{"id":10455,"date":"2024-05-15T19:45:28","date_gmt":"2024-05-15T19:45:28","guid":{"rendered":"https:\/\/mollekuqja.mk\/?p=10455"},"modified":"2025-03-01T19:47:03","modified_gmt":"2025-03-01T19:47:03","slug":"dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/","title":{"rendered":"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb familjes, p\u00ebrmes shkrimit tim ua kushtoj grave t\u00eb cilat kan\u00eb vendosur t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb barrierat jet\u00ebsore, t\u00eb p\u00ebrballen me stigmat shoq\u00ebrore &#8211; n\u00ebnave vet\u00ebushqyese sipas zgjedhjes. Gjithashtu, Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes jo rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr Dit\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs, sepse gruaja \u00ebsht\u00eb ajo pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb familja, gruaja vazhdon ta ruaj\u00eb primatin e themelimit t\u00eb familjes, pa ndihm\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs ngjizja mund t\u00eb b\u00ebhet mir\u00ebpo mbartja e shtatz\u00ebnis\u00eb dhe lindja e f\u00ebmij\u00ebs ende mbetet n\u00eb eksluzivitetin e saj.<\/p>\n<p>Zhvillimi i shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb si dhe kujdesi m\u00eb kualitativ mbi sh\u00ebndetin kan\u00eb zgjeruar kufijt\u00eb biologjik t\u00eb mosh\u00ebs reproduktive t\u00eb grave, gj\u00eb q\u00eb u mund\u00ebsoi atyre t\u00eb realizojn\u00eb arritjet e tyre profesionale, dhe nj\u00ebherit ndikuan n\u00eb zvog\u00eblimin e presionit social se natyra e saj biologjike \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes martes\u00ebs ose bashk\u00ebsis\u00eb jasht\u00ebmartesore.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb tranzicionit t\u00eb politikave t\u00eb natalitetit, reproduktimi dhe roli i n\u00ebn\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e gruas kan\u00eb sjellur mosmarr\u00ebveshje n\u00eb lidhje me lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat reproduktive si dhe interpretimin e tyre: t\u00eb drejtat negative \u2013 kontrolli i lindjes dhe aborti, apo t\u00eb drejtat pozitive t\u00eb reproduktimit \u2013 lindja e f\u00ebmij\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, fokusi i l\u00ebvizjeve feministe ishte tek t\u00eb drejtat negative reproduktive. Me evolucionin e teknologjive reproduktive, e drejta e nj\u00eb gruaje beqare p\u00ebr t\u00eb lindur p\u00ebrmes fekondimit t\u00eb asistuar biomjek\u00ebsor u vendos n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, madje edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb me sjelljen e Ligjit p\u00ebr Fekondim t\u00eb Asistuar Biomjek\u00ebsor (2008). Po ky evolucion ua ka leht\u00ebsuar grave realizimin e am\u00ebsis\u00eb duke iu shmangur krizave jet\u00ebsore n\u00eb drejtim t\u00eb gjetjes s\u00eb nj\u00eb partneri ideal ose pa shmangies s\u00eb formaliteteve q\u00eb shpiejn\u00eb drejt martes\u00ebs civile. Andaj, rruga q\u00eb grat\u00eb ndjekin drejt am\u00ebsis\u00eb vetanake, realizohet p\u00ebrmes: adoptimit, fekondimit nga nj\u00eb donator i njohur, fekondimit nga nj\u00eb donator anonim, e gjitha kjo pa pasur nevoj\u00ebn e lidhjeve paraprake intime. Familjet monoprind\u00ebrore nga n\u00ebnat vetushqyese por pa zgjedhjen apo vullnetin e tyre i kemi edhe n\u00eb situatat e vdekjes s\u00eb bashk\u00ebshortit\/partnerit jasht\u00ebmartesor, anulimit ose shkuror\u00ebzimit t\u00eb martes\u00ebs, si dhe n\u00eb situatat e mosnd\u00ebrprerjes s\u00eb shtat\u00ebznis\u00eb s\u00eb paplanifikuar. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb qenit beqar nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrohet me aseksualitetin. P\u00ebrkundrazi, beqaria mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb faz\u00eb kalimtare (p\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb partner, por nuk e kan\u00eb gjetur ende), ose nj\u00eb zgjedhje e p\u00ebrhershme (p\u00ebr ata q\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi martesore\/jasht\u00ebmartesore). Gjithashtu kjo gjendje jo domosdoshm\u00ebrisht duhet t\u00eb lidhet me modelet jet\u00ebsore t\u00eb grave t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini si mund\u00ebsi e vetme p\u00ebr t\u00eb themeluar familje, sulme k\u00ebto me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00ebnat e vetme q\u00eb kan\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrmes fekondimit alogjenik. E drejta e reproduktimit, n\u00eb koh\u00ebn e nj\u00eb diversiteti t\u00eb metodave p\u00ebr t\u00eb ngjizur f\u00ebmij\u00eb, lirisht mund t\u00eb kategorizohet si e drejt\u00eb individuale sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur se cil\u00ebn rrug\u00eb do t\u00eb zgjidhni p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb prind.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb theksohet se kjo e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur edhe nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar si e drejt\u00eb themelore e njeriut. Konventa p\u00ebr Eliminimin e t\u00eb gjitha Formave t\u00eb Diskriminimit ndaj Grave (1981), garanton t\u00eb drejt\u00ebn e gruas q\u00eb ajo lirisht t\u00eb vendos p\u00ebr t\u00eb drejtat e saja reproduktive. Kjo e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb promovim edhe i filozofis\u00eb feministe, sipas s\u00eb cil\u00ebs gruaja ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos p\u00ebr reproduktimin ose mosreproduktimin e saj, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu lirin\u00eb absolute q\u00eb t\u00eb mbart nj\u00eb shtatz\u00ebni, t\u00eb nd\u00ebrpres ose t\u00eb inicioj nj\u00eb shtatz\u00ebni me material gjenetik t\u00eb donuar.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, grat\u00eb beqare marrin vullnetarisht vendimin p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb pa bashk\u00ebjetuar me ndonj\u00eb partner. Ky nivel i vendimmarrjes i b\u00ebn k\u00ebto gra ti qasen jet\u00ebs monoprind\u00ebrore sipas vullnetit t\u00eb tyre t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr zgjedhje s\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb reproduktimit. Pra, kjo kategori e grave jan\u00eb gra t\u00eb cilat d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb realizohen si n\u00ebna mir\u00ebpo nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb themelojn\u00eb martes\u00eb\/bashk\u00ebjetes\u00eb. Jan\u00eb gra t\u00eb d\u00ebshmuara n\u00eb karrier\u00ebn e tyre, t\u00eb emancipuara dhe me nj\u00eb gjendje materiale stabile. Gjithashtu, n\u00eb aspektin e filozofis\u00eb jet\u00ebsore dhe familjare, jan\u00eb gra mendjehapura, t\u00eb cilat pranojn\u00eb t\u00eb gjitha format e familjes bashk\u00ebkohore dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgaditura t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb gjitha sfidat jet\u00ebsore t\u00eb am\u00ebsis\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb pasojn\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe rritjen e f\u00ebmij\u00ebs si n\u00ebn\u00eb e vetme n\u00eb nj\u00eb form\u00eb jokonvencionale familjare. N\u00eb kategorin\u00eb e n\u00ebnave t\u00eb vetme, llogariten edhe grat\u00eb t\u00eb cilat pas realizimit t\u00eb disa ambicjeve personale dhe profesionale, nuk arrijn\u00eb dot t\u00eb gjejn\u00eb partner q\u00eb do t\u00eb ju p\u00ebrgjigjet pritshm\u00ebrive t\u00eb saja, nd\u00ebrkaq d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb realizohen edhe si n\u00ebna, me shpres\u00eb se n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt do t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb partner i cili do t\u00eb pranonte f\u00ebmij\u00ebn e saj si t\u00eb vetin, por jo domosdoshm\u00ebrisht. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak se stigma sociale e t\u00eb qenit n\u00ebn\u00eb e pamartuar ka nis t\u00eb zbehet, e kjo mu p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb gruas n\u00eb shoq\u00ebri, shum\u00eb gra vendosin t\u00eb zgjedhin k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar pasardh\u00ebsit e tyre gjenetik n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, madje nuk jan\u00eb t\u00eb pakta rastet kur k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb edhe n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb pjekur (diku pas t\u00eb dyzetave).\u00a0 Dua t\u00eb theksoj se kjo metod\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb aktuale n\u00eb RMV, madje edhe n\u00eb vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Aspekti tjet\u00ebr i am\u00ebsis\u00eb vetushqyese sipas zgjedhjes por me donator t\u00eb njohur, \u00ebsht\u00eb rasti i fekondimit post\u2019human, pra ngjizja e f\u00ebmij\u00ebs me materialin gjenetik t\u00eb ngrir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit martesor ose jasht\u00ebmartesor. Poashtu, edhe ky model familjar t\u00ebrheq shum\u00eb debate morale dhe etike, ve\u00e7n\u00ebrisht duke i etiketuar k\u00ebto gra si egoiste dhe individualiste. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb k\u00ebto grat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt vendosin t\u00eb realizojn\u00eb vendimin e p\u00ebrbashk\u00ebt me bashk\u00ebshortin e saj tanim\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb duke ia plot\u00ebsuar d\u00ebshir\u00ebn e zgjerimit t\u00eb familjes pas vdekjes. Jan\u00eb k\u00ebto gra stoike t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgaditura t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb paraqiten si n\u00eb aspektin e mentalitetit social poashtu edhe n\u00eb aspektin e ushtrimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb prind\u00ebrore si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e vetme. Gruaja q\u00eb ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb, me t\u00eb vetmin motiv dhe q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb f\u00ebmij\u00ebn gjenetik t\u00eb burrit t\u00eb ndjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua shum\u00eb e fuqishme, e pavarur, e gatshme p\u00ebr t&#8217;u sfiduar me t\u00eb gjitha p\u00ebrbuzjet dhe etiketimet shoq\u00ebrore, e p\u00ebrgatitur emocionalisht t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb familje si dhe e gatshme p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebs p\u00ebrgjigje t\u00eb arsyeshme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ai\/ajo ka ardhur n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr n\u00eb fund, dua t\u00eb potencoj se alternativat familjare p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu familjet monoprind\u00ebrore sipas zgjedhjes, gjithsesi jan\u00eb kontribut i rolit t\u00eb gruas duke d\u00ebshmuar se ajo e vetme, e shkuror\u00ebzuar, dhe pa ndihm\u00ebn e bashk\u00ebshortit mund t\u00eb p\u00ebrgadis dhe t\u00eb edukoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e saj n\u00eb personalitete t\u00eb fuqishme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb familjes, p\u00ebrmes shkrimit tim ua kushtoj grave t\u00eb cilat kan\u00eb vendosur t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb barrierat jet\u00ebsore, t\u00eb p\u00ebrballen me stigmat shoq\u00ebrore &#8211; n\u00ebnave vet\u00ebushqyese sipas zgjedhjes. Gjithashtu, Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes jo rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr Dit\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs, sepse gruaja \u00ebsht\u00eb ajo pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb familja, gruaja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":12,"featured_media":10456,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[360,338,20,135,23],"class_list":["post-10455","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-feministing","tag-adoptim","tag-familja","tag-femije","tag-kolumne","tag-shtatezania"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.7 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne - Moll\u00ebkuqja<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne - Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"K\u00ebt\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb familjes, p\u00ebrmes shkrimit tim ua kushtoj grave t\u00eb cilat kan\u00eb vendosur t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb barrierat jet\u00ebsore, t\u00eb p\u00ebrballen me stigmat shoq\u00ebrore &#8211; n\u00ebnave vet\u00ebushqyese sipas zgjedhjes. Gjithashtu, Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes jo rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr Dit\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs, sepse gruaja \u00ebsht\u00eb ajo pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb familja, gruaja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-05-15T19:45:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-03-01T19:47:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"532\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Arta Mero\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Arta Mero\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Arta Mero\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/ddf4a6b5a027400b2659aeb9ec67c4c9\"},\"headline\":\"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne\",\"datePublished\":\"2024-05-15T19:45:28+00:00\",\"dateModified\":\"2025-03-01T19:47:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/\"},\"wordCount\":1350,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/03\\\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png\",\"keywords\":[\"adoptim\",\"familja\",\"f\u00ebmij\u00eb\",\"kolumn\u00eb\",\"shtat\u00ebzania\"],\"articleSection\":[\"feministing\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/\",\"name\":\"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne - Moll\u00ebkuqja\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/03\\\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png\",\"datePublished\":\"2024-05-15T19:45:28+00:00\",\"dateModified\":\"2025-03-01T19:47:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/03\\\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2025\\\/03\\\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png\",\"width\":1440,\"height\":532},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/mk\\\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"Moll\u00ebkuqja\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/ddf4a6b5a027400b2659aeb9ec67c4c9\",\"name\":\"Arta Mero\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Arta Mero\"},\"description\":\"Arta Mero \u00ebsht\u00eb profesoresh\u00eb inordinare n\u00eb l\u00ebmin\u00eb familjare dhe trash\u00ebgimore n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore. Ajo q\u00eb nga viti 2018 deri vitin 2022 ka qen\u00eb prodekane n\u00eb Fakultetin juridik. Aktualisht \u00ebsht\u00eb koordinatore e Klinik\u00ebs Juridike \u201cEmine Zendeli\u201d dhe \u00ebsht\u00eb direkt e ky\u00e7ur n\u00eb dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs juridike falas p\u00ebr grupet e margjinalizuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb grave dhe f\u00ebmij\u00ebve viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/author\\\/arta_mero\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne - Moll\u00ebkuqja","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne - Moll\u00ebkuqja","og_description":"K\u00ebt\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb familjes, p\u00ebrmes shkrimit tim ua kushtoj grave t\u00eb cilat kan\u00eb vendosur t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb barrierat jet\u00ebsore, t\u00eb p\u00ebrballen me stigmat shoq\u00ebrore &#8211; n\u00ebnave vet\u00ebushqyese sipas zgjedhjes. Gjithashtu, Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes jo rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr Dit\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs, sepse gruaja \u00ebsht\u00eb ajo pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb familja, gruaja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/","og_site_name":"Moll\u00ebkuqja","article_published_time":"2024-05-15T19:45:28+00:00","article_modified_time":"2025-03-01T19:47:03+00:00","og_image":[{"width":1440,"height":532,"url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png","type":"image\/png"}],"author":"Arta Mero","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Arta Mero","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/"},"author":{"name":"Arta Mero","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/ddf4a6b5a027400b2659aeb9ec67c4c9"},"headline":"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne","datePublished":"2024-05-15T19:45:28+00:00","dateModified":"2025-03-01T19:47:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/"},"wordCount":1350,"publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png","keywords":["adoptim","familja","f\u00ebmij\u00eb","kolumn\u00eb","shtat\u00ebzania"],"articleSection":["feministing"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/","name":"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne - Moll\u00ebkuqja","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png","datePublished":"2024-05-15T19:45:28+00:00","dateModified":"2025-03-01T19:47:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/#primaryimage","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/cee61997984b1fa1ed6b3a5213b91927.png","width":1440,"height":532},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/mk\/dita-nderkombetare-e-familjes-nenat-e-vetme-heroinat-e-koheve-moderne\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Familjes: N\u00ebnat e vetme, heroinat e koh\u00ebve moderne"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","name":"Moll\u00ebkuqja","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization","name":"Moll\u00ebkuqja","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","width":512,"height":512,"caption":"Moll\u00ebkuqja"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/ddf4a6b5a027400b2659aeb9ec67c4c9","name":"Arta Mero","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","caption":"Arta Mero"},"description":"Arta Mero \u00ebsht\u00eb profesoresh\u00eb inordinare n\u00eb l\u00ebmin\u00eb familjare dhe trash\u00ebgimore n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore. Ajo q\u00eb nga viti 2018 deri vitin 2022 ka qen\u00eb prodekane n\u00eb Fakultetin juridik. Aktualisht \u00ebsht\u00eb koordinatore e Klinik\u00ebs Juridike \u201cEmine Zendeli\u201d dhe \u00ebsht\u00eb direkt e ky\u00e7ur n\u00eb dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs juridike falas p\u00ebr grupet e margjinalizuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb grave dhe f\u00ebmij\u00ebve viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/author\/arta_mero\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10455"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10455\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10457,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10455\/revisions\/10457"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}