{"id":10543,"date":"2025-03-26T20:15:07","date_gmt":"2025-03-26T20:15:07","guid":{"rendered":"https:\/\/mollekuqja.mk\/?p=10543"},"modified":"2025-05-10T15:24:26","modified_gmt":"2025-05-10T15:24:26","slug":"sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/","title":{"rendered":"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sofiana Filipi ka specializuar\u00a0 n\u00eb \u2018\u2019The Vita Institute\u2019\u2019 p\u00ebr k\u00ebshillim p\u00ebr dashurin\u00eb, seksin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet. Ajo menaxhon portalin \u2018\u2019S\u2019Magic Portal\u2019\u2019 ku k\u00ebshillon falas. Sh\u00ebrbimi i k\u00ebshillimit ka n\u00eb fokus njohjen e vetvetes dhe punimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb caktuara n\u00eb lidhje me dashurin\u00eb, intimitetin, marr\u00ebdh\u00ebniet romantike. Kjo \u00ebsht\u00eb terapi individuale n\u00ebp\u00ebrmjet metod\u00ebs VITA, krijuar nga Layla Martin, q\u00eb bashkon terapin\u00eb moderne me praktikat tantrike. K\u00ebshillimi, ndryshe nga terapia nuk hyn n\u00eb kurimin e traumave apo shqet\u00ebsimeve sh\u00ebndet\u00ebsore klinike. Kjo metod\u00eb hyn n\u00eb trajtimin holistik dhe n\u00eb fokus ka p\u00ebrjetimin fizik dhe njohjen intime t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb trupit dhe emocioneve, ku hapi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb m\u00ebsuarit si t&#8217;i besojm\u00eb e japim koh\u00ebn dhe hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb meritojn\u00eb duke mos l\u00ebn\u00eb veten pas dore, dhe nj\u00eb hap akoma m\u00eb i avancuar \u00ebsht\u00eb si t\u00eb punojm\u00eb dhe krijojm\u00eb alkimi me emocionet dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar dhe transformuar jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur gjendje t\u00eb larta p\u00ebrjetimi.<\/strong><\/p>\n<h5><strong>P\u00ebrse aq dhun\u00eb seksuale rreth nesh, n\u00eb bot\u00ebn shqiptare? Se kemi burra shum\u00eb potent\u00eb apo\u2026?<\/strong><\/h5>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignleft wp-image-10545 size-medium\" src=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/1710340707951-e1743020100362-205x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"205\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/1710340707951-e1743020100362-205x300.jpeg 205w, https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/1710340707951-e1743020100362-8x12.jpeg 8w, https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/1710340707951-e1743020100362.jpeg 371w\" sizes=\"(max-width: 205px) 100vw, 205px\" \/>Po e nis me p\u00ebrjetimin personal t\u00eb k\u00ebsaj teme. Sapo lexova pyetjet m\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb mendje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kronikash grafike q\u00eb media e mbush or\u00ebn e lajmeve pa asnj\u00eb lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr efektin, p\u00ebrtej atij shokues. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb boll\u00ebku i kronikave p\u00ebrkundjet varf\u00ebris\u00eb s\u00eb edukimit, informimit p\u00ebr institucione, sh\u00ebrbime, rrethe t\u00eb sigurta, masa parandaluese. Kalohet nga nj\u00eb ekstrem n\u00eb tjetrin; dhuna q\u00eb \u00e7on n\u00eb d\u00ebnim (prap\u00eb dhun\u00eb). Shfaqja n\u00eb mase t\u00eb kronikave nuk na b\u00ebn asgj\u00eb ve\u00e7se na mpin dhe e b\u00ebn dhun\u00ebn seksuale di\u00e7ka normale. Por n\u00eb thelb, dhuna seksuale shpesh lidhet me nj\u00eb trash\u00ebgimi traumatike, me munges\u00ebn e edukimit emocional apo p\u00ebrballjen me d\u00ebmet e v\u00ebrteta afatshkurtra dhe t\u00eb trash\u00ebguara brez pas brezi. Bashkuar me stigm\u00ebn dhe heshtjen e viktimave e b\u00ebn dhun\u00ebn seksuale nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapurat n\u00eb bot\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Pavar\u00ebsisht se shfaqja e dhun\u00ebs mund t\u00eb buroj\u00eb nga n\u00ebnvet\u00ebdija, nuk duhet pranuar si nj\u00eb sindrom\u00eb e pash\u00ebrueshme, p\u00ebrkundrazi. Shumica d\u00ebrmuese ka aft\u00ebsin\u00eb ta \u00e7m\u00ebsoj\u00eb. Rastet q\u00eb do p\u00ebrmenden do jen\u00eb ekstreme dhe jo e p\u00ebrditshmja.<\/p>\n<h5><strong>L\u00ebngojn\u00eb shtratet bashk\u00ebshortore nga mungesa e intimitetit?<\/strong><\/h5>\n<p>Intimiteti e humbet prioritetin n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Lidhjet bashk\u00ebshortore shpesh preken nga nd\u00ebrhyrja e familjes s\u00eb madhe, shoq\u00ebris\u00eb apo normave tradicionale. K\u00ebta kufij t\u00eb paqart\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb shpesh t\u00eb humbas\u00eb ai moment thelb\u00ebsor i afrimit shpirt\u00ebror, aq i nevojsh\u00ebm p\u00ebr intimitetin fizik. \u00c7ifti, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb i lir\u00eb brenda hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb vet, e gjen veten t\u00eb ekspozuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00e7iftet mund t\u00eb harrojn\u00eb se thelbi i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb komunikimi i sinqert\u00eb, rilidhja emocionale dhe bashkimi fizik plot k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kushdo \u2013 burr\u00eb apo grua \u2013 ka brenda vetes nj\u00eb energji dashurie q\u00eb pret t\u00eb rrjedh\u00eb lirisht.<\/p>\n<p>Ne jemi qenie q\u00eb kemi si dhunti aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebnaq\u00ebsi dhe p\u00ebr ta ndar\u00eb at\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Praktikat e tantras, apo \u00e7do metod\u00eb tjet\u00ebr bashk\u00ebkohore q\u00eb ushqen lidhjen mendje-trup, i m\u00ebsojn\u00eb \u00e7iftet se intimiteti fizik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cport\u00eb\u201d drejt nj\u00eb ekuilibri fiziko-shpirt\u00ebror<\/p>\n<h5><strong>Kur futet nj\u00eb person \u201ci tret\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrat dhe pse?<\/strong><\/h5>\n<p>\u201cI treti\u201d mund t\u00eb shfaqet pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb mungese intimiteti dhe komunikimi. Megjithat\u00eb, ka plot \u00e7ifte q\u00eb i kap\u00ebrcejn\u00eb tradhtit\u00eb fal\u00eb nj\u00eb pune serioze n\u00eb \u00e7ift, ku t\u00eb dy jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb komunikojn\u00eb hapur, t\u00eb falin dhe t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb besimin me durim. \u00a0Mbetet zgjedhje personale n\u00ebse do t\u00eb vijojn\u00eb bashk\u00eb apo do t\u00eb ndahen, dhe k\u00ebto vendime nuk jan\u00eb as fitore e as humbje \u2014 por rrug\u00ebtime q\u00eb individ\u00ebt duhet t\u2019i marrin duke njohur veten dhe partnerin. N\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie jemi fillimisht individ\u00eb me d\u00ebshira, frik\u00ebra dhe sfida unike. Jeta na p\u00ebrball me shum\u00eb njer\u00ebz, por \u00ebsht\u00eb karakteri q\u00eb na ndihmon t\u00eb respektojm\u00eb veten dhe partnerin, pavar\u00ebsisht tundimeve apo zhg\u00ebnjimeve. N\u00ebse ndodh rikthim pas tradhtis\u00eb, duhet nj\u00eb pun\u00eb e thell\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb besimi t\u00eb mos shihet thjesht si \u201cduhet t\u00eb m\u00eb besosh m\u00eb shum\u00eb,\u201d por si nj\u00eb proces ku t\u00eb dy kan\u00eb rol aktiv n\u00eb riparim dhe n\u00eb rind\u00ebrtimin e lidhjes. E gjith\u00eb bota mund t\u00eb kategorizohet si \u201ci treti\u201d, madje edhe f\u00ebmija. Si arrini ta gjeni nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebrher\u00eb mes kakofonis\u00eb?<\/p>\n<h5><strong>Seksi dhe dashuria jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb?<\/strong><\/h5>\n<p>P\u00ebrgjigja e shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb jo. T\u00eb dyja luajn\u00eb role n\u00eb m\u00ebnyrat e veta, po bashk\u00eb pasurojn\u00eb eksperienc\u00ebn njer\u00ebzore. Ajo q\u00eb m\u00eb ka krijuar mua, por edhe shum\u00eb prej nesh \u00ebsht\u00eb ndarja e pasakt\u00eb e nj\u00ebr\u00ebs si t\u00eb mir\u00eb dhe tjetr\u00ebs si t\u00eb keqe. Analogjia m\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb me elementet kimike. Ve\u00e7 e ve\u00e7 hidrogjeni dhe oksigjeni jan\u00eb shkat\u00ebrrues, n\u00eb b\u00ebrtham\u00eb kan\u00eb energjin\u00eb e bomb\u00ebs atomike, por s\u00eb bashku krijojn\u00eb elementin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, molekul\u00ebn e ujit H<sub>2<\/sub>O. Nj\u00eblloj energjia e dashuris\u00eb dhe seksit jan\u00eb energji q\u00eb sjellin jet\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>Sa b\u00ebjm\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dhe sa tjetr\u00ebn?<\/strong><\/h5>\n<p>Duke u rikthyer te analogjia ime p\u00ebr elementet kimike, studimi shkencor i seksit, apo edhe dashuris\u00eb ka sjell\u00eb p\u00ebrfitime sidomos n\u00eb sh\u00ebndet e mjek\u00ebsi. D\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i kuptuar \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore, por p\u00ebrpjekja jon\u00eb p\u00ebr t\u2019i zaptuar apo p\u00ebr t\u2019i kontrolluar ka sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>Ky mendim klinik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e mentalitetit popullor se seksi \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb akt fizik, nd\u00ebrsa dashuria nj\u00eb ndjenj\u00eb \u201ce past\u00ebr,\u201d e shk\u00ebputur nga trupi. N\u00eb realitet jan\u00eb bashkudh\u00ebtare. N\u00ebse trupi zgjohet e shijon k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrjetim mund ta pasurojm\u00eb me dashuri, dhe anasjelltas, ndjenja e thell\u00eb e dashuris\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e fuqishme kur e lejojm\u00eb veten t\u00eb prekim, t\u00eb puthim dhe t\u00eb eksplorojm\u00eb ekstaz\u00ebn n\u00eb trupat tan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se gjithmon\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb. Por pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb fillon procesi i t\u00eb m\u00ebsuarit: si t\u00eb duam vetveten, si t\u00eb provojm\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e intimitet pa u ndier n\u00eb faj ose n\u00ebn presion, dhe si ta p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjesi te partneri. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb zbuluar do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb drejt nj\u00eb ekuilibri m\u00eb t\u00eb bukur mes dashuris\u00eb dhe seksi.<\/p>\n<h5><strong>Sa dim\u00eb p\u00ebr grat\u00eb shqiptare dhe intimitetin, seksualitetin e tyre?<\/strong><\/h5>\n<p>Un\u00eb jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje ku femra nuk \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb inferiore n\u00eb familje e aq m\u00eb pak n\u00eb \u00e7ift. Jam e mendimit se shoq\u00ebria jon\u00eb nuk ka kultur\u00eb ndrydh\u00ebse ndaj femr\u00ebs dhe k\u00ebto dukuri jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb infiltruara dhe t\u00eb jashtme. Kjo ka sjell\u00eb q\u00eb grat\u00eb shqiptare t\u00eb jetojn\u00eb me nj\u00eb \u201cmanual t\u00eb pashkruar\u201d mbi rolet e tyre si bij\u00eb, n\u00ebna, apo bashk\u00ebshorte, ku shpesh seksualiteti lihej n\u00eb hije. Megjithat\u00eb, koh\u00ebt e fundit, po shohim gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb gra q\u00eb vendosin t\u00eb flasin p\u00ebr d\u00ebshirat, fantazit\u00eb dhe nevojat e tyre, duke marr\u00eb guximin t\u00eb hulumtojn\u00eb an\u00ebn sensuale dhe shpirt\u00ebrore. P\u00ebrmes k\u00ebshillimit, literatur\u00ebs, apo grupeve mb\u00ebshtet\u00ebse, shum\u00eb gra po kuptojn\u00eb se intimiteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim energjie pozitive, jo turp. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim nuk jan\u00eb vet\u00ebm: edhe burrat, kur e gjejn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e duhur, k\u00ebrkojn\u00eb dhe ndajn\u00eb nj\u00ebsoj nevojat e tyre emocionale dhe seksuale. Po nisim nj\u00eb epok\u00eb ku bashk\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb tabut\u00eb dhe t\u00eb kultivojm\u00eb nj\u00eb mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/p>\n<h5><strong>Sa jan\u00eb grat\u00eb vetja karshi bot\u00ebs mashkullore?<\/strong><\/h5>\n<p>Vetvetja jemi vet\u00ebm kur ballafaqohemi me veten dhe nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi fem\u00ebrore. \u201cKush jam un\u00eb?\u201d p\u00ebrtej t\u00eb qen\u00eb e bija e dikujt, e zanatit x a y, nga veriu a jugu, etj. \u00ebsht\u00eb pyetje q\u00eb do durim, kuriozitet dhe mir\u00ebkuptim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. T\u00eb gjitha informacionet e tjera pasurojn\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, por nuk jan\u00eb identiteti absolut. Pranimi i k\u00ebtij fakti \u00ebsht\u00eb shokues, si\u00e7 ka qen\u00eb edhe p\u00ebr mua e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por ka sjell\u00eb paqe dhe harmoni t\u00eb brendshme dhe kjo nuk paguhet apo shk\u00ebmbehet me asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>Nga p\u00ebrvojat e tua me k\u00ebshillimin, cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb ke d\u00ebgjuar nga nj\u00eb grua? Po, nga nj\u00eb burr\u00eb?<\/strong><\/h5>\n<p>Th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, \u201c\u00e7uditsh\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb term relativ, sepse \u00e7do histori bart brenda vetes nj\u00eb logjik\u00eb emocionale, edhe kur duket e pazakont\u00eb n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb. Femrat marrin hapin m\u00eb shpejt, por vonojn\u00eb t\u00eb shprehin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Meshkujt keqkuptohen, bullizohen e ndoshta refuzohen nga k\u00ebto sh\u00ebrbime m\u00eb shpesh dhe kjo i b\u00ebn mos ta marrin hapin. \u201c\u00c7udia\u201d m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetimi i \u00e7ilt\u00ebrsis\u00eb seksuale, pasi n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka absurde n\u00eb kund\u00ebshti me \u00e7do narrativ\u00eb, por n\u00eb p\u00ebrjetim sjell brisht\u00ebsi, ndrojtje dhe humor. Humori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7el\u00ebs shum\u00eb i n\u00ebnvler\u00ebsuar, por aq \u00e7udib\u00ebr\u00ebs.<\/p>\n<h5><strong>Thua se epidemia e vetmis\u00eb ju p\u00ebrket m\u00eb shum\u00eb burrave, pse?<\/strong><\/h5>\n<p>Meshkujt bombardohen me stimuj q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi ndaj seksit dhe pornografis\u00eb. Kjo u shtremb\u00ebron imazhin p\u00ebr femr\u00ebn dhe krijon barrier\u00eb n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr tu njohur e p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vetvetja. Si femrat dhe meshkujt vuajn\u00eb nga fantazit\u00eb dhe \u201cidealet\u201d e fabrikuara dhe kjo \u00e7on n\u00eb vetmi edhe kur bashkjetojn\u00eb. Shumica e burrave p\u00ebrballen me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb: nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u dukur t\u00eb fort\u00eb para shoq\u00ebris\u00eb dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga presionet emocionale n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb sigurt. Kjo shpesh ushqen vetmin\u00eb, pasi nga jasht\u00eb duket sikur \u201c\u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull,\u201d nd\u00ebrsa brenda tyre ka munges\u00eb lidhjeje t\u00eb thell\u00eb me veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Kur nuk gjejn\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr ta shprehur k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb emocionale, mbyllja thellohet.<\/p>\n<h5><strong>Kush ka m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb nga realizimi dhe manifestimi i vetes n\u00eb krevat? Meshkujt apo femrat?<\/strong><\/h5>\n<p>A k\u00ebrkon guxim? Dashuria e k\u00ebrkon dhe na sfidon t\u00eb gjitha bindjet, na fut n\u00eb kontradikta dhe stuhi emocionale, por pa t\u00eb nuk arrijm\u00eb dot paqen e brendshme. Grat\u00eb mund t\u00eb druhen se po gjykohen p\u00ebr \u201cshum\u00eb\u201d ose \u201cpak\u201d d\u00ebshir\u00eb seksuale, nd\u00ebrsa burrat shpesh i tremben d\u00ebshtimit ose pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb caktuar. Kjo frik\u00eb ndizet nga stereotipat e gjinis\u00eb, por edhe nga narrativa q\u00eb trash\u00ebgojm\u00eb mbi \u201csi duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb grua\u201d apo \u201csi duhet t\u00eb sillet nj\u00eb burr\u00eb\u201d n\u00eb shtrat. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet secili prej nesh duhet ta njoh\u00eb veten dhe t\u00eb motivohet nga kurioziteti, t\u00eb ndjek\u00eb sinjalet e t\u2019i dor\u00ebzohet gjuh\u00ebs s\u00eb trupit. Gjithashtu t\u00eb hiqet petku i seriozitetit dhe t\u00eb hyj\u00eb loja. Ne jemi miq q\u00eb luajm\u00eb \u201csht\u00ebpiash\u201d apo \u201cdoktorash\u201d. Niset me nj\u00eb ftes\u00eb n\u00eb loj\u00eb ku pasi t\u00eb pal\u00ebt bien dakord, LOJ\u00cb FILLO!<\/p>\n<h5><strong>Cilat jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e frikshme t\u00eb intimitetit n\u00eb bot\u00ebn shqiptare?<\/strong><\/h5>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz e ngat\u00ebrrojn\u00eb intimitetin me \u201cpron\u00ebsin\u00eb\u201d e partnerit, pa kuptuar se nj\u00eb lidhje e sh\u00ebndetshme nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb posedim, por bashk\u00ebveprim dhe liri. Pastaj, ekziston paragjykimi se intimiteti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr fazat e hershme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies, nd\u00ebrsa me kalimin e viteve \u201cvenitet.\u201d N\u00eb realitet, n\u00ebse kujdesemi p\u00ebr ndjenjat dhe hap\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, intimiteti mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i thell\u00eb me koh\u00ebn. Nj\u00eb tjet\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se shpesh e shmangim diskutimin e hapur p\u00ebr seksualitetin apo traum\u00ebn e lidhur me t\u00eb. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk dialogon, fsheh n\u00ebn sip\u00ebrfaqe shum\u00eb nga ato q\u00eb e tronditin. K\u00ebtu ndihmon jasht\u00eb mase k\u00ebshillimi i specializuar, literatura q\u00eb hap diskutimin, dhe edukimi i hersh\u00ebm rreth trupit dhe ndjenjave. Sa m\u00eb shpejt ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb natyrshme k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, aq m\u00eb pak frika do t\u00eb kemi ta jetojm\u00eb lirisht intimitetin.<\/p>\n<h5><strong>\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb m\u00ebsohet dashuria? Si m\u00ebsohet?<\/strong><\/h5>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb thell\u00eb, dashuria \u00ebsht\u00eb energji universale q\u00eb e ndiejm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, apo por m\u00ebnyra si e jetojm\u00eb, si e shprehim apo si e marrim, m\u00ebsohet e kultivohet. Asnj\u00eb lib\u00ebr a k\u00ebshill\u00eb nuk mund t\u00eb na jap\u00eb recet\u00ebn magjike, por p\u00ebrvoja na e m\u00ebson rrug\u00ebn pak nga pak. Fillon nga marr\u00ebdh\u00ebnia me veten: sa e duam veten, a e njohim trupin dhe emocione tona, a i pranojm\u00eb gabimet, a e dor\u00ebzojm\u00eb veten? \u00a0E vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebjm\u00eb dot \u00ebsht\u00eb ta kontrollojm\u00eb apo t\u00eb mundohemi ta logjikojm\u00eb n\u00eb ekstrem. \u00a0\u00a0Pastaj, vijon te m\u00ebnyra si hapemi ndaj tjetrit. P\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar me dashurin\u00eb, kemi nevoj\u00eb t\u00eb eksperimentojm\u00eb me ndjenjat tona, t\u00eb kemi dhembshuri, t\u00eb falim, t\u00eb dialogojm\u00eb dhe t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb. Shkurt, dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201czanat\u201d q\u00eb na sfidon p\u00ebrdit\u00eb, duke na ftuar t\u00eb zbuljm\u00eb dhe rind\u00ebrtojm\u00eb vazhdimisht m\u00ebnyr\u00ebn si lidhemi me bot\u00ebn.<\/p>\n<h5><strong>E dallon dot nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb \u201cluan\u201d lumturin\u00eb? Funksionon \u201cmagjia jote\u201d mbi k\u00ebta individ\u00eb?<\/strong><\/h5>\n<p>Shpesh vihet re kur nj\u00eb \u00e7ift \u201cluan\u201d lumturin\u00eb, sepse mungesa e sinqeritetit del n\u00eb pah kur komunikimi \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt. Nga jasht\u00eb mund t\u00eb duken shum\u00eb t\u00eb dashuruar, por n\u00eb seanca ose biseda m\u00eb t\u00eb thelluara, del qart\u00eb mungesa e bashk\u00ebpunimit ose e nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Edhe \u201cmagjia\u201d m\u00eb e madhe s\u2019mund ta mbaj\u00eb gjall\u00eb fasad\u00ebn, n\u00ebse partner\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballen me realitetin. Kur nj\u00eb \u00e7ift \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i gatsh\u00ebm t\u00eb hapet, mund t\u00eb kalojn\u00eb nga \u201cloj\u00eb lumturie\u201d n\u00eb nj\u00eb lumturi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Procesi k\u00ebrkon pun\u00eb t\u00eb dyanshme, respekt, dhe angazhim p\u00ebr ta par\u00eb nj\u00ebri-tjetrin pa maska. Roli i k\u00ebshillimit \u00ebsht\u00eb t\u2019i ndihmoj\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb shohin vetveten m\u00eb qart\u00eb dhe me me an\u00eb t\u00eb praktikave t\u00eb rinjohin nj\u00ebri-tjetrin dhe t\u00eb dashurohen p\u00ebrs\u00ebri, k\u00ebsaj here n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb origjinale. Ajo q\u00eb m\u00eb dallon \u00ebsht\u00eb fokusi te p\u00ebrjetimi i ndjenjave t\u00eb mira n\u00eb trup dhe mendje, n\u00eb koh\u00eb reale, t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyre konkrete na b\u00ebjn\u00eb t\u2019i rikthehemi me d\u00ebshir\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe jo thjesht detyrim apo zgjidhje problemi, por d\u00ebshir\u00eb e kulluar.<\/p>\n<h5><strong>Grat\u00eb, telenovelat dhe intimiteti \u2013 ku pik\u00ebtakohen?<\/strong><\/h5>\n<p>Telenovelat, ashtu si \u00e7do form\u00eb tjet\u00ebr e artit popullor, ofrojn\u00eb nj\u00eb \u201carratisje\u201d nga realiteti i p\u00ebrditsh\u00ebm. Grat\u00eb shpesh i ndjekin pasi n\u00eb to gjejn\u00eb situata dramatike ku personazhet jetojn\u00eb e shprehin emocione me intensitet t\u00eb lart\u00eb. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar p\u00ebrmes ekranit at\u00eb pasion ose dram\u00eb q\u00eb ndoshta mungon n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, telenovelat shpesh krijojn\u00eb pritshm\u00ebri jo reale lidhur me intimitetin. Aty, dashuria dhe seksi shfaqen shpesh si pasion i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm ose si dram\u00eb e pafundme, gj\u00eb q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb na mban larg nj\u00eb lidhjeje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me trupin dhe emocionet tona. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb grat\u00eb (dhe burrat) ta kuptojn\u00eb se realiteti i intimitetit personal kaplon \u00e7do fantazi joreale dhe ja vlen \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta zbuluar e p\u00ebrjetuar me gjith\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb ton\u00ebn.<\/p>\n<h5><strong>Do ta zbusnin dhun\u00ebn seksuale m\u00eb shum\u00eb k\u00ebshilla dhe biseda t\u00eb hapura me njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb profesionalisht si ju?<\/strong><\/h5>\n<p>Pa dyshim q\u00eb po. Kur flasim hapur p\u00ebr k\u00ebto tema, pa i reduktuar n\u00eb kronika shokuese, hapim mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr trajtim n\u00eb nivel individual dhe shoq\u00ebror. K\u00ebshillimi profesional u jep njer\u00ebzve nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer traumat e vetes, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar strategji p\u00ebr sh\u00ebrim dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion rreth rrug\u00ebve t\u00eb ndryshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes.<\/p>\n<p>E ndoshta k\u00ebto jan\u00eb fillimisht barrierat personale, ku secili prej nesh duhet t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrpunuar emocionet, kujtimet, p\u00ebrjetimet, mendimet dhe bindjet. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb sigurt, q\u00eb kjo pandemi na prek t\u00eb gjith\u00ebve. N\u00eb profesionin tim ku fokusi \u00ebsht\u00eb te shfaqja fizike e p\u00ebrjetimeve dhe emocioneve, ndodh q\u00eb traumat shfaqen dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shkall\u00ebs \u00ebsht\u00eb detyra ime ta drejtoj klientin te terapist\u00ebt q\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtje klinike. K\u00ebshtu profesionist\u00ebt mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb gam\u00eb mund\u00ebsish p\u00ebr sh\u00ebrim apo edhe parandalim, pse jo. \u00a0Burrat dhe grat\u00eb, \u00e7do grupmosh\u00eb e \u00e7do shtres\u00eb, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr informacione t\u00eb qarta, modele pozitive dhe nj\u00eb frym\u00eb inkurajuese. K\u00ebshtu, transformojm\u00eb guximin individual n\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb gjer\u00eb shoq\u00ebror, ku dashuria, k\u00ebnaq\u00ebsia dhe mir\u00ebqenia shihen jo si luks, por si e drejt\u00eb dhe potencial i \u00e7do njeriu.<\/p>\n<h5><strong><em>This material is completely or partly financed by UK International Development and The Kvinna till Kvinna Foundation, that do not necessarily agree with the opinions expressed within. The author alone is responsible for the content.<\/em><\/strong><\/h5>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sofiana Filipi ka specializuar\u00a0 n\u00eb \u2018\u2019The Vita Institute\u2019\u2019 p\u00ebr k\u00ebshillim p\u00ebr dashurin\u00eb, seksin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet. Ajo menaxhon portalin \u2018\u2019S\u2019Magic Portal\u2019\u2019 ku k\u00ebshillon falas. Sh\u00ebrbimi i k\u00ebshillimit ka n\u00eb fokus njohjen e vetvetes dhe punimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb caktuara n\u00eb lidhje me dashurin\u00eb, intimitetin, marr\u00ebdh\u00ebniet romantike. Kjo \u00ebsht\u00eb terapi individuale n\u00ebp\u00ebrmjet metod\u00ebs VITA, krijuar nga Layla [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":10544,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[344],"tags":[11,174,115],"class_list":["post-10543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pertej-siperfaqes","tag-dhune","tag-kenaqesia-seksuale","tag-seks"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.7 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare - Moll\u00ebkuqja<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare - Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sofiana Filipi ka specializuar\u00a0 n\u00eb \u2018\u2019The Vita Institute\u2019\u2019 p\u00ebr k\u00ebshillim p\u00ebr dashurin\u00eb, seksin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet. Ajo menaxhon portalin \u2018\u2019S\u2019Magic Portal\u2019\u2019 ku k\u00ebshillon falas. Sh\u00ebrbimi i k\u00ebshillimit ka n\u00eb fokus njohjen e vetvetes dhe punimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb caktuara n\u00eb lidhje me dashurin\u00eb, intimitetin, marr\u00ebdh\u00ebniet romantike. Kjo \u00ebsht\u00eb terapi individuale n\u00ebp\u00ebrmjet metod\u00ebs VITA, krijuar nga Layla [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-03-26T20:15:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-05-10T15:24:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"683\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Xhemazije Rizvani\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Xhemazije Rizvani\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Xhemazije Rizvani\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/f7fd829a5fa5d75ad049877d20f95fa5\"},\"headline\":\"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare\",\"datePublished\":\"2025-03-26T20:15:07+00:00\",\"dateModified\":\"2025-05-10T15:24:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":2979,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/03\\\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp\",\"keywords\":[\"dhun\u00eb\",\"k\u00ebnaq\u00ebsia seksuale\",\"seks\"],\"articleSection\":[\"P\u00ebrtej sip\u00ebrfaqes\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/\",\"name\":\"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare - Moll\u00ebkuqja\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/03\\\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp\",\"datePublished\":\"2025-03-26T20:15:07+00:00\",\"dateModified\":\"2025-05-10T15:24:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/03\\\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/03\\\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp\",\"width\":1024,\"height\":683},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"Moll\u00ebkuqja\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/f7fd829a5fa5d75ad049877d20f95fa5\",\"name\":\"Xhemazije Rizvani\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Xhemazije Rizvani\"},\"description\":\"Xhemazije Rizvani \u00ebsht\u00eb magjistre e let\u00ebrsis\u00eb. Nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ka punuar n\u00eb arsim me nx\u00ebn\u00ebs dhe student\u00eb nd\u00ebrsa momentalisht \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb sfer\u00ebn e medias dhe drejton platform\u00ebn \\\"Luaj Der\u00ebn\\\".\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/author\\\/xhemazije_rizvani\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare - Moll\u00ebkuqja","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare - Moll\u00ebkuqja","og_description":"Sofiana Filipi ka specializuar\u00a0 n\u00eb \u2018\u2019The Vita Institute\u2019\u2019 p\u00ebr k\u00ebshillim p\u00ebr dashurin\u00eb, seksin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet. Ajo menaxhon portalin \u2018\u2019S\u2019Magic Portal\u2019\u2019 ku k\u00ebshillon falas. Sh\u00ebrbimi i k\u00ebshillimit ka n\u00eb fokus njohjen e vetvetes dhe punimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb caktuara n\u00eb lidhje me dashurin\u00eb, intimitetin, marr\u00ebdh\u00ebniet romantike. Kjo \u00ebsht\u00eb terapi individuale n\u00ebp\u00ebrmjet metod\u00ebs VITA, krijuar nga Layla [&hellip;]","og_url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/","og_site_name":"Moll\u00ebkuqja","article_published_time":"2025-03-26T20:15:07+00:00","article_modified_time":"2025-05-10T15:24:26+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":683,"url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp","type":"image\/webp"}],"author":"Xhemazije Rizvani","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Xhemazije Rizvani","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/"},"author":{"name":"Xhemazije Rizvani","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/f7fd829a5fa5d75ad049877d20f95fa5"},"headline":"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare","datePublished":"2025-03-26T20:15:07+00:00","dateModified":"2025-05-10T15:24:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/"},"wordCount":2979,"publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp","keywords":["dhun\u00eb","k\u00ebnaq\u00ebsia seksuale","seks"],"articleSection":["P\u00ebrtej sip\u00ebrfaqes"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/","name":"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare - Moll\u00ebkuqja","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp","datePublished":"2025-03-26T20:15:07+00:00","dateModified":"2025-05-10T15:24:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/#primaryimage","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/211c00522ac44187ae022948e90dbe1d.webp","width":1024,"height":683},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/sofiana-filipi-flet-per-seksin-dhe-intimitetin-mes-cifteve-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sofiana Filipi flet p\u00ebr seksin dhe intimitetin mes \u00e7ifteve shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","name":"Moll\u00ebkuqja","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization","name":"Moll\u00ebkuqja","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","width":512,"height":512,"caption":"Moll\u00ebkuqja"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/f7fd829a5fa5d75ad049877d20f95fa5","name":"Xhemazije Rizvani","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","caption":"Xhemazije Rizvani"},"description":"Xhemazije Rizvani \u00ebsht\u00eb magjistre e let\u00ebrsis\u00eb. Nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ka punuar n\u00eb arsim me nx\u00ebn\u00ebs dhe student\u00eb nd\u00ebrsa momentalisht \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb sfer\u00ebn e medias dhe drejton platform\u00ebn \"Luaj Der\u00ebn\".","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/author\/xhemazije_rizvani\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10543"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10549,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10543\/revisions\/10549"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}