Danimarka synon të miratojë një projekt-ligj i cili do të mundësojë pjesëmarrjen më të madhe të grave në ushtrinë e vendit gjatë rekrutimit.
Në Danimarkë gratë munden të futen në ushtri në formë vullnetare, por nuk i nënshtrohen rekrutimit.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë se mbrojtja e vendit është një nga punët më të ndershme që mund të bëhet andaj për këtë Qeveria Daneze propozon zgjatjen e rekrutimit.
“Ne propozojmë barazi të plotë gjinore”, tha Mette Frederiksen.
Ajo ndër të tjera shtoi se “nuk kemi dyshim se rritja e barazisë gjinore do të krijojë mbrojtje më moderne dhe më të larmishme që pasqyron kohën në të cilën jetojmë”.
Në Danimarkë, gratë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për rekrutim por kjo bëhet në kushte të ndryshme nga burrat.
Në vitin 2023, shërbimin ushtarak e përfunduan rreth 4700 danezë prej të cilëve vetëm një e katërta ishin gra.
Projekt-ligji i ri pritet të miratohet më së voni në vitin 2025 dhe të hyjë në fuqi në vitin 2026.
“Të gjithë të rinjtë, pavarësisht nga gjinia, do të duhet të thirren për Ditën e Mbrojtjes dhe të plotësojnë rekrutim në kushte të barabarta”, tha ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen.
Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk e ka shërbimin ushtarak të detyrueshëm për gratë dhe burrat.
Ndërsa disa anëtare të BE-së si Finlanda, Austria, Lituania, Estonia dhe Greqia e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak për burrat. Në Greqi po diskutohet për herë të parë shërbimi në ushtri i grave në formë vullnetare.
Dy shtetet skandinave, Suedia dhe Norvegjia kanë praktika më pozitive të përfaqësimit gjinor, por procedurat e përzgjedhjes shpesh rezultojnë në më shumë burra se sa gra.
Nga ana tjetër, me përfaqësimin në fushën e mbrojtjes punët mirë nuk i ka as Maqedonia e Veriut.
Pavarësisht progresit, gratë përbëjnë vetëm 11 përqind të të gjithë stafit të ushtrisë, edhe pse në në krye të ministrisë së mbrojtjes qëndron një grua.
- LEXO: Gratë të padukshme në mbrojtje, 90% e ushtarëve janë burra, “Mollëkuqja” bisedoi me ministrinë dhe ekspertë
- LEXO: Profesioni i “të fortëve” sfidohet nga gratë, eprorja ushtarake flet për rrugëtimin e saj
- LEXO: Intervistë, ministrja Petrovska: Nuk lejoj të defokusohem nga sulmet ndaj meje, luftë ndaj të gjitha formave të pabarazisë gjinore dhe dhunës