-28T14:56:55+00:00","dateModified":"2025-10-31T20:18:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/"},"wordCount":2300,"publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Female-Lawyer.png","keywords":["grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor","shtat\u00ebzania"],"articleSection":["P\u00ebrtej sip\u00ebrfaqes"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/","name":"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna - Moll\u00ebkuqja","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Female-Lawyer.png","datePublished":"2025-02-28T14:56:55+00:00","dateModified":"2025-10-31T20:18:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/#primaryimage","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Female-Lawyer.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Female-Lawyer.png","width":940,"height":788},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/grate-ne-gjyqesi-ne-rmv-te-diskriminuara-sepse-jane-shtatzena-ose-nena\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Grat\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsi n\u00eb RMV t\u00eb diskriminuara sepse jan\u00eb shtatz\u00ebna ose n\u00ebna"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","name":"Moll\u00ebkuqja","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization","name":"Moll\u00ebkuqja","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","width":512,"height":512,"caption":"Moll\u00ebkuqja"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/2074df6b23b085b57c0172f13aa963f5","name":"Marta Stevkovska","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/cropped-Marta-photo-96x96.jpg","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/cropped-Marta-photo-96x96.jpg","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/cropped-Marta-photo-96x96.jpg","caption":"Marta Stevkovska"},"description":"Marta Stevkovska \u00ebsht\u00eb gazetare, shkrimtare dhe feministe me mbi 12 vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune. Marta \u00ebsht\u00eb fuqimisht e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive projektet, fushatat, arritjet dhe q\u00ebllimet e Rrjetit Stella me fokus n\u00eb solidaritetin dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen. Ajo \u00ebsht\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e programit PINA p\u00ebr grat\u00eb gazetare, i vetmi program p\u00ebr gazetaret gra n\u00eb vend. Hulumtimi i saj gazetaresk fokusohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me grat\u00eb n\u00eb media, barazin\u00eb gjinore dhe dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore, si dhe mb\u00ebshtetjen e t\u00eb mbijetuarve dhe grupeve t\u00eb margjinalizuara dhe personave LGBTI+ n\u00eb shoq\u00ebri.","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/author\/marta_stevkovska\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/26"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10707"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10712,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10707\/revisions\/10712"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}