{"id":10342,"date":"2023-09-28T11:39:49","date_gmt":"2023-09-28T11:39:49","guid":{"rendered":"https:\/\/mollekuqja.mk\/?p=10342"},"modified":"2025-02-27T11:40:51","modified_gmt":"2025-02-27T11:40:51","slug":"femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/","title":{"rendered":"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin\u00a0<strong>1993<\/strong>,\u00a0<strong>Barbara Creed<\/strong>, profesoresh\u00eb e studimeve kinematografike pran\u00eb Universitetit t\u00eb Melburnit, botoi librin\u00a0<em>The Monstrous-Feminine<\/em>\u00a0ku studion \u201c<em>fytyrat<\/em>\u201d ose m\u00ebnyrat e ndryshme se si paraqiten figurat e p\u00ebrbindshme t\u00eb fem\u00ebrores n\u00eb disa prej filmave m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb zhanrit horror. Edhe pse studimi i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrqendrohet kryesisht n\u00eb filma, qasja q\u00eb ajo ka ndaj k\u00ebsaj teme na mund\u00ebson edhe neve si lexues q\u00eb t\u2019i shohim k\u00ebto \u201c<em>fytyra<\/em>\u201d jo ve\u00e7 n\u00eb filma, por n\u00eb produkte t\u00eb llojllojshme kulturore, nga personazhet e librave, gjer n\u00eb produktet ndoshta m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb kulturave t\u00eb njeriut \u2013 mitet.<\/p>\n<p>Mitet duhet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme q\u00eb n\u00eb gjenez\u00ebn e shoq\u00ebrive njer\u00ebzore e shum\u00eb her\u00eb mund t\u00eb themi q\u00eb vet\u00eb mitet e kan\u00eb ndikuar zhvillimin e atyre shoq\u00ebrive. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mitet mund t\u2019i quajm\u00eb\u00a0<em>tregimet<\/em>\u00a0e para, q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb bartur nga nj\u00eb brez n\u00eb tjetrin, shpesh me synime edukative. Prandaj shpesh gjejm\u00eb mite q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb edukojn\u00eb njer\u00ebzit mbi fenomenet e natyr\u00ebs, mbi natyr\u00ebn e njeriut e shum\u00eb her\u00eb mbi fenomenet shoq\u00ebrore.\u00a0<strong>P\u00ebrmes k\u00ebtyre miteve \u00ebsht\u00eb mbajtur fija e tradit\u00ebs dhe kujtes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb grupi njer\u00ebzish,<\/strong>\u00a0por shum\u00eb her\u00eb mitet kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve, duke justifikuar ndarje t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore (si n\u00eb kastat e Indis\u00eb), politike (si n\u00eb mitet e mbret\u00ebrve hyjnor\u00eb) e madje edhe gjinore (si n\u00eb mitet e pothuajse t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs).<br \/>\nAshtu si\u00e7 p\u00ebrmend autorja n\u00eb librin e lartp\u00ebrmendur, elementet q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb film t\u00eb friksh\u00ebm lidhen drejtp\u00ebrdrejt me motivet e frikshme t\u00eb miteve t\u00eb kulturave t\u00eb bot\u00ebs, e madje shum\u00eb her\u00eb k\u00ebto filma e prodhime t\u00eb tjera kulturore, frym\u00ebzohen dhe ngrihen mbi themelet e miteve dhe legjendave t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mitologjin\u00eb e Mesopotamis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb,\u00a0<strong>p\u00ebrbind\u00ebshat e shum\u00eb miteve identifikoheshin me fem\u00ebroren, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ajo quhej Tiamat.\u00a0<\/strong>N\u00eb mitologji dallohet leht\u00ebsisht lidhja e fem\u00ebrores me natyroren, t\u00eb mistershmen dhe tok\u00ebsoren, a e nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr Tiamatin.\u00a0<strong>Tiamat ka qen\u00eb per\u00ebndesh\u00eb e deteve (edhe kjo nj\u00eb pjes\u00eb e natyr\u00ebs q\u00eb shpesh identifikohet si mistike, e panjohur dhe e frikshme n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e saj) a nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb dalluar si personifikimi i kaosit zanafill\u00ebs q\u00eb ka ekzistuar p\u00ebrpara se t\u00eb ekzistoj\u00eb bota.\u00a0<\/strong>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht Tiamat \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar edhe si\u00a0<em>n\u00ebna\u00a0<\/em>e t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshave t\u00eb mitologjis\u00eb mesopotame, duke e lidhur drejtp\u00ebrdrejt edhe me rolin e n\u00ebnave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. N\u00eb epin\u00a0<strong><em>Enuma Elish<\/em>\u00a0Tiamat<\/strong>\u00a0vritet nga nj\u00eb figur\u00eb mashkullore, i quajtur Marduk, ky nga ana tjet\u00ebr simbol i pushtetit mashkullor t\u00eb bot\u00ebs, fuqis\u00eb s\u00eb tij krijuese dhe mbrojt\u00ebse, i lidhur shpesh edhe me simbolet diellore q\u00eb n\u00eb shum\u00eb kultura interpretohen si simbole mashkullore. \u00c7far\u00eb shohim n\u00eb k\u00ebt\u00eb mit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregim i mo\u00e7\u00ebm q\u00eb tregohet n\u00eb forma e me personazhe t\u00eb ndryshme, pothuajse n\u00eb krejt traditat e m\u00ebdha kulturore: beteja e mashkullores me fem\u00ebroren p\u00ebr ta vendosur zot\u00ebrimin dhe kontrollin mbi t\u00eb. Marduku si nj\u00eb figur\u00eb mashkullore lufton me Tiamatin, p\u00ebrfaq\u00ebsim i fem\u00ebrores, natyrores, kaotikes dhe shkat\u00ebrrueses, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mbi Tok\u00eb t\u00eb vendoset rregulli dhe bota simbolike (mashkullore) n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb asaj natyrore (fem\u00ebrore).<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb q\u00eb historikisht bota \u00ebsht\u00eb drejtuar nga shoq\u00ebri patriarkale, \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb fem\u00ebrore, e huaj p\u00ebr bot\u00ebn mashkullore, t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb n\u00eb\u00a0<em>bot\u00ebn<\/em>\u00a0e\u00a0<em>t\u00eb p\u00ebrbindshmeve<\/em>. Ashtu si\u00e7 shihet n\u00eb shum\u00eb filma t\u00eb zhanrit horror,\u00a0<strong>proceset natyrore t\u00eb gjinis\u00eb fem\u00ebrore si lindja dhe menstruimi shpesh paraqiten si t\u00eb frikshme a t\u00eb p\u00ebrbindshme, ose t\u00eb ndyra (<em>abject<\/em>) si\u00e7 do t\u2019i quante Julia Kristeva.\u00a0<\/strong>Jan\u00eb k\u00ebto procese natyrore, t\u00eb lindjes e t\u00eb rinovimit, q\u00eb mund t\u00eb thuhet se n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ia ka kujtuar mashkullit parahistorik lidhjen e tij t\u00eb pashmangshme me vdekjen \u2013 vdekje e cila metaforikisht mund t\u00eb mundet ve\u00e7 me krijimin e nj\u00eb \u201cbote paralele\u201d simbolike, hierarkike e artificiale. Ky mit i mundjes s\u00eb fem\u00ebrores nga mashkullorja, kaotikes dhe shkat\u00ebrrimtares nga rregulli dhe struktura, gjendet shpesh n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, si n\u00eb mitologjin\u00eb greke e romake, ashtu madje edhe n\u00eb at\u00eb shqiptare. E gjejm\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb mitin e ku\u00e7edr\u00ebs dhe vras\u00ebsit t\u00eb saj, dragoit (ose drangoit). Ku\u00e7edra shpesh p\u00ebrfytyrohet si nj\u00eb qenie fem\u00ebrore e cila synon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb e t\u00eb vras\u00eb, gjersa n\u00eb fund vritet nga dragoi, nj\u00eb kreshnik mashkull i cili i shp\u00ebton njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebrfaq\u00ebsimi i fem\u00ebrores s\u00eb p\u00ebrbindshme n\u00eb mite nuk kufizohet ve\u00e7 n\u00eb k\u00ebto lloje shembujsh. Historikisht edhe aktivitetet seksuale t\u00eb femrave jan\u00eb d\u00ebnuar dhe sulmuar, a shum\u00eb shpesh kan\u00eb qen\u00eb edhe material p\u00ebr mitet e p\u00ebrbindshme n\u00eb mitologji. Nj\u00eb shembull i till\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0<strong>Lamia<\/strong>, vajz\u00eb e cila shnd\u00ebrrohet n\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh pasi p\u00ebrdhunohet nga Zeusi dhe d\u00ebnohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim nga Hera (n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohet sigurisht mashkulli). Lamia paraqitet si nj\u00eb fem\u00ebr t\u00ebrheq\u00ebse e cila i josh meshkujt gjersa n\u00eb fund i zapton dhe i vret. Nj\u00eb mit i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe ai i Skill\u00ebs, nj\u00eb fem\u00ebr e bukur e cila d\u00ebnohet nga shtriga Circe pasi dashurohej nga Odiseu, t\u00eb cilin e dashuronte Circe. Prap na paraqitet fakti q\u00eb sipas miteve, vrulli asnj\u00ebher\u00eb s\u2019mund t\u2019i drejtohet mashkullit, por p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb femra q\u00eb e ka fajin, pavar\u00ebsisht se sulmohet dhe p\u00ebrdhunohen \u2013 d\u00ebnimi i drejtohet femr\u00ebs (a ting\u00ebllon kjo si di\u00e7ka q\u00eb vazhdon t\u00eb ndodh\u00eb sot?). Nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00ebnyra se si Skilla paraqitet \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje interesante p\u00ebr t\u2019u diskutuar. Circe e d\u00ebnon q\u00eb nga mesi e sip\u00ebr ajo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr t\u00ebrheq\u00ebse, nd\u00ebrsa nga mesi e posht\u00eb t\u2019i dalin gjasht\u00eb koka qensh t\u00eb cil\u00ebt han\u00eb k\u00ebdo q\u00eb Skilla arrin t\u00eb kap\u00eb. Edhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb nxirret kuptimi: femra e cila \u00ebsht\u00eb aktive seksualisht \u00ebsht\u00eb si Skilla, nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh q\u00eb duhet d\u00ebnuar nga shoq\u00ebria.<\/p>\n<p><strong>Por \u00e7far\u00eb na m\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto mite (e shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb pap\u00ebrmendura) p\u00ebr bot\u00ebn e sotme?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 p\u00ebrmenda edhe m\u00eb her\u00ebt, mitet si tregimet e para t\u00eb shoq\u00ebrive njer\u00ebzore, kan\u00eb ndikuar fort n\u00eb krijimin e kulturave dhe shoq\u00ebrive, por edhe n\u00eb ruajtjen e principeve dhe mend\u00ebsive. Si t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb e pamohueshme q\u00eb k\u00ebto mite kan\u00eb pasur ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shoq\u00ebria i ka perceptuar femrat, si i ka vler\u00ebsuar dhe si i ka lejuar t\u00eb jetojn\u00eb.<br \/>\nRr\u00ebfime t\u00eb tilla vazhdojn\u00eb edhe sot,\u00a0<strong>figura legjendare dhe mitike si shtrigat, llamja e ku\u00e7edrat z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb gojore t\u00eb shqiptar\u00ebve (por jo vet\u00ebm) e si t\u00eb tilla vet\u00ebm i kan\u00eb shtuar dhe zgjeruar pik\u00ebpamjet patriarkale dhe ngulfat\u00ebse ndaj femrave.\u00a0<\/strong>Duke i kthyer n\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsha figurat mitike fem\u00ebrore, shoq\u00ebrit\u00eb patriarkale duket se shpesh kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb perceptim t\u00eb p\u00ebrbindsh\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb femrat, duke e justifikuar pozit\u00ebn e vet a n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, duke e shtypur at\u00eb t\u00eb femrave.<\/p>\n<p>K\u00ebto mite vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Pavar\u00ebsisht se shoq\u00ebrit\u00eb bashk\u00ebkohore i kan\u00eb kap\u00ebrcyer ato, sistemet mitike vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb filma, art, let\u00ebrsi e madje edhe n\u00eb diskurse mediatike e politike, ku k\u00ebto \u201cfytyra\u201d si\u00e7 i quan Barbara Creed vazhdojn\u00eb ta demonizojn\u00eb figur\u00ebn e femr\u00ebs, duke e lidhur me akte t\u00eb p\u00ebrbindshme dhe negative, duke i kthyer femrat t\u00ebrheq\u00ebse n\u00eb\u00a0<em>femme fatale<\/em>, n\u00ebnat n\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsha ose grat\u00eb ambicioze n\u00eb\u00a0<em>t\u00eb pangopura<\/em>. Kjo qasje nuk \u00ebsht\u00eb e papritur \u2013\u00a0<strong>p\u00ebr shoq\u00ebri q\u00eb me mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb jan\u00eb ushqyer me k\u00ebto rr\u00ebfime, \u00ebsht\u00eb deri diku e natyrshme q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ta vazhdojn\u00eb \u201cavazin\u201d e nj\u00ebjt\u00eb e madje t\u00eb vazhdojn\u00eb q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite figurat fem\u00ebrore t\u00eb sulmohen, d\u00ebnohen e t\u00eb akuzohen shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb sesa ato mashkullore, posa\u00e7\u00ebrisht kur lidhen me \u201cthyerje t\u00eb moralit\u201d, \u201cthyerje t\u00eb dinjitetit,\u201d \u201cparaqitjeve t\u00eb pahijshme,\u201d \u201cambicieve t\u00eb tepruara\u201d apo vuajtjes nga sulmet seksuale.<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet, si nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebsaj tradite, \u00ebsht\u00eb zhvillimi i nj\u00eb lloj tradite t\u00eb re, i nj\u00eb diskursi t\u00eb ri, i nj\u00eb\u00a0<em>rr\u00ebfimi<\/em>\u00a0t\u00eb ri, q\u00eb s\u2019do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjashtues, por p\u00ebrkundrazi, do ta p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb t\u00eb njeriun n\u00eb vetvete, pa dallime gjinore, me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb ka. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb\u00a0<strong>mitet dhe\u00a0<em>rr\u00ebfimet<\/em>\u00a0q\u00eb ia tregojm\u00eb vetes shpesh na nd\u00ebrtojn\u00eb edhe neve, por nevojitet ve\u00e7 nj\u00eb thyerje e vog\u00ebl n\u00eb k\u00ebt\u00eb hallk\u00eb q\u00eb edhe ne vet\u00ebdijsh\u00ebm ta ndryshojm\u00eb rr\u00ebfimin, ta ndryshojm\u00eb qasjen e diskursit dhe t\u00eb l\u00ebm\u00eb anash disa zinxhir\u00eb q\u00eb shpesh i kan\u00eb syrgjynosur mend\u00ebsit\u00eb e shoq\u00ebrive.\u00a0<\/strong>Rr\u00ebfimet kan\u00eb fuqi mbi njer\u00ebzit dhe shoq\u00ebrit\u00eb, por edhe ne kemi fuqi t\u00eb padiskutueshme mbi rr\u00ebfimet &#8211; \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin\u00a01993,\u00a0Barbara Creed, profesoresh\u00eb e studimeve kinematografike pran\u00eb Universitetit t\u00eb Melburnit, botoi librin\u00a0The Monstrous-Feminine\u00a0ku studion \u201cfytyrat\u201d ose m\u00ebnyrat e ndryshme se si paraqiten figurat e p\u00ebrbindshme t\u00eb fem\u00ebrores n\u00eb disa prej filmave m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb zhanrit horror. Edhe pse studimi i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrqendrohet kryesisht n\u00eb filma, qasja q\u00eb ajo ka ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":18,"featured_media":10344,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[36,45,37,64],"class_list":["post-10342","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mollekuqja","tag-barazia-gjinore","tag-burra","tag-diskriminim","tag-women"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.7 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri - Moll\u00ebkuqja<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri - Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb vitin\u00a01993,\u00a0Barbara Creed, profesoresh\u00eb e studimeve kinematografike pran\u00eb Universitetit t\u00eb Melburnit, botoi librin\u00a0The Monstrous-Feminine\u00a0ku studion \u201cfytyrat\u201d ose m\u00ebnyrat e ndryshme se si paraqiten figurat e p\u00ebrbindshme t\u00eb fem\u00ebrores n\u00eb disa prej filmave m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb zhanrit horror. Edhe pse studimi i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrqendrohet kryesisht n\u00eb filma, qasja q\u00eb ajo ka ndaj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Moll\u00ebkuqja\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-09-28T11:39:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-02-27T11:40:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"532\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Ilir Saliu\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Ilir Saliu\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Ilir Saliu\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/11806b20d3a1c9a8c33c1057326af8d2\"},\"headline\":\"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri\",\"datePublished\":\"2023-09-28T11:39:49+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-27T11:40:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/\"},\"wordCount\":1637,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/09\\\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png\",\"keywords\":[\"barazia gjinore\",\"burra\",\"diskriminim\",\"women\"],\"articleSection\":[\"moll\u00ebkuqja\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/\",\"name\":\"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri - Moll\u00ebkuqja\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/09\\\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png\",\"datePublished\":\"2023-09-28T11:39:49+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-27T11:40:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/09\\\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/09\\\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png\",\"width\":1440,\"height\":532},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#organization\",\"name\":\"Moll\u00ebkuqja\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2024\\\/10\\\/fav.png\",\"width\":512,\"height\":512,\"caption\":\"Moll\u00ebkuqja\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/11806b20d3a1c9a8c33c1057326af8d2\",\"name\":\"Ilir Saliu\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Ilir Saliu\"},\"description\":\"Ilir Saliu \u00ebsht\u00eb demonstrator n\u00eb katedr\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Let\u00ebrsis\u00eb pran\u00eb Universitetit \\\"Sh\u00ebn Cirili dhe Metodi\\\" e nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe profesor i gjuh\u00ebs shqipe dhe let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb nivelin e mes\u00ebm arsimor. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin universitet ndjek edhe studimet post-diplomike n\u00eb drejtimin: Let\u00ebrsi shqiptare dhe studime kulturologjike. Ka punuar si moderator dhe gazetar n\u00eb emisionin e m\u00ebngjesit \\\"Dit\u00eb e Re\\\" n\u00eb Televizionin \\\"Alsat\\\" dhe merr pjes\u00eb aktivisht n\u00eb organizime t\u00eb karakterit kulturor dhe shoq\u00ebror.\",\"url\":\"https:\\\/\\\/mollekuqja.mk\\\/en\\\/author\\\/ilir_saliu\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri - Moll\u00ebkuqja","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri - Moll\u00ebkuqja","og_description":"N\u00eb vitin\u00a01993,\u00a0Barbara Creed, profesoresh\u00eb e studimeve kinematografike pran\u00eb Universitetit t\u00eb Melburnit, botoi librin\u00a0The Monstrous-Feminine\u00a0ku studion \u201cfytyrat\u201d ose m\u00ebnyrat e ndryshme se si paraqiten figurat e p\u00ebrbindshme t\u00eb fem\u00ebrores n\u00eb disa prej filmave m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb zhanrit horror. Edhe pse studimi i saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrqendrohet kryesisht n\u00eb filma, qasja q\u00eb ajo ka ndaj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/","og_site_name":"Moll\u00ebkuqja","article_published_time":"2023-09-28T11:39:49+00:00","article_modified_time":"2025-02-27T11:40:51+00:00","og_image":[{"width":1440,"height":532,"url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png","type":"image\/png"}],"author":"Ilir Saliu","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Ilir Saliu","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/"},"author":{"name":"Ilir Saliu","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/11806b20d3a1c9a8c33c1057326af8d2"},"headline":"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri","datePublished":"2023-09-28T11:39:49+00:00","dateModified":"2025-02-27T11:40:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/"},"wordCount":1637,"publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png","keywords":["barazia gjinore","burra","diskriminim","women"],"articleSection":["moll\u00ebkuqja"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/","name":"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri - Moll\u00ebkuqja","isPartOf":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png","datePublished":"2023-09-28T11:39:49+00:00","dateModified":"2025-02-27T11:40:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/#primaryimage","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/830ea012b04041ed229a2efc01c49bc7-1.png","width":1440,"height":532},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/femerorja-e-perbindshme-perbindeshat-femra-ne-mitologjite-e-lashta-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-shoqeri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fem\u00ebrorja e p\u00ebrbindshme \u2013 p\u00ebrbind\u00ebshat femra n\u00eb mitologjit\u00eb e lashta dhe ndikimi i tyre n\u00eb shoq\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#website","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","name":"Moll\u00ebkuqja","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#organization","name":"Moll\u00ebkuqja","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","contentUrl":"https:\/\/mollekuqja.mk\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/fav.png","width":512,"height":512,"caption":"Moll\u00ebkuqja"},"image":{"@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/#\/schema\/person\/11806b20d3a1c9a8c33c1057326af8d2","name":"Ilir Saliu","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/?s=96&d=mm&r=g","caption":"Ilir Saliu"},"description":"Ilir Saliu \u00ebsht\u00eb demonstrator n\u00eb katedr\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Let\u00ebrsis\u00eb pran\u00eb Universitetit \"Sh\u00ebn Cirili dhe Metodi\" e nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe profesor i gjuh\u00ebs shqipe dhe let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb nivelin e mes\u00ebm arsimor. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin universitet ndjek edhe studimet post-diplomike n\u00eb drejtimin: Let\u00ebrsi shqiptare dhe studime kulturologjike. Ka punuar si moderator dhe gazetar n\u00eb emisionin e m\u00ebngjesit \"Dit\u00eb e Re\" n\u00eb Televizionin \"Alsat\" dhe merr pjes\u00eb aktivisht n\u00eb organizime t\u00eb karakterit kulturor dhe shoq\u00ebror.","url":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/author\/ilir_saliu\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10342","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/18"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10342"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10345,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10342\/revisions\/10345"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/mollekuqja.mk\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}