Skandal në Tetovë: Anesteziologu V.D ka xhiruar për “Tik-Tok” pacientet në Gjinekologji

Një anesteziolog në Spitalin e Tetovës, reparti i gjinekologjisë në rrjetin-social “Tik Tok” ka xhiruar drejtpërdrejtë pacientet gra në njërën nga sallat e këtij spitali, kështu duke shkelur privatësinë e pacienteve.

Jozyrtarisht “Mollëkuqja” mëson se bëhet fjalë për anesteziologun me inicialet V.D, i punësuar tash disa vite në këtë Spitalin e Tetovës. Nga Spitali i Tetovës na konfirmuan se drejtori i spitalit, Pëllumb Vela e ka denoncuar rastin në polici dhe i dyshuari aktualisht po merret në pyetje.

Mollëkuqja është tejet e shqetësuar me pamjet e publikuara nga ana e këtij anesteziologu dhe kërkojmë që autoritetet kompetente të zbardhin këtë rast deri në fund ndërsa i dyshuari të merr dënimin e merituar.

Videoja fillimisht është publikuar nga TV21 dhe ju mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Të tjera